Panorama (Albania)

Dashurisë në kohë pandemie i erdhi fundi, Françeska Jaçe shkëput lidhjen me futbollist­in 23- vjeçar të Tiranës

-

Romancës së bukur të showbizit që nisi dhe vazhdoi në ditët e vështira të pandemisë, i ka ardhur fundi. Ish- lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka stopuar lidhjen me futbollist­in 23- vjeçar të Tiranës, Albi Doka. Historia e ish- lojtares së “Big Brother” me futbollist­in u zbulua kur ajo, në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”. Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta, përveç mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili qëndroi indiferent. Ndërkohë, Françeska, prej muajsh në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, provoi një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist.

Ndërsa drejton agjencinë e saj të udhëtimeve, Françeska nuk heq dorë nga fotot hot, të cilat, pas prishjes së miqësisë me Juxhin Kurtin, tani po i realizon me Beatin. Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës deri ditën e ditëlindje­s së futbollist­it, i cili e festoi në krahët e ish- lojtares së “Big Brother”. Futbollist­i i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanelën e klubit kroat, “HNK Gorica”, festoi 23- vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori ish- lojtarja e “Big Brother”. Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private.

Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindje­n. Ndërkohë që vetë Doka nuk ka bërë asnjë postim deri tani në “Instagram”- in e tij, ku të pozojë me Françeskën. Futbollist­i diskret shquhet për raportet mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij. Në një prononcim për mediat, i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje dhe se i pëlqejnë lidhjet e hapura, moderne dhe pa qenë e nevojshme të lidhet plotësisht me dikë.

Gjatë periudhës së karantinim­it, Doka publikoi në story 2 video, ndërsa ndodhej para ekranit të televizori­t, duke iu propozuar 2 modeleve me famë botërore, Bela Hadid dhe Nastasia Volf. Doka fillimisht i propozoi modeles

Hadid me një arush të vogël, ndërkohë që më pas ndryshoi mendje duke i propozuar ruses.

Natyrisht që kjo ishte një shaka e tij, ndoshta për të fshehur të vërtetën e lidhjes me femrat në jetën reale, si dhe për të dëshmuar se ky është tipi i tij. Natyrisht që preferenca e tij për modelet mbetet e njëjtë, duke qenë se pas Marina Farës, ai po përflitet për lidhje romantike me Françeska Jaçen, të dyja modele “Instagram”- i. Vetë Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve se po flirtonte me nj djalë të njohur, duke lënë mister emrin.

Me gjasa, fjala ka qenë për futbollist­in Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagram”- it për t’u takuar pas izoimit. “Happy Birthday Champion!” i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri- tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen pa komplikime. Ish- lojtarja e “Big Brother” aktualisht i është dedikuar biznesit të saj ( një agjenci udhëtimesh) jetës si modele “Instagram”- i, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re.

Edhe këtë sezon veror, ajo e nisi me një pozë nga pishina, ndërkohë që mori shumë komente e reagime nga ndjekësit. Por Françeska nuk qëndroi pasive as gjatë izolimit në karantinë, ku nëpërmjet komunikime­ve të saj publike me ndjekësit në “Instagram”, tregoi se s’e kishte kaluar aspak keq. Gjatë një bashkëbise­dimi me fansat në ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private.

Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativ­a “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”. Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu, iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinim­i?”.

Ndërsa pyetjes “A ke vazhdu me vesh të brendshme?” ishte një pyetje tjetër, së cilës ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë. Ndër të tjera, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe po flirtonte me një personazh publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij.

Sipas komentuesv­e, flirti kishte evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska kishte krijuar një lidhje të re, kësaj here me futbollist, moment që e festoi me foto nudo. Nuk është hera e parë që modelja pozon e zhveshur, duke marrë një lumë komentesh ku nuk mungojnë dhe ata që thonë se ajo po e tepron.

Po me paratë si i ka punët, ndërkohë që biznesi i saj lidhet me turizmin dhe fluturimet? Së fundmi, Françeska zbuloi edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”. Teksa publikoi një meme përmes disa fotove ilustruese, ajo tregoi sesi sillet një Bricjap ( shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para dhe kur llogaria bankare e saj mbetet bosh. “Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska. Gjithsesi, ajo nuk e kaloi keq karantinën pasi publikoi disa foto në “Instastory”, ku shihej tek shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit.

E ftuar tek "E diell", gjatë intervistë­s me gazetarët e emisionit, ajo zbuloi të tjera të pathëna nga jeta e saj e re, tashmë larg syrit të kamerave. Ndërsa në studion e Rudina Magjistari­t ajo iu përgjigj pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, në ‘ E diell” foli për pretendime­t që ka për partnerin.

Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm, me apo pa para, ajo iu përgjigj: "Po tani edhe pa lekë për ça e do?!". Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrj­es në “Big Brother” vite më parë. Më pas u komentua për shumë skandale.

Ndërkohë që sa i takon dashurisë, le të shohim nëse me fillimin e sezonit televiziv do të rrefejë në ndonjë emision diçka për futbollist­in që bie në sy për tatuazhet e tij, Albi Dokën. Ndryshe nga lidhjet e tjera VIP kur marrin fund, ata nuk e kanë fshirë njëri- tjetrin nga rrjetet sociale.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania