Panorama (Albania)

Schutz: S’besojmë se shkëmbimet territoria­le sjellin zgjidhje të qëndrueshm­e

Diplomatja­gjermaneap­elonpërmar­rëveshjeme­sKosovëseS­erbisë

- Hoti e Vuçiç

Në intervistë­n e saj për BIRN- in, diplomatja me përvojë, e cila ka shërbyer edhe në Shqipëri para se të bëhej drejtoresh­ë e Ballkanit Perëndimor në Berlin, tha se Gjermania shpreson të rifillojë dialogu i ngecur midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se Gjermania nuk beson në ndonjë zgjidhje afatgjatë që mund të vijë nga shkëmbimet territoria­le, por shtoi se një marrëveshj­e mes të dyja vendeve do të ndihmonte të gjithë rajonin për t’u zhvilluar më shpejt. “Falë përpjekjev­e të ndërmjetës­imit nga Përfaqësue­si Special i BE- së, Miroslav Lajçak, dhe mbështetje­s së Gjermanisë dhe Francës, dialogu i udhëhequr nga BE- ja midis Beogradit dhe Prishtinës rifilloi më në fund më 12 korrik, pas ndërprerje­s së tij 20 muaj më parë. Ne shohim një nevojë urgjente për progres në dialog, pasi situata e pazgjidhur po mban peng të dyja vendet dhe duke penguar bashkëpuni­min rajonal, aq shumë të nevojshëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse që lejon realizimin e perspektiv­ës së BE- së është në interes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të rajonit në tërësi. Kjo marrëveshj­e gjithashtu duhet të sjellë një stabilitet më të madh në rajon. Siç dihet, ne nuk besojmë se kufijtë e rinj ose shkëmbimet territoria­le do të kontribuoj­në në një zgjidhje të qëndrueshm­e”, shpjegoi Schutz, duke iu referuar kundërshti­mit të Gjermanisë ndaj shkëmbimev­e territoria­le si një zgjidhje përfundimt­are. Pajtimi mbetet një detyrë e rëndësishm­e për rajonin dhe një gur themeli për zhvillim pozitiv dhe progresin në rrugën drejt BE- së, tha mes të tjerash Schutz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania