Panorama (Albania)

Bombat atomike s’janë asgjë krahasuar me bombat biologjike

- ALEKSANDËR BIBERAJ

Këto ditë të fillim gush tit, përkatësis­ht...

me 6 dhe me 9 gusht, Japonia përkujtoi përvjetori­n e 75- të të hedhjes nga amerikanët të bombave atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki, bomba të cilat ishin hakmarrje amerikane ndaj masakrës japoneze të Pirl Harborit, por edhe goditje fatale me qëllim që japonezët t’i jepnin fund Luftës së Dytë Botërore.

Dhe ashtu ndodhi realisht, pasi Japonia direkt pas bombardime­ve “atomike” do të nënshkruan­te me 2 shtator 1945 aktin e kapitullim­it, gjë që do të shënonte edhe fundin e luftës në Paqësor dhe të Luftës së Dytë Botërore. Dëmet nga bombat atomike ishin të jashtëzako­nshme, vlerësohet se rreth 210.000 japonezë humbën jetën direkt nga bombardime­t, por dhe nga pasojat e rrezatimit që vazhdoi për dekada me radhë, ndërkohë që edhe dëmet ekonomike ishin të konsiderue­shme. Gjithsesi, edhe pas kësaj goditjeje atomike jeta vazhdoi dhe Japonia sot është një superfuqi botërore, një lider global në zhvillimin industrial dhe teknologji­k, duke u renditur si fuqia e dytë botërore ekonomike pas SHBA- së. Amerikanët ishin ata që hodhën bombat dhe po amerikanët ishin ata që e rimëkëmbën Japoninë, duke e ndihmuar që të jetë kjo që është sot. Po në gusht, por pas 74 vitesh nga Hiroshima dhe Nagasaki, pra në gushtin e vitit 2019, në një vend tjetër aziatik që po synon lidership botëror në ekonomi, pra në Kinë, “doli nga laboratori” i WUHANit ( një ndër laboratorë­t më modern në botë për mikrobiolo­gji) një “virus laboratori­k” që po nënshtron planetin, pa përdorur asnjë lloj bombe, pasi është “thjesht një virus i padukshëm”, por që si fantazmë po merr çdo ditë jetë njerëzish. Sipas ekspertëve të fushës, tashmë është e vërtetuar hipoteza që virusi “doli” vjet në gusht, “shëtiti” lirshëm deri nga viti i ri kinez dhe pastaj “u mor vesh”, ndërkohë që ai ishte përhapur në të gjithë planetin tonë. Edhe sot e kësaj dite, Kina nuk ka ofruar as mundësi hetimi dhe as nuk ka bashkëpunu­ar për të dhënë informacio­ne dhe statistika për kohën, vendin, shfaqjen, përhapjen dhe pasojat e virusit, duke e bërë shumë të mjegullt një periudhë prej më shumë se gjashtëmuj­ore, pra nga gushti 2019 deri për vitin e ri kinez. Nuk jam as ithtar dhe as predikues i teorive konspirati­ve, por sipas ekspertëve është mëse e qartë se virusi është prodhuar në laborator, duke u programuar si virus që u përshtatet “si me kompjuter” të gjitha llojeve të kombinimev­e të mundshme të mutacionev­e biologjike, varësisht nga vendi, koha, klima, temperatur­a e kështu me radhë, përfshirë edhe bashkëjete­sën me virozat/ viruset e tjera stinore. Virusi që u quajt fillimisht “Corona 2019” dhe më vonë “Covid 19”, mesa duket e gjeti të papërgatit­ur dhe nxori zbuluar komplet shkencën e mjekësisë, kërkimin shkencor në mjekësi/ mikrobiolo­gji dhe farmaceuti­kë, kompanitë farmaceuti­ke, OBSHnë, shërbimet sekrete përfshirë edhe spiunazhin teknologji­k/ kibernetik/ biologjik e kështu me radhë, qeveritë dhe institucio­net e sigurisë, që ishin dhe janë gati për “luftëra me bomba atomike apo me hidrogjen”, apo për “luftë tjetër yjesh”, por ishin komplet në gjumë nga një sulm i tillë biologjik/ bakteriolo­gjik. Institucio­net respektive që paguhen nga taksat tona e kanë lënë njerëzimin realisht komplet të pambrojtur, vetëm në mëshirën e “larjes së shpeshtë të duarve dhe fytyrës me sapun”, “karantinim­it”, “distancimi­t social” e kështu me radhë, si të ishim në epokën e gurit dhe jo të inteligjen­cës artificial­e. Fatkeqësis­ht, edhe këto metoda primitive rezultuan me zero rezultat, pasi virusi po përhapet “për qejf të vet”, kudo dhe pa asnjë lloj pengese, ndërkohë që akoma edhe pas një viti nuk ka një studim serioz dhe të besueshëm për këtë virus, pasi çfarë thotë një ekspert në Paris e rrëzon brenda ditës një ekspert i Londrës dhe çfarë thotë një ekspert i New Yorkut, e rrëzon brenda natës një ekspert i Tokios. Çudia është se nga WUHANi virusi “erdhi direkt pako postare” në Lombardi, ku jetojnë edhe pjesa më e pasur e planetit, por me moshë mesatare të lartë, që kanë superpaga, superpensi­one, super të ardhura nga dividendët, supersigur­acione, si dhe superpasur­i me testamente hipotetiki­sht të pafundme në rast se humbasin jetën. OBSH që paguhet nga taksat e qytetarëve të vendeve anëtare, që nga fillimi që shpalli edhe pandeminë, sillet sipas ekspertëve të fushës si të jetë “qeni i Pavllovit”, pasi çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në drekë dhe çfarë thotë në drekë nuk e thotë në darkë, duke u bërë komplet e pabesueshm­e dhe joshkencor­e në ato që thotë, në mos shërbëtore komerciale dhe aleate e Kinës. Vende të ndryshme e menaxhojnë apo keqmenaxho­jnë në mënyra të ndryshme pandeminë, duke e shfrytëzua­r në mjaft raste për pushtet absolute të lidershipi­t politik, për korrupsion galopant, për biznese dhe trafiqe të pista, siç është edhe rasti i Shqipërisë. Fatkeqësis­ht, edhe media botërore është bërë si agjenci funeralesh, pasi 24 orë në 24 orë jep vetëm njoftime për vdekjet nga Covid19, duke filluar që nga Poli i Veriut, duke i marrë që të dyja hemisferat shtet për shtet me radhë dhe duke përfunduar në Polin e Jugut, duke iu mësuar me këtë rast edhe shumë njerëzve hartën e botës dhe vende që nuk figurojnë as në këtë hartë. Media botërore, fatkeqësis­ht, me dashje apo pa dashje, po ushtron një terror dhe dhunë psikologji­ke, duke dhënë pamje dhe bërë komente “horror”, duke i shëtitur dhe shitur pamjet e “Lombardisë’ si të “New Yorkut” apo të “Rio De Janero” e kështu me radhë, duke i shërbyer me sa duket atyre që e iniciuan, lançuan dhe po e vazhdojnë këtë lufte biologjike me pasoja katastrofi­ke në ekonomi, pasoja social- psikologji­ke, pasoja në stilin e jetesës e kështu me radhë, duke e shndërruar plantin tonë në vendin më të pasigurt për të jetuar në galaktikën tonë. Ky me sa duket qenka edhe “rendi i ri botëror”, pa bomba atomike apo me hidrogjen dhe pa armatime, ku tërmetet dhe vullkanet duken karamele krahasuar me “luftën biologjike”, ku me një “virus Covid- 19” mund të vrasësh qindra, mijëra apo miliona njerëz, mund të shkatërros­h ekonominë si me magji me pasoja trilionë e trilionë Euro apo USD humbje, mund të humbasin vendet e punës miliona e miliona njerëz dhe për pasojë mundësitë e arsimimit, strehimit, kujdesit shëndetëso­r e kështu me radhë, ndërkohë që ata që e iniciuan po shtojnë eksponenci­alisht pasuritë e tyre, por edhe ata nuk do kenë garanci, pasi një ditë do të bien vetë brenda, pasi viruset e programuar­a me kompjuter “bëhen të pakontroll­ueshme” dhe nuk e njohin më as të zotin. E vetmja zgjidhje me sa duket, në kushtet kur shkenca e mjekësisë ka kapitullua­r, është rasti suedez, që pati edhe kosto minimale, lënia në rrjedhën e lirë të gjërave, model që të paktën nuk u krijon iluzione njerëzve se mjekësia i mbron, secili le të mbrohet për vete sipas parimit: “Secili për vete dhe ZOTI për të gjithë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania