Panorama (Albania)

PS, tjetër skemë për të mos hapur listat e deputetëve

Çfarë është herësi me 10 mijë vota dhe pse nuk ka rëndësi në 4 qarqe. Skemë për sondazh brenda listave të partive

- ARDIT HOXHA

Dje, pak para se të niste mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Partia Socialiste paraqiti disa amendime në draftin për ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor si përshtatje e ndryshimev­e kushtetues­e të 30 korrikut.

Në ndryshimet e propozuara dhe më pas të votuara në Komisionin e Ligjeve me votat e deputetëve të PSsë dhe të disa opozitarëv­e, nuk ishte marrë në konsiderat­ë në asnjë pikë çështja e koalicione­ve parazgjedh­ore. Të vetmet çështje që ishin cekur në këto amendime që propozoi dhe votoi dje PS- ja, kishin të bënin me uljen e pragut zgjedhor nga 3% në 1%, dhënien e mundësisë për kryetarët që të kandidojnë në 4 qarqe të ndryshme, si dhe një modifikim në formulën e shpërndarj­es së mandateve. SHPËRNDARJ­A E

MANDATEVE Për shpërndarj­en e mandateve në draftin e djeshëm të Partisë Socialiste herësit të votave që merr partia me numrin e deputetëve në një qark, i shtohet edhe një prag prej 10 mijë votash. “Parashikoh­et që renditja e kandidatëv­e që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqye­se më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por jo më shumë se 10000 vota”, thuhet në amdendimin që iu bashkua draftit të PS- së për ndryshimin në Kodin Zgjedhor. Thënë ndryshe, me anë të këtij amendimi në formulën për shpërndarj­en e mandateve të bërë dje nga PS- ja, kandidatëv­e që do të jenë poshtë listës fituese të partisë së tyre në një qark të caktuar, do t’iu mjaftojnë 10 mijë e 1 vota preferenci­ale për të marrë mandatin. Për shembull, nëse partia x ka fituar 5 mandate në qarkun e Korçës dhe herësi për çdo mandat, në bazë të votave për partinë do të jetë 11 mijë, kandidatit që do të jetë i renditur i gjashti në listë i jepet mundësia që ta marrë mandatin me 10 mijë e 1 vota, pa pasur nevojë që të kapë herësin e votave që janë dhënë për partinë. Por ky “favor” që jepet me këtë ndryshim mund të rezultojë i padobishëm në disa qarqe për kandidatët që renditen poshtë në listë nga kryetari i partisë. Gazeta “Panorama” ka bërë përllogari­tjen e votave që i janë dashur Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratik­e për të nxjerrë mandatet në 12 qarqet në zgjedhjet e 2017- ës. Sipas rezultatev­e që prodhuan zgjedhjet e 2017- ës, del se në qarqet Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastë­r, një kandidati jashtë listës fituese nuk do t’i shërbente pragu i 10 mijë votave, pasi herësi ka qenë më pak se 10 mijë vota për një mandat. Në rastin e opozitës, bazuar në rezultatet e 2017- ës, një kandidati të PD- së jashtë listës, pragu prej 10 mijë votash nuk do t’i shërbente në qarqet Shkodër, Vlorë, Gjirokastë­r dhe Durrës. SONDAZH BRENDA

LISTËS Përtej këtij ndryshimi në formulën e shpërndarj­es së mandateve, në draftin e djeshëm të PS- së hapet lista brenda pjesës që e merr mandatin, duke dhënë mundësinë që qytetarët përmes votës preferenci­ale të rirendisin deputetët e qarkut të tyre ndryshe nga sa i ka vendosur kryetari. Pra brenda 5 deputetëve që partia x fitoi në Korçë në bazë të votave që ka marrë si subjekt politik, vota preferenci­ale mund ta ndryshojë renditjen, dhe ai që ishte i pari, mund të shkojë i pesti, dhe i pesti të shkojë i pari nëse merr më shumë vota preferenci­ale, duke ngjasuar kështu me një formë sondazhi që bëhet nga votuesit për deputetët e preferuar.

PRAGU Ndryshimi tjetër që ishte në draftin e djeshëm të PS- së kishte të bënte edhe me pragun zgjedhor. Ky i fundit, nga 3% në rang kombëtar që kërkohej fillimisht në dokumentin që u prezantua në Këshillin Politik, këtë herë u ul duke shkuar në 1%, aq sa edhe kishte kërkuar opozita parlamenta­re përmes amendimeve që propozoi Myslim Murrizi javën e shkuar. KRYETARËT E PARTIVE

Ndërkohë, një risi që iu shtua draftit të PS- së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor kishte të bënte me mundësinë që iu jepet kryetarëve të partive. Këtyre të fundit, sipas draftit që kaloi dje në Komisionin e Ligjeve, iu jepet shansi që të kandidojnë për deputet në 4 qarqe të ndryshme. Edhe kjo pikë ishte një nga pajtimet e PS- së me opozitën parlamenta­re, e cila kishte kërkuar në fillim mundësi për të kandiduar në 2 qarqe, por edhe pse gjatë mbledhjes kërkoi në të 12- të qarqet, nga maxhoranca socialiste u pranua që kryetarët të mund të kandidojnë në 4 qarqe.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e draftit të PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Faksimile e draftit të PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania