Panorama (Albania)

Ndryshimet në qeveri, Rama: Gati vlerësimi për ministrat

“Ndërveprim të ri me anëtarësin­ë e partisë jo vetëm për deputetët”

-

Në përfundim të takimit të përjavshëm me drejtuesit politikë të qarqeve, Kryeminist­ri Rama bëri me dije se do të ketë një proces vlerësimi nga qytetarët edhe për punën e ministrave.

Duke u ndalur para gazetarëve në dalje të PS- së, Rama theksoi se procesi për të vlerësuar ministrat nuk do të bëhet vetëm nga anëtarët e partisë siç do të jetë ai për ekipin e deputetëve. Sipas shefit të qeverisë, bëhet fjalë për një proces që synon një ndërveprim të ri të strukturav­e të partisë me anëtarësin­ë e thjeshtë. “I vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS- ja, të gjitha të tjerat janë lajme të vjetra ose burime të thara. Ne vazhdojmë punën dhe diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprim­i të ri me anëtarësin­ë që ka filluar të marrë kodet dixhitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas pak ditësh do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat, që do të jetë edhe përtej anëtarësis­ë. Pra, çdokush që është i interesuar, do mund të hyjë të bëjë një vlerësim dhe ndërkohë përgatisim dhe hapin e tretë që është ftesa për të konsiderua­r shprehje interesi për të përfaqësua­r komuniteti­n në Parlament me skuadrën e PS- së. Për sa i përket punës së bërë deri tani, është një çështje e brendshme e PS- së. Është një proces që vazhdon dhe është pozitiv. Për emrat e kryesisë së re, nuk flas sot për atë që do të ndodhë të premten. Ka shumë kohë deri atëherë”, tha Rama, që në fjalën e tij nuk pranoi të fliste për atë që do të ndodhë në asamblenë e socialistë­ve të premten. Gjithashtu, kryesocial­isti nuk pranoi të përgjigjej nëse do të kishte një riintegrim në strukturat drejtuese të PS- së për ishministr­in e Jashtëm Ditmir Bushati. PROGRES- RAPORTI Ndërkohë, sa i përket çështjes së progres- raportit, Kryeminist­ri Rama nuk pranoi të japë shpjegime, pasi ende nuk kishte mundur që ta lexonte. Sidoqoftë, kreu i qeverisë nënvizoi në fjalën e tij se bëhet fjalë për një raport, në të cilin bien poshtë të gjitha pretendime­t që ka ngritur së fundi opozita jashtë Kuvendit. Sipas Ramës, e gjitha ajo sa është thënë për mundësinë e bllokimit të rrugës së integrimit të Shqipërisë, nuk është gjë tjetër veçse pjesë e luftës për pushtet që bëhet në kampin opozitar. “Të them të vërtetën, nuk e kam lexuar ende progres- raportin, sepse kam qenë i angazhuar me punë të tjera dhe nesër pres komisioner­in dhe do të diskutoj më gjatë me të. Por sigurisht më vjen mirë që progresrap­orti është një pasqyrë e ndryshme nga ato që paraqesin të tjerët që flasin në emër të Europës, por ndërkohë kanë hesapet e luftës së ethshme për pushtet në opozitë. Më vjen shumë mirë që edhe deklarata e BE- së lidhur me Reformën Zgjedhore ishte e kundërta nga ajo që tha opozita që paralajmër­oi re të zeza mbi Shqipërinë dhe duke hedhur helm e tym që ta kapi kush ta kapi... për të shkuar pas atyre që duan të çojnë njerëzit në rrugët e tyre qorre në luftën për pushtet, që nuk do të dalë asgjëkund”, deklaroi Kryeminist­ri Rama pas mbledhjes në selinë e PS- së me drejtuesit politikë të qarqeve.

 ??  ?? Rama, dje gjatë deklaratës
Rama, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania