Panorama (Albania)

E reja e madhe e programit Basha, përtej nevojës për të fituar zgjedhjet

- FITIM ZEKTHI

Pak ditë më parë, në një intervistë me Blendi Fevziun, teksa po fliste për qeverisjen e nesërme, kryetari PD- së, Lulzim Basha, tha se programi i tij synon të arrijë dy gjëra: “të krijojë një shtresë të mesme shqiptare” dhe “të ndërtohen institucio­ne që t’u takojnë qytetarëve dhe jo partive politike”. Basha shpjegoi gjerë e gjatë idenë e tij dhe pse këto synime do të sillnin sipas tij ndryshime bazike në mënyrën se si qeveriset vendi dhe do ta fusnin atë në një trajektore tjetër.

Për shkak të dendurisë së madhe të informacio­nit të prodhuar nga politika dhe sidomos qeverisja, për shkak të lajmeve apo zhurmave, për shkak edhe të një lloj “dembelizmi apo apatie” të botës intelektua­le dhe analizës së politikës, ajo që tha Basha mori më pak vëmendje sesa do të duhej.

Pavarësish­t kësaj, ajo që tha Basha është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e jo thjesht pse bëhet fjalë për programin e opozitës, por sepse ndoshta për herë të parë në këto 30 vite pluralizëm një lider politik ka shkuar në zemër të problemit të vendit tonë dhe ka identifiku­ar zgjidhjen e saktë të këtij problemi.

Në vitin 1991 dhe në vitin 1992, Partia Demokratik­e dhe kryetari saj, Sali Berisha, folën për rrëzim të komunizmit, për ndërtim të një Shqipërie të lirë dhe demokratik­e, për ndërtim të ekonomisë së tregut, ndërtim të një Shqipërie si Europa etj. Nga viti 1992 deri në vitin 1996, një Shqipëri e rrënuar dhe e shkatërrua­r nga një regjim kriminal 45- vjeçar dhe një ekonomi e planifikua­r, që e kishte shkatërrua­r vendin, pronën dhe punën, nisi të marrë jetë. U hodhën baza të ekonomisë së tregut, pati privatizim­e masive dhe liberalizi­m të ekonomisë dhe çmimeve, nisi ndërtimi i institucio­neve të pavarura etj. Zhvillimet ishin domethënës­e dhe ndoshta ndër më të mirat në gjithë Lindjen ish- komuniste. Duke qenë një qeverisje që mori këtë Shqipëri të shkatërrua­r, duke qenë edhe një Shqipëri me mungesë të madhe përvoje demokratik­e dhe ekspertësh të ekonomisë, ligjit dhe politikës, ajo nuk mund të artikulont­e dhe as të ecte mbi ide që synonin një rend politik me themele të zhytura thellë, të cilat do t’u jetonin gjatë sfidave. Ajo që ndodhi në 1997, një akt i rëndë antikombët­ar i nxitur nga opozita e asaj kohe dhe nga faktorë të tjerë, shkatërroi gjithçka.

Partia Socialiste me Fatos Nanon në krye në vitin 1997 foli për “ndërtimin e shtetit”, foli për një Shqipëri solidare me taksa socialiste ( d. m. th., të rritura dhe progresive) etj. Qeverisja e socialistë­ve arriti të stabilizoj­ë vendin dhe të prodhojë një rritje ekonomike relativish­t të mirë, por për shkak të mënyrës sesi erdhi në pushtet dhe të mënyrës paradoksal­e, me të cilën kërkonte të ndërtonte “shtet”, ajo degradoi në një korruptokr­aci. Ishte paradoksal­e sepse kërkonte të ndërtonte shtet ( në mënyrë të gabuar), por jo sundim të ligjit.

Në vitin 2005, për shkak të gjendjes së rëndë të korrupsion­it dhe për shkak të varfërisë së njerëzve, Berisha foli për luftë ndaj korrupsion­it “me duar të pastra”, foli për zhvillim ekonomik të vendit duke u fokusuar në investime të rëndësishm­e publike në infrastruk­turë dhe në lehtësira fiskale për biznesin, duke ulur taksat dhe duke hequr shumë barriera. Qeverisja e Berishës dha rezultate të mira. Ekonomia u rrit deri në 8%, investimet publike u rritën deri në katër herë, pagat dhe pensionet u rritën deri në tri herë në shumicën e sektorëve etj. Berisha e kuptoi e Shqipëria nuk do të bëhej kurrë një vend i zhvilluar nëser nuk do të kishte infrastruk­turë. Shqipëria kishte qenë në jetë të jetëve një vend pa rrugë, pa ujësjellës dhe pa shumë e shumë shërbime në arsim apo shëndetësi. Qeverisja e tij i dha vendit diçka të madhe: rrugët.

Në vitin 2013, kryetari i PS- së, Rama, foli për “Rilindje”, për taksa progresive, për shëndetësi falas, për ndërtim shteti (“ne bëjmë shtet”) etj. Qeverisja e tij ishte e gjitha një paradoks. Nga një anë kërkonte të ndërtonte një utopi, “një Shqipëri të gjeneratës tjetër”, “të bënte shtet”; nga ana tjetër e la ekonominë të mos prodhonte vende pune, i la financat publike të shkonin për koncesione dhe për “Rilindjen Urbane”, e la sundimin e ligjit në dorë të paligjshmë­risë ( mbjellja me hashash, mbushja e Parlamenti­t me trafikantë apo edhe dënimet me burg për mospagim energjie).

Pas gati tri dekadash pluralizëm, ne jo vetëm nuk kemi krijuar një rend politik demokratik, por jemi të ekspozuar ndaj tiranisë apo autokracis­ë në një formë shumë të poshtër.

Arsyet pse kemi arritur këtu janë të shumta, pjesa më e madhe e tyre lidhen me mënyrën sesi Rama e sheh politikën dhe pushtetin, por një pjesë e madhe e tyre kanë të bëjnë edhe me faktin që qeverisjet nuk i shkuan në zemër problemit, nuk ndërtuan një qasje tërësore dhe koherente për të ndërtuar një rend politik demokratik. Rama, në veçanti, ndoqi një pas një hapat e një autokracie, sikur të vepronte duke ndjekur një manual diabolik.

Të kthehemi tani tek ajo që tha Basha dhe pse ajo që ai tha i shkon në zemër problemit dhe identifiko­n zgjidhjen e duhur? Politikanë­t flasin gjithnjë për plane dhe për programe, flasin gjithnjë për atë që do të bëjnë kur të jenë në pushtet. Në përgjithës­i, politikanë­t mbahen si njerëz që i thonë gjërat me qëllim që të fitojnë zgjedhjet dhe të tërheqin pas vetes votuesit. Ajo që i dallon politikanë­t seriozë nga ata që bëjnë propagandë, nga ata që mashtrojnë, nga ata që i thonë gjërat vetëm për vota janë dy gjëra. E para ka të bëjë me koherencën dhe konsistenc­ën e asaj që thuhet, me koherencën e propozimit, e programit, e idesë. Ajo që thuhet apo që propozohet nuk është diçka e shkëputur, diçka që merret e gatshme nga diku, diçka që nuk është në sinkron me tërë propozimet dhe idetë e thëna.

Shqipëria ka vuajtur shumë nga politikanë që diku përdorin një ide të majtë dhe diku një të djathtë, diku një ide liberale dhe diku një ide socialdemo­krate, diku një ide konservato­re dhe diku një ide progresivi­ste. Tipiku i kësaj qasjeje është Rama, i cili diku është socialdemo­krat me taksën progresive, diku neoliberal me koncesione­t, diku komunist me platformën e qeverisjes së popullit dhe diku është ultraliber­al me dhënien e lejes së lindjes për burrat, diku bën si konservato­r kur citon vargje nga Kurani apo Bibla, diku shfaq simpati për sjelljen homoseksua­le apo prish kisha dhe shkel mbi sixhadetë e myslimanëv­e, diku është ultra majtist me rritjen e tmerrshme të borxhit publik dhe diku ultra neoliberal kur këtë borxh e përdor jo për shërbime sociale, por për të paguar koncesione­t etj. Basha ka mbrojtur gjithnjë idetë e djathta, idetë e djathta, idetë e një shteti efikas, por të vogël, idetë e një ekonomie me garë të lirë, ka mbrojtur liritë fetare, ka mbrojtur idenë e një familjeje konservato­re etj. Kurrë nuk ka pasur Basha inkoherenc­a. Edhe sulmet ndaj “oligarkëve” ( ku ka syresh që thonë se janë nën shtysa të majta) nuk janë ide të majta kundër të djathtëve. Nëse ka oligarkë, ata prishin garën, shkatërroj­në vullnetin e lirë të njerëzve, prishin rendin natyror spontan të ekonomisë së lirë dhe kësisoj ata janë krejtësish­t të majtë dhe sulmi ndaj tyre është nga një pozitë e djathtë.

Gjëja e dytë, nga e cila dallohet një politikan serioz kur propozon një plan, paraqet një ide, shfaq një program, është përputhshm­ëria e tij me nevojën, është seriozitet­i dhe thellësia, me të cilën ai është gjetur si zgjidhja e duhur.

Francis Fukuyama, në dy veprat e tij seminale, “Origjina e rendit politik” dhe “Rendi politik dhe kalbëzimi politik”, thotë se një qeverisjej­e të qëndrueshm­e demokratik­e dallohet nga tri elemente themelore. Shteti efikas, sundimi i ligjit dhe llogaridhë­nia e qeverisë. Fukuyama ka studiuar ndërtimin e rendit politik, që në gjenezë të tij për të mbërritur në rendin politik modern. Në qoftë se një qeverisje ka vetëm një element, shtetin e fortë, ajo do të degjeneroj­ë në një tirani apo autokraci. Në qoftë se një qeverisje ka sundimin e ligjit dhe një shtet të dobët, atëherë vendi do të kthehet në një kaos. Në qoftë se një qeverisje ka shtet të fortë dhe sundim të ligjit, por nuk ka llogaridhë­nie të qeverisjes, ajo do të degjeneroj­ë shpejt në një qeverisje që merr natyrë autoritari­ste dhe bëhet tirani.

Fukuyama merr mjaft shembuj ku një vend ka një apo dy nga tri tiparet e nevojshme të rendit politik dhe tregon se si në ato vende njerëzit janë gjithnjë të rrezikuar nga gjithçka. Kina, për shembull, ka shtet të fortë, por nuk ka sundim të ligjit dhe nuk ka llogaridhë­nie. India ka shtet të dobët, ka sundim të ligjit dhe nuk ka llogaridhë­nie të qeverisë. As në Kinë dhe as në Indi individi nuk ka të garantuara dhe të mbrojtura të drejtat. Nuk po flasim për Sirinë e Bashar Asadit, Venezuelën e Maduros apo drejtimin që ka marrë Shqipëria jonë.

Fukuyama thotë se në përgjithës­i kanë dështuar vendet, të cilat, pa pasur një shtet të fortë, pa pasur një administra­të efikase, kanë dashur të ndërtojnë sundim të ligjit. Fukuyama thotë se shteti i fortë apo administra­ta efikase në një vend pluralist dhe me zgjedhje nuk mund të bëhet me imponim nga partia, sepse ajo parti do të bëhej tiranike dhe vendi do të bëhej autokraci. Pas vitit 1990, me dhjetëra vende në Afrikë, Amerikë të Jugut apo Azi hynë në rrugën e demokracis­ë dhe sot shumica janë autokraci. Për Fukuyama- n, ndërtimi i një rendi politik demokratik që ka tri tiparet e nevojshme kalon doemos nga kultura e drejtuesve politikë, nga kapaciteti i tyre, nga kultura e vendit, por sidomos nga rritja e ekonomisë.

Martin Shefter dhe Benjamin Ginsberg, dy politologë të njohur që kanë punuar mbi tezën e Fukuyamas, kanë marrë në shqyrtim mënyrat se si shumë vende që sot janë demokraci të qëndrueshm­e, kanë arritur të kenë shtet efikas, sundim të ligjit dhe llogaridhë­nie të qeverisë.

Shefter dhe Ginsberg thonë se nëse nuk ka administra­të efikase dhe shtet të fortë, atëherë politikanë­t do të ofrojnë gjëra që ata mundin siç janë tenderë, leje dhe licenca, vende pune etj. Duke qenë kështu, do të jetë shumë e vështirë që të kemi sundim të ligjit dhe pa dyshim që llogaridhë­nia e qeverisë do të jetë e vogël ose asfare.

Gjermania ( Prusia) trashëgoi një ushtri të fortë pas luftërave polake të shekullit të 18- të. Pas mbarimit të luftës, ushtria nuk pranoi të zvogëlohej dhe diktoi ndërtimin e një administra­te të fortë dhe efikase, miratimin e kodeve civile dhe doganore dhe të mjaft ligjeve të tjera. Kur Gjermania u bë një vend pluralist me zgjedhje, ajo e kishte të ndërtuar administra­tën efikase dhe politikanë­t nuk mund të ofronin të mira si tenderët apo vendet e punës. Vendet e ngjashme me Gjermaninë megjithatë janë pak. Japonia dhe Koreja kishin gjithashtu shtet të fortë para se të bëheshin pluraliste. Shumica e vendeve gjithsesi nuk kanë kaluar nga kjo rrugë.

Shefter dhe Ginsberg marrin në analizë të hollësishm­e Italinë, Anglinë, SHBA- në, Hungarinë, Greqinë, Spanjën etj. Për ta, vendi më domethënës është SHBA, e cila deri në vitet 20- të shekullit të kaluar ishte një vend ku ligji nuk sundonte ( bandat, Al Capone, prohibicio­ni, etj...) ku administra­ta nuk ishte e pavarur dhe efikase. Atëherë, si u bë Amerika një vend me administra­të të pavarur dhe efikase, një vend me sundim të ligjit dhe llogaridhë­nie? Si u bë ajo një shembull për të gjithë?

Që prej fundit të shekullit të 19- të, SHBA kishte nisur të bëhet një vend që po zhvillohej fort ekonomikis­ht. Në fund të viteve 20- të, SHBA krijoi një klasë të mesme, një klasë njerëzish që fitonin të ardhura të qëndrueshm­e dhe relativish­t të mëdha. Fyukuyma, Shefter dhe Gisberg bien dakord që kjo klasë e mesme nisi të kërkojë pavarësi të administra­tës. Klasa e mesme, gjyqtarët, mësuesit, mjekët, avokatët, ekspertët e shumë fushave dhe mjaft e mjaft punonjës të tjerë të sektorit të biznesit në momentin që fitonin mirë dhe që kishin të ardhura dhe perspektiv­ë dëshiron që administra­ta t’i mbronte, dëshironin që shteti të dilte nga patronazhi i politikës dhe i paligjshmë­risë. Kjo shtesë ngadalë- ngadalë u pavarësua dhe institucio­net, administra­ta, u bënë efikase dhe të pavarura. Më pas gjithçka eci natyrshëm, erdhi sundimi i ligjit dhe llogaridhë­nia e qeverisë.

Rritja ekonomike në SHBA ishte çelësi dhe shtresa e mesme ishte ingranazhi lëvizës i këtij çelësi. Në këtë rrugë kanë kaluar gati të gjitha demokracit­ë me shumë pak përjahstim­e. Pikërisht për këtë arsye ideja dhe programi i Bashës i kanë shkuar në zemër problemit tonë dhe kanë gjetur rrugën e vetme, nëpërmjet së cilës Shqipëria mund të dalë nga kjo humbellë.

Për të dalë te kushti i dytë i një propozimi apo programi serioz duhet thënë se programi apo idetë e Bashës kanë koherencë, janë një qasje tipike e djathtë, janë diçka e menduar hollë dhe gjatë sepse ndryshe nuk do shkonin në zemër të problemit dhe nuk do të ishin zgjidhja e duhur dhe e vetme. Fukuyama, Shefter dhe Ginsberg sugjerojnë se thuajse të gjitha vendet që i kapi pluralizmi pa shtet efikas ishin pa shtet të tillë ia kanë dalë vetëm nga rritja ekonomike, nga krijimi i shtresës së mesme, e cila krijon institucio­net e pavarura.

Fukuyama, Shefter dhe Ginsberg sugjerojnë se thuajse të gjitha vendet që i kapi pluralizmi pa shtet efikas ishin pa shtet të tillë ia kanë dalë vetëm nga rritja ekonomike, nga krijimi i shtresës së mesme, e cila krijon institucio­net e pavarura

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania