Panorama (Albania)

Nga heqja e kufijve te “5G”, 13 marrëveshj­et e miratuara

Porti i Durrësit në dispozicio­n të Kosovës, HEC- i i Skavicës do të ndërtohet me financim amerikan, linjë hekurudhor­e Durrës- Prishtinë

- ARISTIR LUMEZI

Në mbledhjen e gjashtë të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u zhvillua në Tiranën nën logon “Bashkë pa kufi, nën një rajon pa kufij” u anunçuan projekte ambicioze që pritet të fillojnë së shpejti.

Kryeminist­ri Rama, gjatë konferencë­s së përbashkët për shtyp me homologun kosovar Hoti, tha se të dyja vendet do të heqin kufirin mes tyre. “Ne do të shohim se si do të shkojmë përpara së bashku, duke zhbërë kufirin plotësisht, duke e kthyer kufirin thjesht në një vijë administra­tive gjeografik­e dhe në një korridor të lirë për lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, të shërbimeve dhe të kapitaleve. Në këtë kontekst ku kemi hyrë tanimë pasi dhe qeveria e Kosovës edhe Kryeminist­ri i Kosovës e kanë futur procesin në këtë rrugë, që ne të zbatojmë 4 liritë dhe sot ne folëm për heqjen e kufirit. Të jeni të sigurt që nuk ka si guxon njeri në Beograd të çohet e të thotë çfarë është kjo? Është Shqipëria e madhe! Nuk ka si guxon njeri nga Washington­i apo Brukseli të thotë çfarë është kjo. Pse? Sepse, ne kemi hyrë në procesin rajonal dhe procesi rajonal, i Shengenit Rajonal”, tha Rama. Kreu i qeverisë bëri publik vendimin për ta kthyer portin e Durrësit në funksion të ekonomisë së Kosovës. “Unë do të vizitoj Kryeminist­rin, së bashku me një delegacion modest për nga numri, por për një çështje shumë të rëndësishm­e, për të firmosur përfundimi­sht edhe marrëveshj­en që e kalon doganën e Durrësit në dispozicio­n të plotë të Kosovës dhe që e kthen Portin e Durrësit në një port të Kosovës “de facto”. Që do të thotë, çdo mall i ardhur në Durrës për të shkuar në Kosovë, kur shkarkohet në Durrës, është shkarkuar në Kosovë. Aty janë autoritete­t doganore të Kosovës që e marrin, e trajtojnë dhe e çojnë lejen për në destinacio­n”, tha Rama. Kreu i qeverisë shqiptare tha gjithashtu se do të ndërtohet edhe HEC i Sakavicës me financim amerikan. “Ne me SHBA- në nesër firmosim një marrëveshj­e për Skavicën që do të financohet nga SHBA, një gjest fantastik i vullnetit të

SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsiderat­ën më të lartë, ç’ka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë përiudhë për çështet e shprehura në letrën e Presidenti­t”, tha Rama. Nga ana e tij, Kryeminist­ri i Kosovës, Abdulla Hoti foli për korridorin dixhital 5G mes dy vendeve. “Sa i përket teknologji­së 5G, ju e dini që ky sektor është i rëndësishë­m edhe politike edhe gjeostrate­gjike prandaj është bërë pjesë e Marrëveshj­es së Washintoni­t. Sot kemi nënshkruar një marrëveshj­e për këtë qëllim për të siguruar që ne sëbashku e zhvillojmë këtë teknologji dhe për ta zhvilluar bashkë me ofrues të kësaj teknologji­e, shërbime që janë të besueshëm, pra që janë perëndimor, se punojmë bashkë me ta dhe ndërtojmë sisteme që janë kompatibil­e me këta ofrues të shërbimeve. Sa i përket mini shengenit, mendoj që u sqarova pak më herët, në takimet e ardhshme të liderëve të Ballkanit perëndimor, ne do të ulemi ta diskutojmë këtë iniciativë sepse është vetëm në nivel të iniciativë­s dhe të sigurohemi që e para, ne bashkohemi në këtë iniciativë si palë plotësisht e barabartë dhe e dyta, ndërtojmë një projekt të përkohshëm, të lëvizjes së lirë të mallrave dhe qytetarëve, deri sa të përmbyllet komplet integrimi europian i rajonit”, tha kryeminist­ri Hoti.

 ??  ?? Kryeminist­rat Rama e Hoti
Kryeminist­rat Rama e Hoti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania