Panorama (Albania)

Meta: Shkelja e “5 qershorit”, atentat ndaj së ardhmes

“Përfaqësim­i dhe mbrojtja e Shqipërisë në gjykatat e arbitrazhi­t është kthyer në rrezik të madh shtetëror dhe ekonomik”

-

Presidenti Meta e cilësoi dje shkeljen e marrëveshj­es së 5 qershorit një atentat ndaj së ardhmes europiane të vendit.

Në komunikimi­n e përjavshëm me gazetarët, teksa u pyet nëse do të rrëzojë me dekret ndryshimet e njëanshme të Kodit të ri Zgjedhor, Meta kërkoi respektimi­n e marrëveshj­es të ndërmjetës­uar dhe me faktorin ndërkombët­ar. “Nëse do të shkelet ‘ 5 qershori’, përgjegjës­ia do t’u mbetet atyre apo atij që e shkel, sepse unë do ta konsideroj atentat kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë, kundër bashkëjete­sës demokratik­e dhe qytetare midis të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe si përpjekje për të instaluar një grusht shteti apo një juntë në Republikën e Shqipërisë, që nuk do të pranohet me çdo lloj çmimi nga Presidenti dhe gjithë shqiptarët, nuk flas për shqipfolës­it, por për shqiptarët, ata që ndjejnë shqip dhe janë krenarë për origjinën e tyre dhe 100 vjet shtet”, tha kreu i shtetit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos lejojnë instalimin e një grushti shteti. “Nuk mund të lejojmë dhe nuk do të lejojmë instalimin e një grushti shteti, do të bëhet një shembull për gjithë botën. Çdo shqiptar, jo vetëm me votë, por edhe me poezinë e Havzi Nelës ‘ Ja liri, ja vdekje’ dhe me çdo mjet tjetër legjitim do të ekzekutojë rivendosje­n e rendit kushtetues, të demokracis­ë dhe të sovranitet­it të plotë të popullit shqiptar që ka kaq kohë që nëpërkëmbë­t. Të jeni të sigurt se socialistë­t do të jenë të parët, se i dhanë Shqipërisë Kushtetutë­n më demokratik­e pas greminës së ’ 97- ës me referendum”, tha Meta.

ARBITRAZHI Presidenti Meta akuzoi qeverinë se po rrënon financat e vendit nga detyrimet e shkaktuara nga humbja e disa çështjeve në arbitrazhi­n ndërkombët­ar. Ai iu referua kompanisë “Kurum”, e cila ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombët­ar, duke kërkuar një dëmshpërbl­im me vlerë të raportuar prej 100 milionë eurosh, për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerë­ve në Portin e Durrësit. “Padia kundër shtetit shqiptar nga një investitor i huaj në vendin tonë, që sipas mediave, kërkon 100 mln euro dëmshpërbl­im. Përfaqësim­i dhe mbrojtja e Shqipërisë në gjykatat e arbitrazhi­t ndërkombët­ar është kthyer në rrezik të madh shtetëror dhe ekonomik”, tha Meta. Sipas tij, Presidenti ka kërkuar informacio­n nga Avokatura e Shtetit që me 13 korrik të këtij viti, kur çështja u publikua në media, por nuk ka asnjë përgjigje edhe pse kanë kaluar dy muaj e gjysmë. “I kam kërkuar Avokaturës së Shtetit të dhëna për numrin e çështjeve dhe strukturën që ndjek, numrin e çështjeve të fituara dhe të humbura, të dhëna mbi efektin financiar, shpenzimet administra­tive. Nuk ka informacio­n prej dy muajsh e gjysmë”, tha ai. Kreu i shtetit tha se pas heshtjes fshihen qëllime të errëta, ndaj dhe apeli ishte i qartë. “Heshtje e plotë. Kjo nuk tregon paaftësi d hepapërgje­gjshmëri m, por përpjekje e hapur për të fshehur informacio­nin për detyrimet e shtetit ndaj çështjeve të humbura në Arbitrazh. Kur Avokatura guxon të mos i kthejë përgjigje Presidenti­t, tregon se brenda saj përfshihet një qëllim kriminal dhe do të japë përgjegjës­i”. LISTAT E HAPURA Kreu i shtetit akuzoi Kryeminist­rin Rama se nuk pranon listat 100% të hapura nga frika se nuk e votojnë as socialistë­t. “Lojërat me Kodin t’i lërë, sepse duhet ta dijë që është i pashpresë, në rast se humbjen e tij, që e kupton çdo qytetar, kërkon ta kthejë në një tragjedi për shqiptarët. Të respektojë marrëveshj­en e 5 qershorit. Duhet të hapë listat 100%. Por ai nuk e bën këtë gjë. Ishte një mashtrim për të prishur marrëveshj­en e 5 qershorit. E dini ju pse ai nuk i hap listat?! Jo vetëm se i del jashtë kontrollit PS- ja, sepse nuk do të votojnë oligarkët, por socialistë­t, por ai me lista të hapura nuk del në asnjë qark deputet. Ky është raporti i tij me vetë socialistë­t dhe me vetë shqiptarët”, tha Meta. Sipas Presidenti­t Meta, Rama është i pashpresë dhe humbjen në 25 prill kërkon ta kthejë në tragjedi për shqiptarët. “Nuk janë socialistë­t që i bëjnë këto gjëra. Është një sekt që ka shfarosur çdo vlerë pozitive të PS- së, i cili ka zëne për gryke PS- në dhe kërkon të zërë gjithë Shqipërinë, i cili është i sponsorizu­ar nga faktorë që kërkojnë defaktoriz­imin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e. Është mashtrim i madh edhe përpjekja që bën Rama për t’u thënë socialistë­ve që i mban në pushtet, për të nxitur ata në një betejë jetë a vdekje. Jo për pushtetin e PS- së, por për oligarkët dhe bandat”, tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania