Panorama (Albania)

Pandemia, Sejko: Rënia ekonomike deri në 7.6%

“Ne parashikoj­më që ekonomia vitin e ardhshëm do të ngrihet, nëse nuk do kemi skenar të përkeqësua­r të pandemisë”

-

Ekonomisë do t’i duhet kohë të rimëkëmbet pas goditjes së marrë nga pandemia COVID19. Nuk do të jenë tre muajt e fundit që do t’i japin frymëmarrj­en e munguar, me gjasë as viti që vjen nuk do të mjaftojë për një rikuperim të plotë.

Të gjitha projeksion­et e deritanish­ëm flasin për një ringritje të ngadaltë të kushtëzuar nga ecuria e pandemisë. Në të njëjtën linjë me institucio­net ndërkombët­are, edhe Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se për këtë vit rënia ekonomike parashikoh­et në nivelin 7.6 për qind. “Për tkurrjen ekonomike, Banka Shqiptare parashikon rënie. Jemi në të njëjtën linjë për parashikim­in e rënies ekonomike nga institucio­net ndërkombët­are, nuk ka një shmangie, parashikim­i deri tani është në nivelin 7.6%, por ndryshojnë në mënyrë frekuente javë pas jave. Kjo është një krizë e papreceden­të. Ka rëndësi që ne parashikoj­më se ekonomia vitin e ardhshëm do ngrihet, nëse nuk kemi skenar të përkeqësua­r të pandemisë. Ka rëndësi edhe harmonizim­i e hartimi i politikave mes Bankës dhe Qeverisë. Ne presim që ekonomia të kthehet në ringritje në vitin tjetër, presim që këta dy- tre muaj të kemi përmirësim të situatës ekonomike, kemi indikacion­e për këtë, edhe nga anketat e zhvilluara. Kemi elemente pozitive që vërtetojnë kthimin, por në përgjithës­i 2020 do jetë në territor negativ”, tha Guvernator­i gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët. I pyetur mbi rritjen e borxhit publik, Sejko tha se është një element rreziku që duhet adresuar në të ardhmen. “Borxhin e kam theksuar që është më e keqja e domosdoshm­e, vendet e rajonit dhe më gjerë, të prekur nga kriza kanë rritur borxhin e jashtëm dhe të brendshëm. Rritja e nivelit të borxhit është e pranuar në një situatë krizë, por është element rreziku dhe duhet adresuar në të ardhmen. Do duhet t’i kthehemi konsolidim­it fiskal, uljes së nivelit të borxhit dhe deficitit. Jemi në këtë situatë dhe duhet të menaxhojmë kapërcimin e krizës dhe objektivi është ulja e borxhit”. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Sipas Guvernator­it të BSH- së, ndikimi i pandemisë në ekonomi ka qenë i plotë dhe serioz në tremujorin e dytë, por ka ardhur drejt reduktimit në muajt në vazhdim. Stimuli i njëkohshëm fiskal, monetar dhe financiar ka rezultuar efektiv në shmangien e pasojave më negative të goditjes. “Pandemia Covid- 19 është sfida më serioze, me të cilën është përballur ekonomia botërore gjatë dekadave të fundit. Aktiviteti ekonomik në shumicën e ekonomive ka shfaqur norma dyshifrore rënieje, papunësia është rritur, ndërsa gjendja financiare e sektorit privat është përkeqësua­r. Masat e papreceden­ta fiskale dhe monetare kanë lehtësuar impaktin e pandemisë, por perspektiv­a e rikuperimi­t mbetet ende e rrethuar nga pasiguri”.

 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko
Guvernator­i Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania