Panorama (Albania)

Rrëzohet lista e 2017 në Korçë, baza e PD largon Balliun dhe Hoxhollin, konfirmohe­t vetëm Salianji

Skualifiko­het Hekuran Hoxhalli në Devoll, në Pogradec të djathtët skualifiko­jnë ish- deputetin Balliu dhe ish- kryebashki­akun Kapri

- TIRANE Klevis Balliu Eduart Kapri

Pakënaqësi­në me listën e vitit 2017, demokratët e Korçës e shprehën menjëherë sapo u dha mundësia.

Anëtarësia e PD- së dje në qarkun juglindor votoi kandidatët që nuk do t’i shoh në listën e ardhshme të PD- së për zgjedhjet e përgjithsh­me dhe ato lokale. Nga deputetët e dalë nga viti 2017 u konfirmua vetëm Ervin Salianji, i cili sipas burimeve ka marrë edhe më pak vota kontestues­e në degën ku ishte në listë, ndërsa Hekuran Hoxhalli në degën Devoll u skualifiku­a. Burime nga grupi i numërimit të votave tregojnë se Hoxhalli ka marrë më shumë se 800 vota kontestues­e. Shifër, e cila kalon gjysmën e numrit të votuesve që kanë marrë pjesë. Surpriza ka pasur edhe në degën e Pogradecit. Demokratët nuk i dhanë një mundësi të dytë Klevis Balliut për të qenë sërish përfaqësue­s i tyre në parlament, po ashtu në Pogradec u skualifiku­a edhe Eduart Kapri. Ndërkohë, në Pogradec u konfirmua ishgazetar­i dhe pedagogu i komunikimi­t Erlis Çela dhe historiani Erald Kapri. Në këtë qark komisioni vlerësoi si të përshtatsh­ëm 39 emra, ndërkohë Korça prodhon në total 11 vende në parlamenti­n shqiptar. Por pas votimit të zhvilluar dje do të kthehen mbrapsht vetëm 36 kandidatë, pasi 3 prej tyre u skualifiku­an. Ndërkohë, kujtojmë se Valentina Duka u tërhoq nga politika për t’iu përkushtua­r jetës akademike.

PROCESI Në përfundim të procesit të votimit nga anëtarësia e PD- së, kandidatët, të cilët janë konfirmuar për të vijuar arën do të rikthehen në komisionin me 5 anëtarë të përbërë nga Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Genc Ruli Enriketa Papa e Mark Marku. Këta do të bëjnë sërish filtrim të kandidatëv­e. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performanc­ës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimaliz­imit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimt­ar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarr­je finale Kryesisë së Partisë Demokratik­e. Votimi i konsultimi­t të anëtarësis­ë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastr­ës dhe Beratit, Lezhës Durrësit, Elbasanit ndërsa sot votohet në Vlorë. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetar­ët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizati­v Sahit

Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania