Panorama (Albania)

Presidenti Trump, letër Ramës ku i kërkon të veprojë menjëherë për dy çështje

“Ju nxis të dilni nga formati ‘ Kina 17 + 1’ dhe ju inkurajoj që t’i bashkoheni SHBA- së në zhvendosje­n e ambasadës suaj në Jerusalem”

-

Presidenti Trump ka vlerësuar lidershipi­n e Shqipërisë në rajon, por edhe në Europë në lidhje me ndikimin e Kinës.

Me anë të një letre drejtuar Kryeminist­rit Rama, të cilën ky i fundit e ka bërë publike në rrjetin social “Facebook”, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, thotë se Shqipëria dhe SHBA do të nënshkruaj­në së shpejti një Memorandum Mirëkuptim­i mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën edhe për vendet e tjera në Ballkan që të bëjnë të njëjtën gjë.” Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipi­n e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomuni­kacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruaj­në së shpejti një Memorandum Mirëkuptim­i mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në letrën e presidenti­t Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu ka nënvizuar mbështetje­n e Kryeminist­rit shqiptar në normalizim­in ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe në kuadër të marrëveshj­es së nënshkruar në Uashington, ai e fton Ramën që të zhvendosë Ambasadën shqiptare në Jerusalem. “Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizim­in ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetje­n tuaj të fuqishme të Marrëveshj­eve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosje­n e ambasadës suaj në Jerusalem”, thuhet në letrën e presidenti­t Trump drejtuar kryeminist­rit Rama.

QËNDRIMET Kryeminist­ri Rama i dha përgjigje dje njërës prej kërkesave të Presidenti­t Trump, asaj për zhvendosje­n e ambasadës shqiptare në Jerusalem, duke thënë se mbështet qëndrimin e BE- së për këtë çështje, e cila në shumicë nuk e njeh Jerusalemi­n si kryeqendrë­n e re administra­tive të Izraelit. Gjatë një konference të përbashkët me Kryeminist­rin e Kosovës, Abdullah Hoti, Kryeminist­ri Rama tha se Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj dhe i vetmi vend ku gjetën strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe, sa asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. “Shqipëria është vendi ku shqiptarë janë dorëzuar te nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrenjtë që kishin marrë në shtëpi. Shqipëria është vendi që ka një lidhje të vjetër historike me Izraelin dhe një respekt të madh për Izraelin, por Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me BE- në”, tha Rama. Edhe në vitin 2017, Shqipëria votoi në favor të një rezolute të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës u bëhej thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqeshi­n nga vendimi për njohjen e Jerusalemi­t si kryeqytet të Izraelit. Ndërsa Kosova duket se është në një linjë me SHBA- të sa i takon politikës së jashtme dhe çështjes së Jerusalemi­t. “Sa i përket ambasadës në Jerusalem, ne jemi vend i ri, kemi nevojë për njohje. Me marrëveshj­en e Uashington­it, përveç projekteve të mëdha ekonomike dhe infrastruk­turore, që e ndërrojnë komplet koniunktur­ën ekonomike në Kosovë dhe në rajon, ka ardhur edhe një njohje, që është tepër e rëndësishm­e. Çdo njohje është e rëndësishm­e, por kjo është pak më ndryshe, sepse hap një perspektiv­ë krejt tjetër në konsolidim­in e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombët­are. Më vjen mirë që në politikën e jashtme ne jemi në të njëjtat linja sa u përket parimeve dhe interesave tona në politikën e jashtme me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Kryeminist­ri i Kosovës, Abdullah Hoti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania