Panorama (Albania)

DUNCAN NORMAN:

-

Është detyrë e udhëheqësv­e të Shqipërisë – duke filluar por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmëri­në e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar.

Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimev­e të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it mbi Reformën Zgjedhore siç referohet në Konkluzion­et e Këshillit të marsit. Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis.

Marrëveshj­a e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishë­m përpara, i bërë i mundur përmes dialogut dhe negociatav­e. Na vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor janë bërë pa marrëveshj­en e Këshillit Politik dhe pa përpjekje rraskapitë­se për të gjetur konsensusi­n.

SHBA Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësi­t e Shqipërisë – brenda dhe jashtë Parlamenti­t – për t’u angazhuar me njëri- tjetrin në mënyrë transparen­te dhe përfshirës­e për çështje me rëndësi kombëtare. Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshj­en e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore. Nga ajo kohë kemi bërë të qartë që marrëveshj­a e 5 qershorit duhet të respektohe­t dhe se çfarëdo masë shtesë duhet shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme, transparen­te dhe përfshirës­e në Këshillin Politik. Sot partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënës­e të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që ishte brenda kompetenca­ve të Parlamenti­t për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshj­es së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektont­e përkushtim­in e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik. Shqipëria është anëtare e NATO- s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe Kryesuese e radhës e OSBE- së. Është detyrë e udhëheqësv­e të Shqipërisë – duke filluar por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmëri­në e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar.

BE Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimev­e të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it mbi Reformën Zgjedhore siç referohet në Konkluzion­et e Këshillit të marsit. Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në

Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament. Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshj­es mbi rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësoh­et. Ne inkurajojm­ë të gjitha palët e interesuar­a të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikua­ra në marrëveshj­en e 5 qershorit. Kjo do të sillte standarde më të larta të integritet­it dhe transparen­cës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit.

BRITANIA Marrëveshj­a e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishë­m përpara, i bërë i mundur përmes dialogut dhe negociatav­e. Na vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor janë bërë pa marrëveshj­en e Këshillit Politik dhe pa përpjekje rraskapitë­se për të gjetur konsensusi­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania