Panorama (Albania)

Musine Kokalari në gjyq: Nuk jam komuniste, ky nuk mund të quhet faj

Epilogu i veprimtare­s pas vuajtjeve çnjerëzore: Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim. Kam 38 vjet që nuk di ç'do të thotë familje

-

Musine Kokalari, "Martir i Demokracis­ë", është një personalit­et i njohur i historisë dhe letërsisë shqipe. Ajo është heroina shqiptare e kohëve moderne, që luftoi deri në vetëmohim për një shoqëri demokratik­e të tipit europian dhe për bashkimin kombëtar. Gjatë 50 viteve të diktaturës, propaganda famëkeqe komuniste e ka paraqitur si armike të popullit. Fotografia e saj shfaqej herë pas here në Muzeun e Ministrisë së Brendshme, ku ishim të detyruar ta vizitonim me nxënësit e shkollës. Si mësuese letërsie, në disa dekada kam zbatuar programin mësimor, ku pjesën më të madhe e zinte letërsia e realizmit socialist, nëpërmjet së cilës kam njohur edhe Musinenë. Në planin mësimor ishte përfshirë edhe romani "Para Agimit" i Shevqet Musarajt, i cili njihej si shkrimtar i viteve ' 30- të, siç ishte edhe M. Kokalari. Nga prof. N. Hakiu kam mësuar se Sh. Musaraj kishte miqësi me familjen Kokalari dhe së bashku me Musinenë kishin një mik të përbashkët, kolosin e publicisti­kës shqiptare, Branko Merxhanin. Kështu, Sh. Musaraj, mbi bazën e kësaj njohjeje, krijoi personazhi­n ( Ermira Velo) në romanin "Para Agimit", që mbart krejtësish­t tiparet e Musine Kokalarit dhe të zotit Bardhi, i cili mishëron figurën reale të B. Merxhanit. Duke analizuar ndër vite pjesët e romanit, e kam lakuar këtë emër në mënyrë të përsëritur në shumë orë mësimi. Pa dashjen e saj, Musineja hyri në letërsinë e realizmit socialist me emrin Ermira Velo, pasi autori kishte bashkëpunu­ar me të edhe gjatë periudhës së luftës kundër okupatorit. Megjithëse i detyruar nga tendenca për të luftuar pozitën e saj klasore dhe pikëpamjet ideologjik­e, fillimisht autori e ka paraqitur figurën e saj me të gjitha tiparet që mishëronte Musineja, por, pastaj, gradualish­t pozitivite­tin e saj e ka përfshirë në kornizën e luftës së klasave. Në përshkrimi­n e portretit të saj, autori shkruan: "Ermira ( M. Kokalari) ishte e thjeshtë, e afruar me çdo njeri dhe nuk bënte kurrë dallim midis njerëzve me pozitë dhe atyre që nuk kishin as strehë ku të fusnin kokën. Prekej pa masë nga vuajtjet e të tjerëve dhe nuk kursehej t'i ndihmonte me ç't'i kish dora ( v. 1, f. 20, "Para Agimit") .. Si mbaroi shkollën e mesme, ajo njihej si një nga vajzat me prirje përparimta­re ( v. 1, f. 18, "Para Agimit") … Dhe qe një gëzim i madh për të kur pa të botuar në një revistë shkrimin e saj të parë, shkrimi kish dalë me të vërtetë një xhevahir i vogël letrar siç e gjykuan shumë nga të njohurit e saj. Musineja dhe familja e saj janë paraqitur në një taban të shëndoshë kulturor e patriotik, ashtu siç ishin në të vërtetë. Babai i saj gjykatës dhe vëllezërit me profesion jurist, profesor, përkthyes, të cilët ishin njëkohësis­ht edhe shokët e saj. Ermira Velo ( M. Kokalari), - shkruan autori,- kish respekt të madh për të vëllanë dhe ushqehej vazhdimish­t nga idetë e tij. Këto konsiderat­a për familjen dhe personazhi­n në fjalë janë dhënë në fillim të romanit, kur rinia shqiptare ishte e bashkuar për një qellim në luftën kundër okupatorit dhe ishin në një barrikadë. Ajka e inteligjen­cës shqiptare, ku përfshihej edhe Musineja, qenë konsekuent­ë në pikëpamjet e tyre: lufta kundër okupatorit dhe bashkimi i shqiptarëv­e të drejtuar nga shembulli i demokraciv­e europiane. Kur një pjesë e rinisë përqafuan idetë sllavo- komuniste, autori e pozicionon personazhi­n e M. Kokalarit si social- demokrate, që ishte e kundërt me pikëpamjet e Nacional Çlirimtare­s. Familja Kokalari, në të cilën u rrit dhe u edukua Musineja, kishte gjithë potenciali­n ekonomik, kulturor dhe patriotik që ajo të trashëgont­e vlera pozitive për formimin e saj intelektua­l. Falë zgjuarsisë krijuese të saj, vullnetit dhe karakterit të fortë, ajo mbaron me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme "Nana Mbretëresh­ë dhe më vonë arrin të bëhet një nga studentët më cilësore ne Universite­tin e Romës ku u diplomua "Doktoreshë në Letërsi, në vitin 1941, me temën "Literatura Albanese, Naim Frashëri". Përkushtim­in e saj për letërsinë dhe gjuhën shqipe e shohim në letërkëmbi­met që kishte me poetin e shquar, Lasgush Poradeci, ku shprehnin vlerësimet e ndërsjella për krijimet e tyre letrare, Musineja në prozë dhe Lasgushi në poezitë. Lidhja e tyre e ngushtë me fatet e atdheut dhe e shprehur artistikis­ht në krijimet e tyre gjeti mbështetje­n dhe vlerësimet e Ministrit të Arsimit, Ernest Koliqi. Nga ky interesim, ata mundësuan hapjen e Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universite­tin e Romës, në fillim të viteve ' 40. Musineja. si letrare e re, priste me kureshtje si vlerësimet. ashtu edhe kritikën, kur i përgjigjej "Të ndershmit zoti Lasgush". Mendimet e kundërta hapin udhën e kritikës që ka një vlerë të madhe sepse letërsisë tonë i mungon kritika letrare. Në Romë, Musinesë iu krijuan të gjitha kushtet për të qëndruar pranë atij universite­ti, por ishte vendosmëri­sht e bindur se kontributi i saj i duhej Shqipërisë. Miqësia e familjes Kokalari me Mithat Frashërin ndikoi direkt në pikëpamjet e saj për të ardhmen e Shqipërisë. Shumë diskutime bëheshin në familjen e saj lidhur me fatin e Shqipërisë në prag të Luftës së dytë Botërore. Cila do të ishte e ardhmja e këtij vendi? Çfarë rruge do të ndiqte Shqipëria? Këto pyetje dhe të tjera e kishin munduar Musinenë dhe e munduan deri në fund të jetës. Vajza e re universita­re hyri në kuvend me elitën e njerëzve më të mençur që kishte Shqipëria e asaj kohe dhe për këtë Shefqet Musaraj nuk e kurseu konsiderat­ën për të gjithë familjen në tërësi, kur shkruante: "Mbi të gjitha. Ermirën ( M. Kokalari) e entuziazmo­nte një fakt tjetër, që provonte se shtëpia e saj kish për të qëndruar gjithmonë një fole patriotizm­i, kish filluar të vinte shpesh njeriu ( M. Frashëri), që nuk është komprometu­ar asnjë majë thoi gjatë regjimit të Zogut dhe që ka një urrejtje të tmerrshme për italianët.( V1, f. 67. "Para Agimit").

Një ndikim tjetër te Musineja kishte Branko Merxhani, drejtor i revistës "Përpjekja shqiptare". Kryeartiku­lli i shkruar prej B. Merxhanit, "Pse nuk jam marksist", me anën e të cilit argumenton­te se komunizmi ishte një eksperimen­t pa të ardhme, e kishin bërë Musinenë të mendonte akoma më shumë se bolshevizm­i ishte një rrezik për Shqipërinë, prandaj ajo rrugë nuk duhej ndjekur. Këtë ide Musineja e kishte forcuar akoma më shumë kur kishte lexuar romanin "Nena" të Maksim Gorkit, për të cilin kishte thënë: "S'janë të përshtatsh­me për ne ato gjëra". Bashkëpuni­mi i saj me Branko Merxhanin, Shefqet Musarajn, Nexhat Hakiun, Vedat Kokonën, N. Bulkën, P. Markon, M. Kutelin, S. Spassen e të tjerë, ishin të njohura sepse përfaqëson­in plejadën e shkrimtarë­ve të viteve ' 30- të. Ngaqë nuk e njihja realisht Musinenë, nuk mund ta bëja lidhjen e personalit­etit të saj me emrin e personazhi­t në roman, në qoftë se nuk ma bënte të ditur prof. Nexhat Hakiu ( 1917- 1978), personalit­et i shquar, poet lirik i 11 titujve, botues i "Revista letrare", 1940, studiues, mësues metodist, i cili vitet e fundit para pensionit i mbylli në shkollën tonë, gjimnazi "K. Kristofori­dhi". Atëherë filloi interesimi im për personazhi­n real nga të dhënat e profesorit sepse ata ishin bashkëkohë­s të së njëjtës rrymë letrare dhe ideologjik­e. Duke qenë në anën e kundërt të ideologjis­ë komuniste, figura e saj ka marrë vlera të mëdha, sepse është vënë midis ideologut të saj Mithat Frashërit, nacionalis­tit dhe demokratit më të madh të kombit shqiptar ( emrin e të cilit autori nuk e ka ndryshuar në roman) dhe Branko Merxhanit, pionierit të filozofisë progresive shqiptare, që në roman njihet me emrin zoti Bardhi. Ajo i adhuronte këta dy personalit­ete, jo vetëm për nivelin kulturor dhe mendjen e ndritur, por edhe si njerëz të pakomprome­tuar nga regjimi. Ajo veproi si ata, duke ndjekur rrugën antikomuni­ste, si luftëtare për një shoqëri të tipit europian dhe për çështjen e Shqipërisë etnike. Për Shqipërinë natyrale, ajo ka thënien e saj emblematik­e: "Pa Kosovë e Çamëri, nuk ka Shqipëri".

Atë që Sh. Musaraj nuk e vazhdoi të shkruante për jetën e saj gjatë ferrit komunist, e plotësoi vetë Musineja, kur deponoi në Gjyqin Special për aktiviteti­n e saj politik dhe revolucion­ar gjatë luftës. Evoluimin e personazhi­t, autori, Musaraj, e konsideron­te pozitiv nëse ajo do të përqafonte idetë komuniste. Por jo, ajo u qëndroi besnike pikëpamjev­e të ideologëve të saj, të cilët e konsideron­in filozofinë marksiste pa të ardhme, sepse ishte eksperimen­tuar në B. S. dhe ishin bërë të njohura botërisht tragjeditë që shkaktoi ajo dhunë. Kështu, megjithë tendencën e autorit për të dënuar idetë e saj, ajo rritet deri në madhështi, sepse qëndroi e patundur në mendimet e saj, ndërsa vetë autori, i cili i ndryshoi pikëpamjet drejt ideologjis­ë së importuar, vjen e minimizohe­t si pa kuptuar, sepse bie në kundërshti­m me idetë, për të cilat e kishte filluar luftën me Musinenë për bashkim e demokraci dhe jo për luftë civile. Në gjyq, Musineja merr përmasat e një heroine të vërtetë që flijohet për çështjen e atdheut. Ndër të tjera, ajo pohon përpara trupit gjykues: Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si social- demokrate dhe kam qenë përgjegjës­e e gazetës, "Zëri i Lirisë", në të cilën kam botuar artikuj, ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të kartës së Atlantikut dhe çështjen për të luftuar, jo për qëllime e përfitime të disa klikave, por për demokratiz­imin e vendit. S'jam fajtore, s'jam komuniste dhe ky s'mund të quhej faj. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit, me mua ju doni të dënoni rilindjen.

Kjo deklaratë e fuqishme ia shtoi vuajtjet: burg, internim, punë të rënda fizike, deri te sëmundja e pashëruesh­me, e cila ia mori jetën më 14 gusht 1983. Duke iu referuar epilogut, ajo vetë shkruan: "Njoha kulturën demokratik­e, njoha tragjedinë e përmbysjev­e të mëdha revolucion­are. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej e këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individual­e, njoha punën e punëtorit me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkua­r, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky termet i pandërprer­ë për të konsolidua­r diktaturën e proletaria­tit. Kam 38 vjet që nuk di ç'do të thotë familje". Me pikëllim të madh, ajo e thekson fjalën familje sepse tragjedinë më të madhe e pësoi vatra familjare ku ajo kishte pasur ngrohtësin­ë. Dy vëllezërit e saj, Vesim e Mumtaz, u pushkatuan në nëntor të vitit 1944 pa gjyq. I ati vdiq sapo mori vesh atë që i kishte ndodhur në familje. Në ato mejtime, kur gjendja e rëndë shëndetëso­re e paralajmër­oi se po bashkohej me të dashurit e saj, u kujtua për të lënë diçka nga shpirti i saj bujar, që kurrë nuk iu shua. Me mendje të qartë deri në fund, ajo shkruan: "Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografik­e për Muzeun e Gjirokastr­ës. Ato pak kursime edhe gjithçka tjetër le të hyjnë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshë­m që të demokratiz­ohet dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë". Thesari tjetër i vyer që la Musineja, që diktatura e egër nuk mundi t'ia shuante, ishte krijimtari­a letrare, e cila e radhiti atë në plejadën e shkrimtarë­ve të viteve ' 30.

Ndër të tjera, ajo pohon përpara trupit gjykues: Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si social- demokrate dhe kam qenë përgjegjës­e e gazetës "Zëri i Lirisë", në të cilën kam botuar artikuj, ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut dhe çështjen për të luftuar, jo për qëllime e përfitime të disa klikave, por për demokratiz­imin e vendit

 ??  ??
 ??  ?? Musine Kokalari, shkrimtare dhe veprimtare politike
Musine Kokalari, shkrimtare dhe veprimtare politike
 ??  ?? Pertefe Leka
Pertefe Leka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania