Panorama (Albania)

Balla: Proces me integritet të plotë për anëtarësin­ë

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, duke shpjeguar platformën e re online, tha se ky do të jetë një proces me integritet të plotë. “Çdo anëtar i PS- së që tashmë i ka të gjitha të dhënat të hedhura në platformën dixhitale të sekretuar do të marrë përmes shërbimit postar kredencial­et për të aksesuar platformën ‘ anëtarësia. ps. al’”. Anëtari merr kodin e përdoruesi­t dhe fjalëkalim­in dhe faqja e parë ku ai akseson është lista e kandidatëv­e të qarkut ku ai bën pjesë e renditur alfabetiki­sht ku secili prej tyre do të vlerësohet lidhur me performanc­ën, theksoi Balla. “Dua të garantoj çdo anëtar të Partisë Socialiste që ky është një proces me integritet të plotë, ku vlerësimi i tyre është shumë konfidenci­al dhe është shumë e rëndësishm­e që gjithkush të marrë pjesë”, u shpreh Balla. Sipas tij, “anëtarët e PS- së janë pa dyshim struktura që merr vendimet më të rëndësishm­e dhe konsultimi i anëtarësis­ë së partisë lidhur me ekipin që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit është një prej qëllimeve të këtij procesi”. Çdo anëtar i PSsë ka kohë 50- ditore dhe në përfundim të dhënat do të përpunohen duke ruajtur konfidenci­alitetin, pasi siç u shpreh Balla, “neve na duhet realisht se çfarë mendon anëtarësia e PS- së”. Ai foli dhe për procesin paralel të pyetjes së anëtarësis­ë që po zhvillohet në PD. “Kjo është një risi që përshtatet në fakt edhe me nevojat që solli pandemia, pra është nevojë në kushtet kur nuk mund të mblidhemi në takime të mëdha, nuk mund të zhvillojmë procese tradiciona­le votimi që mund të transformo­hen pastaj edhe në procese qesharake sikundër keni parë në ndonjë forcë tjetër politike ku ndodhin elemente të padëgjuara më parë që voton ata që nuk do. Unë di që historikis­ht duhet të votosh atë që do, atë që beson. Qesharakja thellohet kur për të shpëtuar njërin apo tjetrin, duhet të rrisësh fiktivisht numrin e pjesëmarrë­sve”, theksoi Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania