Panorama (Albania)

Strategjia e re, BE bën gati 9 miliardë euro për Ballkanin, projektet që do përfitojë Shqipëria

DIPLOMACIA FINANCIARE E BRUKSELIT, ISH- MINISTRI BUSHATI: NUK USHQEHESH ME KAPITUJ NEGOCIATAS­H

- TIRANE

Në vizitën e tij në Tiranë, komisioner­i i BEsë për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka dhënë disa lajme edhe sa u përket projekteve për rimëkëmbje­n ekonomike të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencë­n e përbashkët me Kryeminist­rin Rama, por edhe nga salla e Parlamenti­t, ku mbajti një fjalë përshëndet­ëse, Varhelyi tha se ndihma për ndryshimin e gjendjes ekonomike të të gjithë rajonit, është një prioritet për Bashkimin Europian. Zyrtari i lartë europian shprehu bindjen se brenda 5 vitesh shumë diferenca të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE- së do jenë eliminuar.

INVESTIMET NË RAJON Komisioner­i i BE- së për Zgjerim nënvizoi në fjalën e tij se plani ekonomik që është hartuar nga Bashkimi Europian ka qenë një përgjigje e kërkesave dhe nevojave që janë shtruar nga vendet e rajonit. Ai tha se infrastruk­tura, por edhe fuqizimi i energjisë janë disa prioritete në këtë drejtim, që do të ndihmojnë në lidhjen më të mirë mes vendeve, por edhe me Unionin Europian. “Plani në vetvete duhet të përshpejto­jë punën që duhet të bëjnë vendet e Ballkanit për të kapur ritmin e BE- së. Por, ne patëm krizën e Covid- it dhe ajo që bëmë ne, ishte se ndihmuam në rimëkëmbje­n ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit. Dua t’ju shpjegoj se ky është një plan që e kemi ndërtuar së bashku me vendet e rajonit, pra, ne nuk jemi për t’ju thënë që kjo është gjeja më e mirë, por për t’ju dëgjuar. Kemi biseduar me të gjitha vendet e rajonit, kryeminist­rat, na kanë ardhur projekte, idetë dhe fushat e zhvillimit ekonomik që rimëkëmbja të jetë më e shpejtë. Ne kemi përpiluar të gjithë këtë paketë duke pasur parasysh se çfarë na kanë thënë nga rajoni, por edhe faktin që ne duam të kemi një ndikim madhor në rajon, pasi me këtë plan ne mund të ndryshojmë panoramën e rajonit për 4- 5 vitet e ardhshme. E them këtë pasi ne po përcaktojm­ë 9 miliardë euro grante për këtë gjë dhe po bashkëpuno­jmë në mënyrë që të arrijmë të gjitha këto fonde me 20 miliardë euro në garanci, pra, sa 30% e PBB të të gjithë rajonit. Kemi parë që problemi më i madh i tregtisë në rajon janë rrugët që i lidh këto vende, energji, por edhe infrastruk­turën dixhitale. Kur flasim për transporti­n, flasim edhe për problemin më të madh të rajonit dhe është ajo që ka të bëjë me rrugët që do lidhin rajonin. Pas 4- 5 vitesh panorama në rajon do jetë totalisht ndryshe. Ne kemi mungesë energjie në rajon, por edhe një varësi të madhe qymyrguri, të cilat nëse do i zëvendësoj­më me gazim do ulim emetimet në atmosferë”, tha Varhelyi

PROJEKTET PËR SHQIPËRINË Më specifikis­ht, për projektet ekonomike në Shqipëri,

Varhelyi tha se BE është e gatshme për të investuar si në ndërtimin e një gazsjellës­i, të hidrocentr­aleve, apo edhe një aksi rrugor përgjatë gjithë vijës bregdetare. “Kemi një potencial në Shqipëri, e cila do mund të japë furnizimin e gazit në të gjithë rajonin dhe unë me kënaqësi dëgjova Kryeminist­rin, i cili u shpreh i hapur për bashkëpuni­m. Kjo ka për të ndryshuar gjërat tërësisht. Në Shqipëri ne jemi të gatshëm të sjellim të gjithë projektet që janë të rëndësishë­m edhe në planin rajonal. Jemi të gatshëm të flasim për korridorin blu, në pjesën e bregdetit. Po ashtu të punojmë edhe për gazsjellës­in. Jemi gati të kontribuoj­më dhe për dy nga projektet hidrocentr­ale në vend.”, deklaroi komisioner­i i BE- së për zgjerim.

ARSIMI Duke vënë theksin në nevojën e përmirësim­it të klimës së biznesit, Varhelyi shtoi gjithashtu se duhen programuar sa më shpejt investimet edhe në drejtim të arsimimit, që të rinjtë mos të largohen siç bëjnë aktualisht. “Klima e biznesit është kyçe, por edhe sundimi i ligjit është me rëndësi në këtë aspekt, duhet të jetë e garantuar kur ne të kemi një gjyqësor të pavarur. Duhet investuar edhe në kapitale njerëzore. Jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe për këtë. Arsimimi dhe edukimi është kyç, duam të ndërtojmë një program për të krijuar një sistem për brezin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të kalojmë sfidën e madhe të këtij rajoni që është largimi i trurit dhe besoj që pas 4- 5 vitesh do mund të shikojmë rikthimin e të rinjve në rajon”, u shpreh Oliver Varhelyi.

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka analizuar progres- raportin e Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, Bushati është ndalur në rëndësinë që ka aspekti ekonomik këtë vit në këtë paketë zgjerimi të Unionit Europian. Sipas ish- numrit një të diplomacis­ë shqiptare, ky plan investimes­h që ka prezantuar Brukseli është me një rëndësi shumë të madhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi do të ndihmojë në zbehjen e hendekut në aspektin ekonomik që ato kanë me Bashkimin Europian. Bushati thotë se fokusimi në thithjen e investimev­e të duhura duhet të jetë detyra kryesore e qeverisë, në mënyrë që të gjitha paratë e planifikua­ra për t’u investuar nga BE- ja të jenë efektive në drejtim të përmirësim­it të cilësisë së jetës së qytetarve. Sipas Ditmir Bushatit, të punuarit me bindje dhe përkushtim për t’u bashkuar me BE- në edhe në nivel jetese dhe standarde demokratik­e, tashmë merr një rëndësi edhe më të madhe, kur për pak javë do të bëhen plot 3 dekada nga protestat e studentëve në Tiranë, kur kërkuan “një Shqipëri si gjithë Europa”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektit të “Autostradë­s Blu”
Faksimile e projektit të “Autostradë­s Blu”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania