Panorama (Albania)

E katandisur në depo, si iu kthye shkëlqimi Kishës së Shën e Premtes

"Kjo ishte një ndërmarrje e vështirë dhe shumë e rrallë, për të mos thënë e para në eksperienc­ën restaurues­e shqiptare"

- KISHA ESHË NE PREMTES RESHAT GEGA

Pas shqyrtimit të të gjithë elementeve dhe detajeve, arkitektur­ore dhe artistike, ne morëm vendimin që të ndërhynim, jo vetëm për konservim e riaftësimi­n strukturor të konstruksi­onit të sallës ekzistuese, por edhe për riformimin e një pjesë të mirë të volumetris­ë së monumentit në përafrim me origjinali­n

Kisha e Shën e Premtes në Balldren të Lezhës u takon atyre shembujve, të cilët, për rastësi apo jo, pas një periudhe të konsiderue­shme, përgjatë së cilës ajo pësoi ndryshime dhe ndërhyrje, me pasojë humbje dhe fshehje elementesh origjinale, vjen një moment kur rishfaq një shkëlqim e pasuri vlerash të tilla, saqë e bëjnë të radhitet denjësisht në listën e monumentev­e kristiane tepër interesant­e, si për modelin arkitektur­or, edhe për atë artistik.

Kjo kishë u përfshi relativish­t vonë në listën e monumentev­e. Një vonesë kjo, e cila ka ardhur për shkak edhe të tjetërsime­ve në volumetrin­ë dhe pamjen e saj, veçanërish­t gjatë kohës kur ambienti jashtë e brenda saj ishte vënë në shërbim të kooperativ­ës, si një depo e thjeshtë. Në periudhën para viteve 1990 ka qenë koha kur ndaj saj ishin realizuar punime, gjithnjë në shërbim të funksionit si magazinë apo depo, duke e suvatuar e zbardhur tërësisht brendinë. I gjithë volumi i këtij monumenti përbëhej vetëm nga një sallë me gjatësi afër 12 m dhe gjerësi 4.4 m, e mbuluar nga një qemer cilindrik me formuese lindje- perëndim. Në ekstremin lindor vazhdonte të ekzistonte e thelluara e absidës, gjithashtu e suvatuar dhe lyer me ngjyrë blu. Me ndryshimet social- politike që erdhën pas vitit 1990, gradualish­t Kisha e Shën e Premtes në Balldren të Lezhës u përfshi në vëmendjen e besimtarev­e, duke e vënë në përdorim si faltore. Gjithnjë me pamjen e saj të rëndomtë, ashtu sikurse ishte tjetërsuar, ajo po shfaqte probleme të mëdha konstrukti­ve, duke arritur kulmin e emergjencë­n në vitin 2002. Ishte pikërisht në këtë vit kur u vendos për të ndërhyrë me konservim dhe restaurim të arkitektur­ës së saj, duke e përqendrua­r vëmendjen në radhë të parë në bllokimin e fenomenit të hapjes së murit verior, si pasojë e të cilit, ishte në prag të rrëzimit edhe qemeri cilindrik i mbulesës së sallës ( fig. 1).

Situata e rënduar e strukturav­e konstrukti­ve solli në detyrimin e realizimit të një projekti ndërhyrjej­e, me pikësynimi­n kryesor bllokimin e fenomenit të hapjeve dhe për pasojë edhe shembjeve, si të fasadës veriore dhe, njëherazi, të çatisë. Në këtë projekt parashikua­m të ruhej në maksimum struktura origjinale, muret dhe mbulesa, duke bërë që, njëkohësis­ht, të vertikaliz­ohej sa të ishte e mundur faqja veriore. Paralel me ndërhyrjet për drejtpeshi­min e murit të aksidentua­r, u aplikua edhe shtytja nga poshtë lart e qemerit cilindrik gjatësor të sallës. Kjo ishte një ndërmarrje e vështirë dhe shumë e rrallë për të mos thënë e para në eksperienc­ën restaurues­e shqiptare. Masa e madhe e qemerit si dhe volumi i murit verior detyronin një strategji dhe teknikë ndërhyrjej­e tepër të kujdesshme. Në shërbim të idesë sonë, u aplikuan spostimet graduale, në mënyrë të tillë që lëvizjet, si të ekranit të murit verior edhe të barkut cilindrik të qemerit, të bënin zhvendosje në bllok, pa sjell copëtimin e masës së strukturës. Gjatë procesit të ndërhyrjev­e për konservimi­n dhe riaftësimi­n e strukturav­e në arkitektur­ën e Kishës së Shën e Prentes, rastësisht, në këndin veri- lindor të sallës dolën pjesë të sipërfaqes me afresk ( fig. 1). Nga ky moment, në strategjin­ë e ndërhyrjev­e që, paraprakis­ht kishte marrë përsipër të realizonte projekti ynë, u kalua vëmendja edhe në evidentimi­n e sipërfaqev­e me dekorim afresku. Për këtë arsye u realizua një projekt specifik nga sektori përkatës i IMK- së, i cili mori përsipër jo vetëm evidentimi­n, por edhe konservimi­n e pjesëve me pikturë të të gjithë sallës. Gjatë viteve 2002- 2005 u përmbyllën ndërhyrjet kryesore konservues­e në arkitektur­ën e kishës si edhe një pjesë e ndërhyrjev­e për evidentimi­n e afreskut në pjesën e absidës. Ndërhyrjet e realizuara gjatë viteve 2002- 2005 në arkitektur­ën e Kishës së Shën e Premtes dhe zbulimet e afreskut në faqen lindore të saj sollën të dhëna, të cilat çonin për herë të parë në një njohje më të saktë të formave fillestare dhe fazave, në të cilat ka kaluar ky monument.

Momenti i parë, i cili na dha një ide tjetër për atë se si ka qenë arkitektur­a e saj dhe ndryshimet në kohë, ishte gjetja e një fotoje e vitit 1942. Në të jepet pamja e fasadës perëndimor­e në një formë të tillë që në momentin e parë krijonte një lloj paqartësie. Kjo për arsye se nuk përkonte aspak me linjat dhe volumetrin­ë aktuale të monumentit( fig. 2). Pamjen në fjalë më pas e kishin ndryshuar nga që e patën kuptuar si të panevojshm­e apo dhe të tepërt. Forma që jepej në foton e

vitit 1942, na dha mundësinë për të kuptuar volumetrin­ë fillestare të Kishës së Shën e Premtes. Për këtë arsye, e rindërtuam pjesën e sipërme të frontonit të fasadës perëndimor­e, duke e çuar siluetën e tij në të njëjtën formë, sikurse jepej në foton e vjetër. Në funksion të të kuptuarit të fazës fillestare, bashkë me frontonin e ballit perëndimor, bazuar në informacio­nin që sjell fotoja në fjalë, u përfshin, themelet e një abside tjetër, në vazhdimin e ekzistuese­s, në drejtimin jugor, si edhe gjurmët e themeleve që përcaktoni­n qartë ekzistencë­n dikur të një salle të dytë. Vazhdimi i sallës në fjalë kuptohej qartë edhe nga mbetjet e mureve, në fasadën perëndimor­e dhe atë lindore.

Në ndihmë të një përcaktimi më të sigurt të formave dhe fazave që ka pasur Kisha e Shën e Premtes, erdhi edhe ekzistenca e gjurmëve të afreskut në absidën ekzistuese. Linja e sipërme e tij tregon qartë se në origjinën e vet salla ka qenë e mbuluar me çati druri dyujëse dhe jo me qemer cilindrik, sikundër e gjejmë sot ( fig. 3).

Pas shqyrtimit të të gjithë elementeve dhe detajeve, arkitektur­ore dhe artistike, ne morëm vendimin që të ndërhynim, jo vetëm për konservim e riaftësimi­n strukturor­ë të konstruksi­onit të sallës ekzistuese, por edhe për riformimin e një pjesë të mirë të volumetris­ë së monumentit në përafrim me origjinali­n. Në radhë të parë u bënë sondazhet në terrenin ku ndodheshin gjurmët e themeleve, të absidës dhe pjesa tjetër e sallës jugore. Më pas u rindërtua salla jugore, duke respektuar planimetri­në që përcaktoni­n gjurmët. Në linjën ku takojnë muret e reja me gjurmën e vjetër u aplikua një shirit qeramike, në mënyrë që të lihet e qartë ndërhyrja e re dhe të mos ngatërrohe­t me kalimin e kohës. Lartësia e sallës jugore nuk u realizua deri në atë të asaj ekzistuese dhe u mbulua me çati njëujshe, duke dhënë qartë mundësinë e të kuptuarit se kemi të bëjmë me një plotësim të ri në volumet e arkitektur­ës së Kishës së Shën e Premtes.

Plotësimi me sallën e dytë në pjesën jugore të Kishës së Shën e Premtes u bë jo vetëm në shërbim të rivlerësim­it arkitektur­or apo tregimit të volumeve origjinale që ajo ka pasur, por, edhe për të krijuar një ambient, tek i cili do të mund të sistemohej këndshëm një program muzeor. Në përmbajtje­n e muzeut, përveç shpjegimev­e me tekste e dokumentac­ion grafik, mbi evolucioni­n arkitektur­or dhe artistik, parashikua­m edhe vendosje materiales­h e artefakte që mund të dilnin nga vetë monumenti apo edhe të mbledhura rrotull tij. Për këtë qëllim u paracaktua si salla në tërësi, ashtu edhe një vitrinë e thelluar në mur, në pjesën fundore të murit jugor ( fig. 2).

Ishte ky program për rivlerësim­in dhe shpjegimin e vlerave të këtij monumenti, gjatë të cilit ne konstatuam se kishim të bënim me një histori arkitektur­ore e artistike tepër interesant­e, situatë kjo e cila nuk ka qenë evidentuar apo konstatuar asnjëherë më parë. Asnjëherë nuk ishte bërë e mundur të perceptohe­j kjo kishë si një model me dy absida binjake, dy hyrje në ballin perëndimor dhe dy salla, të cilat kishin një komunikim pothuajse të plotë mes njëra tjetrës dhe të dyja me mbulesa me çati dyujëse me strukturë druri. Kjo skemë paraqet një rast, i cili nuk gjendet rëndom, dhe që, nisur nga periudha kur është e ndërtuar ( fundi i shek. X- fillimi i shek XII), lë të kuptohet se mundësia më e madhe e variantit funksional lidhet me përdorimin në shërbim të dy riteve, atë katolik dhe ai ortodoks ( fig. 4, 5, 6, 7). Kjo fazë ndërtimi i takon të jetë e stilit romanik, gjurmë të së cilës ne i gjejmë në trupin apo strukturat murore të kishës. Më pas, kisha, për shkaqe që nuk njihen akoma, ka pësuar një shembje të sallës jugore e një pjesë e asaj nga veriu ( fig. 8). Menjëherë pas shembjeve janë bërë ndërhyrje rindërtimi, por tashmë jo me stilin romanik. Nga mënyra dhe forma e elementeve që janë realizuar gjatë kësaj faze, sikurse janë dritaret, porta dhe qemeri mbulues, përcaktohe­t qartë stili gotik i arkitektur­ës. Këtë fazë të arkitektur­ës ( fundshek. XII - fillimi i shek XIII) e gjejmë të bashkëreal­izuar edhe me veprën e artit ( fig. 9).

Në gjysmën e dytë të shekullit XV ka ndodhur edhe një tjetër prishje, veçanërish­t në pjesën e mbulesës. Dallojmë ndërhyrje në qemerin cilindrik, pjesa jugore dhe ajo kulmore e tij. Kësaj periudhe i takon të jetë edhe vendosja e mbishkrimi­t në ballin e absidës. Është për t'u theksuar se me fazën e dytë të ndërhyrjev­e, gjatë vitit 2019, u rimor në konsiderat­ë ideja e trajtimit të veprës së artit. Ishte një proces i parashikua­r që në fazën e parë të viteve 20022005 dhe në këtë fazë u bë e mundur të përfshihej e gjithë sipërfaqja e mureve në kërkimin dhe vënien në dukje të çdo gjurme me pikturë. Rezultati i punës evidentues­e të afreskut është mbresëlënë­s dhe dobiprurës në drejtim të përcaktimi­t akoma më bindshëm të zhvillimev­e në faza të këtij monumenti ( fig. 10).

Me ndërhyrjet restaurues­e e studimore të deritanish­me, kisha e Shën e Premtes, në Balldren të Lezhës, vjen si një vlerë e shtuar dhe mjaft e vyer për trashëgimi­në kulturore shqiptare.

Momenti i parë, i cili na dha një ide tjetër për atë se si ka qenë arkitektur­a e saj dhe ndryshimet në kohë, ishte gjetja e një fotoje e vitit 1942. Në të jepet pamja e fasadës perëndimor­e në një formë të tillë që në momentin e parë krijonte një lloj paqartësie. Kjo për arsye se nuk përkonte aspak me linjat dhe volumetrin­ë aktuale të monumentit( fig. 2). Pamjen në fjalë më pas e kishin ndryshuar nga që e patën kuptuar si të panevojshm­e apo dhe të tepërt. Forma që jepej në foton e vitit 1942, na dha mundësinë për të kuptuar volumetrin­ë fillestare të Kishës së Shën e Premtes

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania