Panorama (Albania)

Ilirjan Celibashi merr edhe votat e opozitës, kush janë anëtarët e rinj

-

Parlamenti votoi dje anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Institucio­ni i administri­mit të zgjedhjeve nuk do të jetë më me 7 anëtarë, por me 12, ku një do të jetë kryekomisi­oneri dhe do të ketë një ndihmëskom­isioner. Po ashtu, do të funksionoj­në edhe dy komisione: Komisioni Rregullato­r dhe ai i Ankesave dhe Sanksionev­e, të dy me nga 5 anëtarë. Me vota maksimale, deputetët votuan në krye të institucio­nit më të rëndësishë­m të zgjedhjeve Ilirjan Celibashin, figurë e cila mori edhe pëlqimin e opozitës jashtëparl­amentare. Deputetët e pranishëm në seancë i dhanë besimin me 106 vota pro Ilirjan Celibashit në postin e Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi vjen nga një eksperienc­ë e gjatë si jurist i spikatur dhe me administri­min e zgjedhjeve. Kujtojmë se ka drejtuar KQZ- në në periudhën 2001– 2006, ku përgatiti dhe administro­i zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2001 dhe 2005, si dhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2003. Në zgjedhjet e përgjithsh­me për Kuvendin e Shqipërisë të 23 qershorit 2013, z. Celibashi u zgjodh deputet i qarkut të Fierit për Partinë Socialiste, ndërsa mori postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n. Tashmë ai do të mbajë detyrën e Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve me një mandat 7- vjeçar me të drejtë rizgjedhje­je. Komisioner­i Shtetëror është organ monokratik me kompetenca kryesore, drejtimin dhe mbikëqyrje­n e veprimtari­së së administra­tës zgjedhore gjatë zgjedhjeve dhe referendum­eve. Me mbi 100 vota u zgjodhe edhe nënkomisio­nerja Lealba Pelinku. Znj. Pelinku ka mbi supe barrën për të realizuar identifiki­min biometrik të zgjedhësve në votimet e 25 prillit 2021. Pelinku është një emër i propozuar nga PD- ja, por në Parlament mori votat e maxhorancë­s dhe opozitës parlamenta­re. Zonja Pelingu vjen nga radhët e PDsë, pasi ka mbajtur postin e drejtueses së Departamen­tit Antikorrup­sion në Partinë Demokratik­e. Emra të njohur gjithashtu janë miratuar edhe në përbërje të Komisionit të ri Zgjedhor, ndër to edhe avokati i njohur Ledio Braho. Kujtojmë se Braho ka bërë mbrojtjen e ish- deputetit Ervin Salianji në çështjen e njohur si dosja “Babale”. Pjesë e listës së re përbërëse janë edhe Elvis Çefa, ish- nënkryetar i KLD- së, si edhe Helga Vukaj, ish- ministre e Financave në qeverinë teknike të 2017- ës, e cila ka punuar për vite me radhë në administra­tën e lartë shtetërore, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet.

 ??  ?? Kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi
Kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania