Panorama (Albania)

OFL, letër dy të dënuarve për trafik droge

U kërkon pasurinë Alfred Beqirit dhe Besim Zenunit

-

TIRANE - Policia e Shtetit njoftoi edhe dje se vijon pandërprer­ë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Alfred Beqiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e"; Besim Zenuni, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e", mbetur në tentativë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. "OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë", njoftoi dje Policia e Shtetit. Ditën e enjte, "Forca e Ligjit" ishte në Dibër, ku u dorëzoi formularët 3 të dënuarve për vrasje. OFL- ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Bektash Uka, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë; Kreshnik Bushi, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë; Huzri Torba, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania