Panorama (Albania)

Pensionist­ët, emrat që përfitojnë shtesën e re

ISSH ka miratuar dje listën e re të pensionist­ëve që marrin shtesën deri në 5 mijë lekë në muaj. Gazeta boton emrat e minatorëve, naftëtarëv­e e metalurgëv­e në gjithë vendin

- TIRANE

Janë 226 pensionist­ë nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e që iu është miratuar shtesa e re e pensionit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar një ditë më parë listën e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe.

Shtesa për këto tri kategori varion nga 12 për qind deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Kjo, sepse ligji përcakton që rritja për minatorët të bëhet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Këtë shtesë mbi pension e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a si të vështira dhe shumë të vështira. Konkretish­t, nëse një ish- punonjës i nëntokës merr aktualisht një pension mujor prej 20 000 lekësh dhe ka punuar në nëntokë 25 vite, ai përfiton një shtesë prej 25 për qind të masës së pensionit, pra 5 000 lekë në muaj. Për naftëtarët dhe metalurgët, shtesa është me 0.6 për qind për çdo vit pune në sektor. Një tjetër ndryshim i zyrtarizua­r me ligjin e ri është edhe ulja e pragut kontributi­v. Minatorët, naftëtarët dhe metalurgët mund të përfitojnë pension të plotë, duke pasur vetëm 30 vite kontributi­ve dhe jo 37. Me anë të ligjit të ri, qeveria i ka bërë të qarta edhe kushtet kur mund të përfitohet. Përveç pragut kontributi­v, që për minatorët është 12.5 vite dhe për naftëtarët dhe metalurgët 15 vite për gratë dhe 20 vite për burrat, është caktuar edhe një kusht tjetër: mosha e daljes në pension. Në këtë mënyrë, duhet që pensionist­ët që u përkasin këtyre tri kategorive, të kenë mbushur moshën e daljes në pension të përcaktuar në ligjin për sigurimet shoqërore, pra, 65 vjeç për burrat dhe 61 vjeç për gratë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania