Panorama (Albania)

“Zeitenwend­e”: një paralajmër­im

- VETON SURROI

1. Brenda disa ditëve përputhëse, Jurgen Habermas, filozofi e intelektua­li publik më me ndikim në Gjermani, botoi një ese mbi shansin e dytë gjerman, ndërsa...

Konferenca e Munihut e Sigurisë një analizë të thellë mbi rolin e ardhshëm të Gjermanisë. Që të dyja analizat identifiko­jnë atë që mund të jemi duke jetuar më 2020, e që në gjermanish­te quhet “Zeitenwend­e”, pra, një ndryshim i epokave historike në politikë. Për Habermasin, bashkimi i Gjermanisë ishte moment kthese, i cili nxori në pah dyzimin pozitiv të dy proceseve: bashkimi i Gjermanisë ishte i mundshëm me bashkimin e mëtejmë të Europës dhe anasjellta­s; me bashkimin e Gjermanisë rriteshin mundësitë për bashkimin e mëtejmë të Europës. Tash, 30 vjet më vonë, Habermas nxjerr një shans të ri që del po nga interesat e brendshme gjermane. Sipas tij, Gjermania është e detyruar që me partnerët e saj, në radhë të parë Francën, të thellojë nivelin e bashkimit të Europës në mënyrë që ta shpëtojë rendin e vet liberal- demokratik. Alternativ­a e bashkimit dhe e thellimit të mëtejmë europian, mendon Habermas, nuk është vetëm rritja e nacionaliz­mit në Europë ( dhe demokracis­ë joliberale, siç është rasti me Hungarinë), e me përpjekjet për ta ndalur bashkimin e Europës dhe për të prishur të arriturat e deritanish­me, por edhe rritja e nacionaliz­mit gjerman brenda vetë Gjermanisë, i cili sot manifestoh­et me partinë e skajshme të djathtë, AfD. Analiza e Konferencë­s së Sigurisë së Munihut, ndërkaq, shkon edhe më tutje. Sipas saj, bota ku jetojmë është ndryshe prej asaj kur u bashkua Gjermania. Dy janë ndryshimet thelbësore. Së pari, tërheqja e rolit të SHBA- së nga roli i “hegjemonit dashamir”, i cili kujdeset për sigurinë europiane dhe ky është një proces, i cili do të vazhdojë, pa marrë parasysh kush i fiton zgjedhjet presidenci­ale amerikane. Së dyti, jetojmë në një botë të fuqive të ndryshme, me daljen në skenë të Kinës, që i bën konkurrenc­ë jo vetëm fuqisë amerikane, por edhe sistemit liberal- demokratik si të tillë. Pra, sot për sot, me së paku katër fuqi të një rangu - SHBA, BE, Rusi, Kinë - kemi të bëjmë me një botë shumëpolës­he e madje edhe me një konkurrenc­ë të ndërsjellë sistemesh qeverisjej­e.

Konferenca e Sigurisë së Munihut mendon se tash është momenti kur Gjermania, në partnerite­t me Francën dhe të tjerët, të fuqizojë Bashkimin Europian në forcimin e vendimmarr­jes së tij dhe të ndërmarrë hapa të mëtejmë të forcimit të sistemit të vet të sigurisë, brenda kontinenti­t dhe brenda NATO- s.

A do të kemi Shtete të Bashkuara të Europës - sepse kjo është rrjedha logjike e të dy analizave - apo diçka që shkon në atë të një konfederat­e, e cila përbashkon në dhjetë vjetët e ardhshëm vendimmarr­jen për thesarin, politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes?

Kjo është sfida konceptual­e e propozuar nga të dyja analizat dhe reflekton në masë të madhe të menduarit, jo vetëm në Berlin, por edhe në Paris, Bruksel dhe jo pak kryeqytete gjithandej kontinenti­t.

Sado larg të duket prej këtij debati, një lëvizje e këtillë historike do të ketë efekt të vetin të drejtpërdr­ejtë në Kosovë, ndër shqiptarë dhe në regjion në tërësi.

Efekti i parë dhe thelbësor do të jetë fakti se fillimi i një procesi shumëvjeça­r i thellimit të vendimmarr­jes brenda BE- së do të ndërpresë dinamikën domethënës­e të integrimit të Ballkanit Perëndimor në të. Dhe, kjo do të thotë se brenda një periudhe dhjetë apo pesëmbëdhj­etëvjeçare nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në BE. E kjo do të thotë se politika e jashtme e BE- së nuk mund të llogarisë në anëtarësim (“anëtarësim të shpejtë”, “garanci anëtarësim­i”, “shirit të shpejtë anëtarësim­i” apo sido që të quhen premtimet që diplomatët ua japin shteteve ballkanike) si mjet për të nxitur zgjidhjen e problemeve të hapura shtetndërt­imi në relacionin Kosovë- Serbi, brenda

Bosnjë- Hercegovin­ës apo të reformave në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Në mungesë të një politike (“të shpejtë”) integruese, efekti i dytë në regjionin e Ballkanit Perëndimor do të jetë ai i vazhdimit të konkurrenc­ës së përkatësiv­e identitare. Në regjion tashmë kemi një koktej të të katër poleve, që janë në konkurrenc­ë globale ( plus Turqia si fuqi e mesme). Pra, kemi SHBA- në, BE- në, Rusinë dhe Kinën. Që të katër aktorët kanë demonstrua­r ambicie të veta kompetitiv­e dhe kjo nuk befason kur është fjala për Kinën e Rusinë, por ka qenë befasi me mungesën e qartësisë në politika transatlan­tike; siç u pa me takimin Kosovë- Serbi në Uashington, veprimi i Presidenti­t Trump nuk ishte pjesë e një politike të dakorduar transatlan­tike.

Në këso kushte, konkurrenc­a e katër poleve që tani ka krijuar dhe mund të thellojë vijat identitare. Kosova dhe Shqipëria kanë pasur identifiki­min tradiciona­l me SHBA- në dhe BEnë, por tashmë ky identitet transatlan­tik nuk është më i njëjtë. Për më tepër, identiteti shtetëror i Kosovës mohohet nga ndërhyrja e Rusisë nëpërmjet veprimeve të Serbisë. Mali i Zi ka përjetuar që të identifiko­het me SHBAnë dhe BE- në në formën e vet tradiciona­le transatlan­tike për të parë se si ndërhyrja e drejtpërdr­ejtë ruse, përfshirë edhe nëpërmjet Kishës Ortodokse serbe po e ndan identiteti­n shtetëror në dysh. Një shtet tjetër i ndarë në dysh, Bosnje- Hercegovin­a, sheh se si zhvillohet gara mes Rusisë e BE- së, madje edhe Turqisë, në vijat e fërkimeve etnike boshnjako- serbe. Shembulli më i ndritur, Maqedonia e Veriut, është gjithnjë në konsolidim e sipër të identiteti­t të vet perëndimor në një regjion pasigurie. Ndërkaq, Serbia e Presidenti­t Vuçiç është në avantazh dhe ka arritur me mjeshtri të identifiko­het me të katër polet: është derë hyrjeje për Kinën në regjion, është shtizë ruse që pengon konsolidim­in e NATO- s, pra, ambicieve të deridjeshm­e amerikane, është identifiku­ar si partner thelbësor europian për stabilitet në marrëdhëni­et me Kosovën dhe Bosnjë- Hercegovin­ën, dhe në muajt e fundit është shndërruar në partner amerikan në sytë e Presidenti­t Trump.

Dhe efekti i tretë do të jetë krijimi i një distance më të madhe kohore mes dy Europave, asaj që, sipas modelit gjerman, do të thellojë vendimmarr­jen në BE dhe ne të tjerëve që jetojmë në Ballkanin Perëndimor e që jemi shndërruar në terren për garën identitare. Përzgjedhj­a e thjeshtë nuk mjafton: në Shqipëri u brohorit “edhe ne si gjithë Europa”, por kjo nuk është realitet. Në Kosovë është dyfish më e madhe përqindja e njerëzve që duan që shteti të jetë në BE, por Kosova formalisht as që ka kapacitet negocimi për anëtarësim.

Nga Berlini, ku po paralajmër­ohet “Zeitenwend­e”, momenti i kthesës, para disa vjetësh ka dalë ideja e Procesit të Berlinit, nga i cili pak a shumë pastaj ka dalë ideja që nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor replikojnë, atë që bënë shtetet e Vishegradi­t dhe krijojnë hapësirën e “katër lirive europiane”, do të futen më shpejt në BE. Kështu, ritualisht dalin ide të mira që kanë funksionua­r në vende të tjera. Vetëm nuk pranon kush se po përpiqet të bëhet diçka që nuk është bërë ende: të bëhet pajtimi ende pa përfunduar konflikti, të bëhet pajtimi mes Çekisë e Sllovakisë ende pa e njohur ato njëratjetr­ën, apo të bëhet pajtimi mes Hungarisë e Sllovakisë, ndërkohë që Hungaria ia kërkon një pjesë të territorit kësaj të fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania