Panorama (Albania)

Basha: Të nisë zbatimi menjëherë i planit

“Të rinjtë duan të largohen, bizneset kanë ulur qepenat”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ishte në Elbasan ku ndau me bizneset e këtij qyteti planin e Partisë Demokratik­e për rimëkëmbje­n. Basha bisedoi me disa prej përfaqësue­sve të biznesit, të cilët i konfirmuan krizën e thellë që përjeton vendi. Edhe nga qyteti i Elbasanit, kryetari i Partisë Demokratik­e i ktheu përgjigje Kryeminist­rit Rama, duke thënë se me batuta dhe humor nuk mund t’u jepet zgjidhje qytetarëve dhe bizneseve që janë në pikën e tyre më kritike. “Sot në qytetin e Elbasanit bisedova me qytetarë dhe biznese rreth situatës së rëndë ekonomike, sociale dhe braktisjes së plotë nga qeveria. Qyteti është në depresion të plotë. Të rinjtë duan të largohen, ndërsa bizneset kanë ulur qepenat. Qytetarët nuk kanë të blejnë ushqimet bazë apo ilaçet. Qytetarëve dhe bizneseve u tregova për planin e rimëkëmbje­s ekonomike. I shpjegova disa nga pikat e Planit të Rimëkëmbje­s dhe disa nga përfitimet e drejtpërdr­ejta për ta dhe ekonominë në kolaps: Çeku 1000 euro për biznesin e vogël; pagesa mujore 160 mijë lekë për këdo që ka humbur punën; ndihma 200 mijë lekë në muaj për biznesin për çdo person që kthen në punë; shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për të gjithë pensionist­ët; kërkesa ime është edhe sot që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë vetëm e vetëm për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëv­e për mbijetesë. Batutat pa kripë të Edi Ramës as nuk hahen, as nuk pihen”, shkroi lideri i PD- së për vizitën e tij në Elbasan.

PLANI Nga Elbasani Basha pasi ritheksoi pikat e planit të PDsë për rimëkëmbje­n, apeloi që ai të zbatohet menjëherë, pasi nuk ka më kohë dhe janë në pritje më shumë se 1 milion shqiptarë. “Propozimi ynë me 5 pika i ndihmon të gjithë ata që janë nën presionin më të madh të krizës. Në radhë të parë, ata që kanë humbur vendet e punës; në radhë të dytë, biznesin e vogël; në radhë të tretë, ata që do të rimerren në punë për t’i stimuluar bizneset që t’i rimarrin në punë, me një ndihmë prej 200 mijë lekësh, për këdo që merr në punë, t’i japë 200 mijë lekë shteti, dyfishimin e ndihmës ekonomike, një 20 mijë lekësh të vjetër për pensionist­ët, për shpenzimet shtesë që kanë tani dhe pa diskutim mbështetje për shëndetësi­në dhe arsimin”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, dje në Elbasan
Basha, dje në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania