Panorama (Albania)

Kompozitor­i i baladave të ndjera bëhet baba, fëmija që erdhi në jetë pak muaj pasi u zbulua historia e Kledi Bahitit me gazetaren

-

Kompozitor­i i njohur Kledi Bahiti është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, gazetarja e sportit në RTSH, Pejana Elezi, solli sot në jetë foshnjën e tyre, një lajm që u bë i ditur nga vetë kompozitor­i në një postim në “Instagram”. Ai publikoi një foto të dorës së bebit në maternitet dhe shkroi: “Melodia më e bukur e jetës”.

Ai nuk e zbuloi gjininë dhe emrin që ka zgjedhur për bebushin, por në foto foshnja shihet me kapuç ngjyrë blu, duke lënë të nënkuptohe­t se gjinia e bebit është djalë. Gjithashtu, edhe komenti i këngëtares Evi Reçi i përforcoi këto dyshime. “Një artist i ri në qytet!!! Me jetë të gjatë biri!”, shkroi ajo. Kompozitor­i i njohur e kishte zbuluar në një intervistë të para pak kohëve gjininë e bebit, ndërkohë që fëmija erdhi në jetë vetëm disa muaj pasi u zbulua historia e dashurisë së Kledit me gazetaren.

Në mars të këtij viti u zbulua se kompozitor­i ishte në një lidhje me gazetaren e sportit në RTSH, Pejana Elezin. Në disa foto të siguruara, Pejana shihej në shoqërinë e një djaloshi, që fizikisht ngjasonte shumë me Kledin. Përpos kësaj, në foton e profilit në “Instagram” kishte një foto me Bahitin, si edhe inicialin K. në mbishkrimi­n e profilit. E ky lajm që nuk u konfirmua, por as u mohua nga Kledi, u shoqërua me një tjetër akoma më të bukur për çiftin, se atra ishin në pritje të ëmbël të fëmijës së parë. Nuk vonoi dhe Pejana zbuloi barkun e rrumbullak­osur, duke konfirmuar zërat për shtatzënin­ë. Ajo shprehu disa fjalë zemre për ditëlinjen e Kledit dhe krijimin e familjes së tyre që do të rritej me ardhjen në jetë të bebushit të vogël. “Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por, prej pak muajsh, mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindje­n i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje!

Gëzuar ditëlindje­n ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindje­n ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty, sepse askush tjetër nuk është si ti.

Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit! Të duam shumë!”.

Ndërkohë, Kledi, i diplomuar në Akademine e Arteve për Kompozicio­n, prej janarit të vitit 2011,

Kledi nisi bashkëpuni­min me Flori Mumajesin dhe Ervin Gonxhin, bashkëpuni­m, i cili u finalizua me krijimin e labelit "Threedots". Kledi është një personazh mjaft i suksesshëm dhe i pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, sidomos për baladat e ndjera, madje shpeshherë këngët e krijuara nga ai kanë fituar çmime prestigjio­ze.

Ai është fitues i dy edicioneve të “Top fest 9” dhe “Top fest 10” me këngët “S'je më” të Elhaida Danit dhe “Loti i fundit”, kënduar nga Samanta Karavella. Edhe pse e kishim dëgjuar emrin e tij si kompozitor, talentin si këngëtar e shfaqi në “Kënga Magjike 2014”, ku u shpall “Kantautori më i mirë” me këngën “Rastësi”. Kledi Bahiti është producent i njohur, nga studioja e të cilit kanë dalë shumë këngë fituese.

E kemi dëgjuar emrin e tij nga goja e këngëtarëv­e për baladat e ndjera. Ai zgjodhi festivalin “Kënga Magjike” për të prezantuar vokalin e tij katër vite më parë, kur zgjodhi t’i këndonte rastësisë. “Zgjodha këtë festival, sepse e shoh si mënyrën më të mirë për të promovuar këngën time”, u shpreh ai në atë kohë, vit pas të cilit e dëgjuam emrin e tij si krijues në këtë garë ku kolegët votojnë kolegët.

Në qershor 2014, Kledi Bahiti & Samanta Karavella bënë bujë me këngën "Më jeto". Ndërsa në qershor 2014 publikoi videoklipi­n "Jemi bashkë”. Tashmë që i ka kaluar të 30- at, ai vendos të krijojë familje nga historia e dashurisë me gazetaren, romancë që në fillim u përpoq ta mbante jashtë vëmendjes mediatike.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania