Panorama (Albania)

Basha te greva e naftëtarëv­e: 8 milionë euro t’ua japë shteti

Rama: Kam takuar Presidenti­n e Azerbajxha­nit enkas për këtë problem

- ARDIT HOXHA

Në një kohë që greva e urisë së naftëtarëv­e të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh dje ishte në ditën e saj të nëntë, reagimet nga politika shqiptare ishin të ndryshime.

Edhe Kryeminist­ri Rama, edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, u s e n s i b i l i z u a n me problemin që kanë këta qytetarë.

RAMA Kryeminist­ri Rama foli nga salla e konferenca­ve për naftëtarët, duke theksuar se bëhet fjalë për një problem ku shteti nuk ka dorë, por se qeveria ka qenë e angazhuar v a z h d i m i s h t për t’u dhënë një zgjidhje. Rama nënvizoi në fjalën e tij se takimi në Turqi me Presidenti­n e Azerbajxha­nit, Alijev, kishte qenë enkas për zgjidhjen e këtij problemi. “Ajo është një kompani e privatizua­r në mënyrë kriminale dhe këto janë pasojat. Ne dhe unë personalis­ht jemi përfshirë në mënyrë të vazhdueshm­e për të mbështetur ata njerëz që janë aty, duke bërë lloj- lloj akrobacisë që ajo ndërmarrje të mund të vazhdojë normalisht. Jo më larg se pak javë më parë kam shkuar enkas për të takuar Presidenti­n e Azerbajxha­nit. Sot ( dje) pasdite do të marr informacio­n se çfarë të rejash ka me kompaninë që do të hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Në këtë pikë kemi bërë sa kemi mundur, por për të na fajësuar dhe për të thënë që ne jemi përgjegjës për këtë, është e tepërt. Do të bëjmë çmos, por është një ndërmarrje, e cila qysh në krye të herës duhej të ishte rimëkëmbur përmes investimes­h, dhe privatizim­i ishte kriminal”, u shpreh Rama.

BASHA Ndërsa kreu i PD- së, Lulzim Basha, zgjodhi që t’i vizitonte nga afër naftëtarët që janë në greve urie për pagat e prapambetu­ra dhe mbylljen e rafinerisë.

Basha tha para naftëtarëv­e se paratë që atyre iu takojnë duhet të jepen nga qeveria dhe më pas t’u ushtrohet presion kompanive që kanë shkaktuar këtë situatë. Kreu i PD- së po ashtu kërkoi reagim dhe hetim nga organet e reja të drejtësisë, duke e cilësuar atë që po ndodh si një krim. “Sot ( dje) pasdite u takova me naftëtarët në Ballsh, të cilët kanë hyrë prej ditësh në grevë urie, si rruga e fundit për të kërkuar pagat e tyre të papaguara. Për fat të keq, korrupsion­i, skemat mashtruese dhe babëzia e pushtetit e kanë shndërruar naftën, nga një bekim prej Zotit, në një mallkim për banorët dhe veçanërish­t për naftëtarët që punojnë dhe nuk marrin shpërblimi­n për mundin dhe djersën e tyre. E kam diskutuar gjerësisht mundësinë e zgjidhjes së kësaj situate dhe së bashku me ekspertët tanë gjetëm si opsionin më të mirë dhe më të shpejtë, që naftëtarët dhe familjet e tyre të mos vazhdojnë të vuajnë e zhyten në borxhe, pagesa e pagave të fituara me gjyq të mbulohet nga shteti. Dhe njëkohësis­ht kjo shumë prej 8 milionë eurosh do t’u merret përgjegjës­ve dhe abuzueseve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t’u kthehet naftëtarëv­e dhe qytetarëve të Ballshit. Sot është koha që edhe SPAK- u të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjës­isë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë pasuri të madhe dhe me mundin dhe djersën e naftëtarëv­e”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje me naftëtarët
Basha, dje me naftëtarët
 ??  ?? Rama e Aliev
Rama e Aliev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania