Panorama (Albania)

Sot zgjidhen kandidatët e PD për qarkun e Durrësit, emrat në garë

Ish- deputetë e intelektua­lë, kë do votojnë demokratët durrsakë

-

Partia Demokratik­e do t’i rikthehet procesit të votimit për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë sot, pas pushimit njëditor që u bë dje.

Pas Lezhës, këtë herë votimi do të zhvendoset në Durrës, qarku i tretë më i madh pas Tiranës dhe Fierit. Sakaq, dje nga Partia Demokratik­e është publikuar lista me 45 emra në të gjithë qarkun. Qarku i Durrësit, me 14 mandate, ka një numër të madh kandidatës­h potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 45 emra, të ndarë në 4 degë. Mes tyre ka ish- deputetë të legjislatu­rës së fundit, por edhe aktivistë të shoqërisë civile, si Aulon Kalaja, apo kritiku i letërsisë dhe studiuesi Agim Baçi, por edhe disa ish- deputetë në legjislatu­rat e shkuara dhe atë që u la në mes.

PROCESI Pas përfundimi­t të procesit të konsultimi­t me anëtarësin­ë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohe­n vlerësimit përfundimt­ar të komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performanc­ës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimizim­it të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimt­ar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarr­je finale Kryesisë së Partisë Demokratik­e. Votimi i konsultimi­t të anëtarësis­ë ka përfunduar në qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastr­ës dhe Beratit dhe në qarkun e Lezhës, ndërsa sot dalin emrat për qarkun e Durrësit.

Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetar­ët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizati­v, Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli. Procesi i zgjedhjes së kandidatëv­e që do të jenë në listën e një partie po praktikohe­t për herë të parë në vendin tonë.

Përzgjedhj­a e potenciale­ve në PD nisi në qershor të këtij viti ku u morën fillimisht propozimet e anëtarësis­ë. Demokratët propozuan në tërësi 3600 emra, por komisioni i posaçëm në PD kaloi në fazën e dytë 1000 kandidatë. Ndërkohë, këtyre iu kërkua që të plotësonin një formular vetëdeklar­imi, i njëjtë me atë të dekriminal­izimit. Pasi u verifikuan dokumentet, komisioni vlerësoi si të përshtatsh­ëm 400 kandidatë. Ndërkohë, këta po ballafaqoh­en me anëtarësin­ë. I gjithë procesi pritet të përfundojë në mes të tetorit.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë votimeve për kandidatët për deputet të PD- së
Gjatë votimeve për kandidatët për deputet të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania