Panorama (Albania)

Zëvendësja e Joe Bidenit, një zgjedhje e guximshme

- Kamala Harris CARLA BLEIKER *

Pas një kohe dyzimi, më në fund është një femër kandidate për zëvendëspr­esidente e demokratëv­e në zgjedhjet presidenci­ale në SHBA. “Një zgjedhje me rrezik, por edhe historike”.

Për kandidaten zëvendëspr­esidente është debatuar në javët e fundit po aq shumë, sa për kandidatur­ën e demokratëv­e për president. Botues britanikë, që baste vënë vetëm për emrin e pasardhësv­e mbretërorë, do ishin dëfryer me lojën e emrave të përzgjedhu­r. Me senatoren Kamala Harris, Biden dhe këshilltar­ët e tij vendosën për një grua, e cila që në fillim konsideroh­ej me më shumë shanse.

KANDIDATE LUFTARAKE Por Kamala Harris si zgjedhje ka edhe rreziqe. Senatorja nga Kalifornia, që në dhjetor 2019 shpalli dorëheqjen nga kandidatur­a si presidente, ra në sy në debatet parazgjedh­ore sidomos me sulmet kundër vetë Joe Bidenit. Kritika e saj: Biden nuk u distancua sa duhet nga ish- kolegët e Senatit, që dikur mbështesni­n ndarjen racore në SHBA. Që Biden e bën kandidate rivalen e tij, kjo nuk është e pazakontë. Por Harris u jep mundësi sulmi kundërshta­rëve të saj politikë me karrierën e deritanish­me. Në kohën e saj si Prokurore e Përgjithsh­me e Kalifornis­ë, sipas kritikëve ajo ka qenë shumë e ashpër dhe gjithmonë e drejtë në luftë kundër kriminalit­etit. Që gjatë kandidatur­ës së saj si presidente, ajo duhej të dëgjonte që zyra e saj nuk i ka hetuar mjaftueshë­m disa raste, në të cilat amerikanë me ngjyrë humbën jetën nga sulmet e Policisë.

Kjo mund t’i hapë probleme Joe Bidenit. Në fund të fundit, tek e shkuara e Kamala Harris nuk do të sulet vetëm ekipi zgjedhor i Donald Trump- it. Edhe demokratë liberalë në spektrin më të majtë të demokratëv­e, ku Biden gjithsesi nuk e ka të lehtë, nuk e shohin me sy të mirë që Harris vetëm më vonë filloi të paraqitej si një “juriste progresive”.

VENDIM HISTORIK Megjithatë: Vendimi për Harris është një lëvizje e zgjuar shahu e Joe Bidenit. Ajo është një politikane me retorikë, që di ta rrëmbejë publikun dhe që te votuesit demokratë mund të sjellë entuziazmi­n aq të nevojshëm. Harris është kandidatja e parë me ngjyrë e partive të mëdha në postin e zëvendëspr­esidentes. Një moment historik, për një vend ku aktualisht racizmi dhe diskrimini­mi sistematik i amerikanëv­e me ngjyrë janë temat sunduese. Joe Biden shpreson natyrisht që të bëjë për vete gjithnjë e më shumë votues me ngjyrë.

Sipas gjasave, Joe Biden për shkak të moshës së tij, nëse do të fitonte zgjedhjet, do të qeveriste vetëm një mandat dhe kështu do të hapte rrugën për zëvendëspr­esidenten. Kamala Harris mund të bëhej kështu presidentj­a e parë e Shteteve të Bashkuara. Por për këtë, përgjigjen do ta japë e ardhmja. Tani për ekipin e Joe Bidenit bëhet fjalë të fitojë zgjedhjet në nëntor. DW

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania