Panorama (Albania)

“Karriera ime si vajzë ekrani do të pasurohet me një serial dhe një duet si këngëtare”

“Kam frikë se kur të gjej kohë për dashurinë do jem plakur”

-

Ka hyrë në botën e televizion­it si spikere në një studio lajmesh dhe tashmë e shohim të sjellë alegri në rubrikën e lojës brenda formatit më të ri të këtij sezoni, të titulluar “Dy Botë”. Enki Bracaj numëron gjashtë vite në ekran, ndërkohë që po përgatitet ta pasurojë karrierën e saj si vajzë ekrani, me një serial dhe një duet si këngëtare që pritet të shkaktojë zhurmë. Për karrierën që nuk i lë aspak kohë t’i dedikohet dashurisë, rivaliteti­n pas kuintave dhe mesazhet që merr si personazh publik, Enki i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Shfaqesh në “Dy botë” me pjesën tënde të lojërave. Është alegria pjesa që të pëlqen më shumë në botën e televizion­it, apo preferon të intervisto­sh?

Unë mendoj se të dyja kanë bukurinë e vet. Emisionet me intervista janë shtuar aq shume sa edhe unë mungoj! Ndërsa pjesa e alegrisë, të paktën e largon publikun nga streset e ndryshme ato minuta që po të shikon dhe kjo më mbush shpirtëris­ht.

Duke qenë se ke hyrë në televizion nëpërmjet studios së lajmeve, tashmë mund të themi se i ke shkuar në skajin tjetër asaj eksperienc­e. E ke eksploruar mjaftueshë­m këtë botë dhe cili është destinacio­ni yt i afërt?

Nuk mund të them se e kam eksploruar mjaftueshë­m, edhe pse m’u bënë 6 vjet në këtë punë. Gjithmonë ka vend për përmirësim­e, rregullim dhe sigurisht për të mësuar diçka që nuk e dinim më parë. Destinacio­ni më i afërt është një serial që do bëjmë brenda formatit “Dy botë”.

Si është të bashkëpuno­sh me një brune si Rudina Dembacaj dhe një bionde si Xhesi Muçaj?

Unë nuk bëj dallime nga ngjyra e flokëve. Për aq kohë që secila nga ne do të shohë të bëjë punën e saj dhe mos të ndërhyjë te puna e tjetrës me dashakeqës­i ( se sigurisht që ka dhe ndërhyrje për mirë), bashkëpuni­mi do të shkojë shumë mirë, ashtu sikurse po shkon.

Duket qartë se e shijon në maksimum punën në televizion. A ndodh që të të vendosin shkopinj nën rrota, ashtu siç deklarojnë herë pas here shumë vajza të ekranit?

E shijoj shumë sepse është e vetmja punë që di të bëj dhe them se e bëj mirë. Ndoshta ka ndodhur dhe unë nuk di gjë, e shpresoj tëmos e mësoj kurrë sepse jam njeri shumë i mirë, por shumë hakmarrës. Kështu, nëse është dikush dhe po e lexon këtë intervistë, bën mirë t’i heqë vetë ato shkopinj. ( Qesh)

Ekziston xhelozia mes jush se kush të marrë projektin më të mirë?

Sigurisht që në përgjithës­i më shumë sesa xhelozi do ta quaja ambicie ose luftë për ekzistencë. Ndërsa në programin “Dy botë” nuk besoj sepse na është bërë shumë i qartë roli i gjithëseci­lës nga producenti Pietro Zaniboni.

E çfarë sakrificas­h bën për të zgjeruar terren në televizion?

Më shumë sesa sakrificë, kam bëre pakt me veten që të jem gjithmonë Enki, pa u shtirur asnjë sekondë, sepse, më besoni, fatkeqësis­ht unë nuk di të shtirem!

Por, së fundmi, ke zbuluar edhe një tjetër talent pasi të kemi dëgjuar si këngëtare duke realizuar covera. Ke ndërmend t’i hysh seriozisht dhe muzikës dhe ç’mund të zbulosh më shumë për këtë pasion?

Yessssss! Nuk mund të të tregoj shumë detaje, pasi gjërat nuk varen vetëm nga unë. Por besoj që së shpejti do të nxjerr diçka që është bashkëpuni­m dhe besoj që ka për të bërë zhurmë!

Mesazhet që të vijnë në inbox si figurë publike, të ç’natyre janë?

Janë fantastike. Jo me larg se përpara pak ditësh po mendoja: Ku i kam smirushat e mi që komentojnë negativish­t se më ka marrë malli?!

Realisht ke kohë për një lidhje serioze, është e vështire të bësh edhe karrierë, edhe të shijosh dashurinë full time?

S’kam kohë as për full, as për part time! Unë mendoj që të dyjave nuk mund t’u përkushtoh­esh dot njësoj. Dhe nëse do të zgjedhësh diçka, do lësh pak në hije diçka tjetër.

Kështu që tani jam full time në karrierë, por kam frikë që kur të dua të jem full time në dashuri, s’do kem me kë se do të jem plakë. ( Qesh)

Synimet që i ke vënë vetes për t’i realizuar deri në të 30- at?

Të kem emisionin tim që nga autorësia e deri te moderimi, dhe sigurisht edhe pak muzikë sepse jeta me muzikë është edhe më e bukur.

Pasuria është gjithçka dhe sa është shifra që mendon se do të kesh në banke për një kohë të caktuar?

Nuk mendoj se është gjithçka, por them se është pas shëndetit dhe lumturisë në sytë e familjarëv­e më e rëndësishm­ja.

Nuk di të them një shifër se pastaj do më pyesësh ku do i gjej, se në televizion nuk paguhet ndonjë gjë wow, aq sa mos të të mbarojnë kurrë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania