Panorama (Albania)

Debati i plotë në Kuvend, si e miratoi PS pa opozitën Kodin, lojë e re me listat dhe zgjedhje pa koalicione

ÇFARË PARASHIKON PRAGU ME 10 MIJË VOTA, META: SHKELJA E “5 QERSHORIT”, ATENTAT

-

Edhe pse zgjati për më shumë se 5 orë dhe ku opozita parlamenta­re nuk mori pjesë e gjitha në votimin nen për nen, Kodi i ri Zgjedhor si përshtatje e ndryshime kushtetues­e të 30 korrikut do të jetë ashtu siç propozoi Partia Socialiste dje në draftin e përditësua­r në disa pika me ato çka kishte kërkuar opozita parlamenta­re gjatë javës së shkuar. Në fillim të mbledhjes së Komisionit, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, prezantoi disa amendime në draftin që ai kishte paraqitur disa ditë më parë në Këshillin Politik. Amendimet e prezantuar­a në draftin e Gjiknurit kishin të bënin tërësisht me pikat të cilat kishin kontestuar deputetët e opozitës parlamenta­re, ndërsa ajo që kërkonte opozita e bashkuar jashtë Kuvendit për koalicione­t parazgjedh­ore ishte e paprekur.

DEBATET

Ky propozim i Partisë Socialiste u duk sikur i gjeti të papërgatit­ur deputetët e opozitës parlamenta­re, të cilët në fillim kërkuan kohë për të parë me imtësi ndryshimet që shtroheshi­n. Më pas, ata dolën kundër, duke theksuar se as me këtë draft të amenduar PS- ja sërish nuk propozon hapjen e listave dhe dolën nga mbledhja e Komisionit. Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti dolën nga mbledhja e më pas nuk pranuan që të kthehen, duke e konsiderua­r si një vendimmarr­je të njëanshme të Partisë Socialiste këto ndryshime në Kodin Zgjedhor. E para që bëri thirrje për bojkot dhe braktisje të mbledhjes ishte deputetja Rudina Hajdari. “Nëse nuk kemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, dhe nuk bien dakord për hapjen e listave 100%, unë u sugjeroj që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse. Sepse këta duan që ta çojnë të hënë në Kuvend këtë. Nëse do të rrimë këtu, bëhemi pjesë e kësaj farse”, deklaroi Hajdari. Mendimit të Hajdarit iu bashkuan edhe deputetët e tjerë të opozitës parlamenta­re që u larguan nga sall. Por Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Nimet Musaji dhe Edmond Stojku u rikthyen në mbledhje për të ndjekur miratimin e disa prej amendament­eve që iu ishin pranuar opozitës parlamenta­re, sa i përket pragut zgjedhor dhe mundësisë së kryetarit për të kandiduar në 4 qarqe të ndryshme. Gjithsesi, deri në fund të mbledhjes, nga opozita parlamenta­re do të qëndronin vetëm Edmond Stojku dhe Nimet Musaji, pasi edhe Murrizi e Zeneli, të Grupit Parlamenta­r Demokrat, e braktisën atë para se të bëhej votimi në tërësi.

KËRKESA E ALKET HYSENIT

Këto debate dhe sjellje e opozitës tërhoqi vëmendjen e deputetit socialist Alekt Hyseni, i cili duke iu drejtuar kolegëve të tij me fjalën “shokë”, bëri thirrje që opozitës t’i tregohet vendi, nëse nuk pranon kompromise, ashtu siç sipas tij ka bërë PS- ja deri më tani. “Me këtë opozitën parlamenta­re, bëmë ne apo jo kompromis? Apo realizojnë ato që duan ata dhe ikin për ato që nuk duan? Pse ore, këto do të mbajmë ne tërë kohën? Ata ose i votojnë në bllok, ose nuk do t’ua pranojmë fare amendament­et. Nuk mund të jetë kompromisi që ne të pranojmë çfarë duan ata, se ia pranuam PD- së gjëra që nuk mendonim se do t’i pranonim, i pranuam edhe atyre votën preferenci­ale, edhe që të kandidojë kryetari në 4 qarqe. Po ata çfarë pranuan nga ne? Të vijnë në rresht, ndryshe nuk duhet t’u pranojmë asgjë. Ta dijë mirë opinioni publik, që e vetmja forcë që po bën ligj për qytetarët jemi ne. Ne shqetësohe­mi që ky ligj të dalë i mirë, jo ai më i miri, se nuk e bëjmë dot për shkak të 5 qershorit, ose për shkak të kompromise­ve, por ama parimet ne do t’i ruajmë dhe nuk i kapërcejmë, prandaj, shokë, unë iu ftoj që opozitës t’ia tregojmë vendin ku e ka. Minoranca është minorancë: ose duhet të pranojë kompromise­t, ose të rrijë në minorancë deri kur të bëhet maxhorancë pas 10- 12 vitesh”, u shpreh ndër të tjera Alket Hyseni.

DEPUTETJA ELENA XHINA

Por mbledhja e gjatë e Komisionit të Ligjeve dje nuk shërbeu shumë që deputetja anëtare e këtij Komisioni, Elena Xhina, të sqarohej për draftin që propozoi PS- ja, por edhe për mënyrën si do të votojnë qytetarët për të përzgjedhu­r deputetët e ardhshëm. “Për mua personalis­ht shpërndarj­a e mandateve dhe kjo llogaritja është një problem shumë i vështirë dhe nuk arrij ta kuptoj. Do doja të dija a garanton ky propozim i ri që çdo qytetar do të votojë kandidatin që do dhe votat e tij do të jenë të llogaritur­a në rirenditje, nga numri i parë tek i fundit? Pra e kam këtë për t’i qëndruar edhe ne asaj firmës që kemi dhënë për listat e hapura... Se unë personalis­ht nuk arrij ta kuptoj, për shkak se edhe nuk jam eksperte e fushës”, u shpreh mes të tjerash deputetja Elan Xhina, duke kërkuar të dijë nëse çdo votë që do të jepet për kandidatët do të numërohet drejt dhe të ketë vlerë.

BASHKIM FINO SI “OPOZITAR”

Në kushtet kur nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve u largua një pjesë e opozitës parlamenta­re, kundërshti për pika të caktuara të draftit që u miratua shfaqi deputeti i PS- së, Bashkim Fino. “Një pjesë e opozitës bëri deklarata dhe u largua, pasi bëri vërejtje për këtë nen që ne do të miratojmë. Mbase e kalojmë në parim, nuk jam kundër, sepse edhe unë jam në logjikën e zonjës Xhina, që duhet të kuptojmë drejt se si bëhet ndarja e mandateve. Në parim jam dakord, por deri të hënën mbase gjendet mundësia e gjuhës së përbashkët...”, tha Bashkim Fino.

Hajdari: Nëse nuk kemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, dhe nuk bien dakord për hapjen e listave 100%, unë u sugjeroj që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse, sepse këta duan që ta çojnë të hënën në Kuvend këtë. Nëse do të rrimë këtu, bëhemi pjesë e kësaj farse

 ??  ??
 ??  ??
 ?? ARDIT HOXHA ?? Mes zhargonit komunist, pa opozitë dhe me deputetë që nuk kuptojnë amendament­et, PSja vendosi dje se si do të organizohe­n votimet e 25 prillit 2021.
ARDIT HOXHA Mes zhargonit komunist, pa opozitë dhe me deputetë që nuk kuptojnë amendament­et, PSja vendosi dje se si do të organizohe­n votimet e 25 prillit 2021.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania