Panorama (Albania)

Shullazi, letër Metës, Ramës dhe Ruçit: Padrejtësi­a u bë shumë e madhe

Avokati: Ka respektuar me përpikmëri rregullore­n, një ditë të bukur me diell, si rrufe në qiell të pastër, u bë “armiku publik”

- Presidenti Meta Kryeminist­ri Rama Emiljano Shullazi

Izolimin si pasojë e regjimit “41- bis”, Emiljano Shullazi nuk e ka pritur fare mirë, duke pretenduar së fundmi se ndaj tij po bëhet padrejtësi.

Vladimir Meçi, avokati që mbron interesat e Emiljano Shullazit, ka bërë lëvizjen e radhës në mënyrë që të shpëtojë klientin e tij nga ky izolim. Përveç kundërshti­mit të këtij izolimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Meçi i ka dërguar së fundmi një letër Kryeminist­rit Edi Rama, Presidenti­t Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Nëpërmjet kësaj letre, ai thotë sërish se vendimi për ta dërguar në burgun e sigurisë së lartë klientin e tij, është i padrejtë. “Padrejtësi­a që është bërë, është shumë e madhe. Ligji 108/ 2018 paraqet një sërë problemesh”, shkruan avokati. Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, ka ankimuar edhe më herët vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme të regjimit “41- bis”. Sipas kërkesës, e cila është depozituar në Gjykatën e Posaçme, avokati Meçi ka listuar arsyet se përse nuk është dakord me vendimin e marrë nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit ka një sërë shkeljesh. Ai argumenton se Shullazi nuk ka statusin e të dënuarit e për pasojë nuk mund të izolohet në burgjet e sigurisë së lartë. Ndalur në një paragraf të këtij dokumenti, avokati citon Ministrinë e Drejtësisë, ku thotë se “Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatë­n kriminale ku ai bën pjesë”. Një gjë e tillë, sipas Meçit, është e paplotësua­r, pasi ata që Ministria i quan organizatë kriminale, janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit. “Ajo që thuhet në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin, se subjekti mban komunikime me organizatë­n kriminale ku bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgos­urit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup, me të cilin bashkëpuno­jnë, është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikime­ve”.

LETRA, DREJTUAR KRERËVE TË SHTETIT

“Edhe pse të nevojshme si kortezi, besoj se prezantime­t e gjata janë të tepërta. Ju drejtohem me këtë letër, duke marrë shkas nga disa shqetësime serioze që më ka ngjallur ligji 108/ 2018, ‘ Për një shtesë në Ligjin Nr. 8328, datë 16.04.1998’, ‘ Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgos­urve’ ( i ashtuquajt­ur regjimi 41- bis) dhe mënyra e aplikimit të tij për herë të parë ndaj të mbrojturit dhe përfaqësua­rit prej meje, Emiljano Shullazi.

Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë për Emiljano Shullazin, se ‘ subjekti mban komunikime/ kontakte me organizatë­n kriminale ku bën pjesë dhe me organizata të tjera, si dhe me të paraburgos­urit e tjerë, të cilët i përkasin së njëjtës organizatë dhe organizata­ve të tjera me të cilat bashkëjeto­jnë’, është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikime­ve.

Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgos­ur në IEVP 313, ‘ Jordan Misja’, bashkë me të lanë qenë në të njëjtin institucio­n edhe nipi i tij Endrit

Zela, shoku i tij i fëmijërisë, Gilmando Dani, dhe kushëriri i tij, Blerim Shullazi, të gjithë këta, sipas Gjykatës së Shkallës së Parë, ‘ pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal’. Nëse ministri e ka fjalën për këta persona, të cilët ‘ janë pjesë e së njëjtës organizatë’, kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhëni­e njerëzore, daja do ta takojë dhe do flasë me nipin e tij, do kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet as kriminale dhe e kundërligj­shme.

Nëse ministri e ka fjalën për ‘ Organizata të tjera kriminale’, duhet të arsyetojë dhe të shprehet qartë se për cilat organizata e ka fjalën, a ka të tilla të proceduara penalisht apo edhe të dënuara me vendim të formës së prerë? Së fundmi, duhet të na thotë se a kanë pasur këto komunikime dhe kontakte qëllim kryerjen e veprave kriminale terroriste?

Sqarojmë se Emiljano Shullazi ka në paraburgim plot 4 vjet e 3 muaj, në dy vjet e gjysmë ka qenë i punësuar në Bibliotekë­n e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinor­e për shkelje të rregullore­s ndaj tij. Si ta shpjegojmë që ky individ ka respektuar me përpikmëri rregullore­n nga njëra anë

Nëse ministri e ka fjalën për ‘ Organizata të tjera kriminale’, duhet të arsyetojë dhe të shprehet qartë se për cilat organizata e ka fjalën, a ka të tilla të proceduara penalisht apo edhe të dënuara me vendim të formës së prerë? Së fundmi, duhet të na thotë se a kanë pasur këto komunikime dhe kontakte qëllim kryerjen e veprave kriminale terroriste?

dhe një ditë të bukur me diell, si rrufe në qiell të pastër, u bë ‘ Armiku Publik’, që duhej patjetër të izolohej në regjimin e posaçëm 41- bis?!

Po SPAK- u që bën propozimin dhe ka dijeni për organizata të tjera kriminale, si nuk ka filluar asnjë procedim ndaj tyre, pasi mjafton vetëm krijimi dhe ekzistenca e tyre që ato të procedohen penalisht.

Të nderuar, nuk është asnjëherë e vonuar apo e tepërt të pranohet që ekzistojnë mangësi në një proces të hetimit dhe zbatimit të ligjit, apo që nuk janë marrë në konsiderat­ë aktet dhe marrëveshj­et/ konventat ndërkombët­are, në të cilat Shqipëria është palë me detyrimin për t’i zbatuar dhe që, sipas Kushtetutë­s, prevalojnë mbi të drejtën e brendshme”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania