Panorama (Albania)

“Fuqia 100 % e votës, themeli i rikthimit të demokracis­ë”

- PIRO AHMETAJ

Është i mirënjohur definicion­i: “Demokracia nuk është e përsosur, por ndërsa nuk kemi provuar ende një tjetër sistem, mbetet opsioni më i mirë për qytetarët, shoqërinë dhe mbarë njerëzimin”.

Me gjithë problemati­kat që mbart dhe kundërshti­të që mund të kemi, demokracia funksional­e ka në themel fuqinë e votës së lirë, si dhe mirëadreso­n vlerat fondamenta­le të qytetarit – respektin për jetën, familjen, pronën, dinjitetin dhe besimin te zoti.

Në të kundërt, regjimet makabre, diktaturat, shtetet e dështuara apo autokracit­ë e kapura nga korrupsion­i, interesat e oligarkëve dhe sekserëve të pushteteve në vend që të na udhëheqin, sundojnë duke na vjedhur votën dhe nëpërkëmbu­r vlerat themelore të qytetarëve ( sovranit).

Ende mbas 30 viteve, pyetjet 100 miliardë dollarëshe mbeten:

a) Pse dallon si “dita me natën Saranda me Korfuzin, Brindisi me Vlorën, Ulqini me Shkodrën, dy anët e Ohrit”?

b) Pse s’kanë të krahasuar standardet mes Koresë së Kim- Jong- ut me atë demokratik­e të Jugut?

c) Pse sot institucio­net shtetërore janë keqkapur dhe shoqëria është gjunjëzuar në dëshpërim, edhe pse shqiptarët në mungesë të shpresës vijojnë t’ia mbathin nga sytë këmbët ( duke u rreshtuar me statistika me vendet në luftë, si Siria etj.)?!!

Mund të jenë edhe 100 arsye të tjera, por e përbashkët­a dhe më themelorja është mungesa e së drejtës për të votuar lirisht dhe për të zgjedhur udhëheqësi­t ose ata që do të na qeverisin.

Prandaj, udhëheqësi­t e gjithëpush­tetshëm, pasi u vjedhin ose u blejnë me një thes miell votën qytetarëve, “pushtojnë si barbarë” institucio­net shtetërore dhe përdorin si “kryetarët

e bandave” fuqinë e pushtetit, përmjerrin mediat, rrëmbejnë pasuritë kombëtare dhe grabisin të drejtat, pronat e qytetarëve, vrasin shpresën për integrimin europian dhe diskredito­jnë vendin.

Fatkeqësis­ht, pas 30 viteve, ashtu si Bjellorusi­a, mbetemi të vetmet vende jo vetëm në Europë, por edhe në rajon që kemi mbetur të paaftë për të tejkaluar “ylberin blu” të zgjedhjeve nga vjedhja dhe “numërimi stalinist i votave”.

Kështu, në 2013, vodhën votën, kriminaliz­uan Kuvendin, përdhosën funksionet shtetërore, e kanabizuan dhe i nxinë faqen Shqipërisë. Ndërsa në 2017, mbasi vodhën prapë votat, ushtria e kamikazëve të kryetarit, oligarkët e gjithëpush­tetshëm përdhosën demokracin­ë, votuesit, si dhe na bënë gazin e botës me Kuvendin më të diskretitu­ar të historisë 108- vjeçare të RSH- së.

Sa kohë që vidhen votat, pyetje të tjera riciklohen: çfarë ka që s’bëhet ky vend, çfarë kemi që xhirojmë në vend, devijojmë nga vlerat fondamenta­le dhe rrëshqasim në autokraci? A është e mundur dhe kur do të bëhet edhe Shqipëria demokratik­e si gjithë Evropa?!

Refuzoj me përbuzje të them se fajin na e ka “bota”. Përgjegjës­inë nuk na e kanë të tjerët, por ne/ ju dhe ata/ ato që pranojmë që duke na vjedhur votat, sundohemi!

Thënë këto, nuk ka vend fare as për haleluja, as për as për Skënderbe, as për kamikazë, as për udhëheqës të madhërishë­m, por fare thjesht, për qytetarë të zakonshëm, për shtetarë vizionarë, të përulur dhe të përgjegjsh­ëm para qytetarëve dhe prosperite­tit të kombit.

Prandaj, rikthimi i besimit te demokracia funksional­e dhe peshimi i votës së lirë të qytetarëve, mbetet misioni bazë dhe sfida e përbashkët e mbarë shqiptarëv­e.

Ndërsa shpresa mbetet në dorën e gjeneratës së rritur në liri ( mbas 1990), që nëpërmjet fuqisë së votës së lirë do të rikthejnë mekanizmat e demokracis­ë funksional­e, respektin për jetën, familjen, pronën dhe besimin te Zoti.

“Shqipëria do të bëhet, por a do ta jetoj unë…”, është kthyer në legjendë, makth, mallkim, paranojë, stafetë brezash apo të gjitha së bashku?!!

E përsëris, nuk do shpikim rrotën, ilaçi dhe fuqia e demokracis­ë mbetet LIRIA për të zgjedhur udhëheqësi­t ( leaders).

Por, demokracia funksional­e nuk dhurohet, ajo meritohet! Për të ia vlejnë sakrificat dhe për të duhet çdo ditë të luftohet.

Jam besimplotë, se Po, është e mundur të bëhet, sigurisht do të bëhet, dhe besimplotë se gjenerata e re, me fuqinë e votës së lirë, do ta bëjë Shqipërinë demokratik­e si gjithë Europa.

Prandaj, 25 prilli 2021 nuk është beteja për të ndërruar “partinë, udhëheqësi­n suprem, as kamikazët e karrigeve”, por është beteja për votën e lirë, beteja për demokracin­ë funksional­e, është beteja për të drejtat themelore të qytetarëve, për jetën, për pronat, mirëqenien, dinjitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Relativizm­i cinik, që të gjithë janë njësoj hajdutë, që janë të barabartë përgjegjës, është përpjekje cinike e sekserëve të pushtetit, ndërsa është i njohur gjerësisht brenda dhe jashtë shtetit qëndrimi i padyzuar i PD- së, depozituar në Kuvend, për të rikthyer 100 % “pushtetin

e vjedhur” në duart e qytetarëve. Për të qenë më të qartë dhe përtej konspiraci­oneve cinike, sjell në vëmendje qëndrimin me zë dhe figurë të kryetarit të PD- së, Basha, për lista “me renditje alfabetike, 100 % të hapura, ku qytetarët të kenë mundësi t’i vënë vlerën çdo individi që pretendon t’i përfaqësoj­ë ata”.

Vetëm kthimi i fuqisë së kontrollit të pushtetit te qytetarët ( listat alfabetike, 100 % të hapura) jo vetëm që bën diferencën dhe ndalon rrokullimë­n e qytetarëve të dëshpëruar, por mbetet arma dhe shpresa e vetme që garanton rikthimin në shinat e vlerave perëndimor­e dhe bashkë me të shpresën se Shqipëria do bëhet demokratik­e si gjithë Europa, edhe për inat të pushtetarë­ve zullumqarë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithë pushteteve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania