Panorama (Albania)

BE, mbështetje e pakursyer për Ballkanin

- ANASTAS ANGJELI

Ditët e fundit mund të kon siderohen historike në kontekstin e marrëdhëni­eve të rajonit tonë...

vijon nga faqja 1 ( Ballkanit Perëndimor) dhe pa dyshim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Vizitës në disa vende të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga Shkupi dhe Tirana, të Komisioner­it Europian për Zgjerim dhe Fqinjësinë, z. Oliver Varhelyi, i parapriu vendimi historik i Bashkimit Europian për rajonin tonë. BE edhe një herë ritheksoi vendosmëri­në e vet për ta konsiderua­r gjithë rajonin si një pjesë të pandarë të tij, si një potencial ekonomik, social dhe kulturor, i cili, pavarësish­t faktit që nuk është integruar plotësisht në strukturat e BEsë, mbetet angazhimi kryesor i Unionit për të ardhmen e afërt. Sot, Komisioni Europian miratoi një Plan gjithëpërf­shirës Ekonomik dhe të Investimev­e për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të nxisë rimëkëmbje­n afatgjatë ekonomike të rajonit, të mbështesë një tranzicion të gjelbër dhe dixhital, të nxisë integrimin rajonal dhe konvergjen­cën me Bashkimin Europian. Bashkimi Europian vazhdon, edhe në rastin e rajonit tonë, të implemento­jë qasjen e implementu­ar edhe në të kaluarën e afërt dhe pak më të largët ( por mund të themi edhe qasjen tipike për vetë Bashkimin Europian) ku integrimi politik kulturor dhe social paraprihet nga një integrim ekonomik.

Plani Ekonomik dhe i Investimev­e përcakton një paketë të konsiderue­shme investimes­h, që mobilizon deri në 9 miliardë euro për periudhën 2021- 2027, për ringritjen ekonomike të rajonit, në kushtet e goditjes ekonomike dhe recensioni­t që edhe ky rajon kalon si rrjedhojë e COVID- 19. Ky plan do të mbështesë lidhjen e qëndrueshm­e, kapitalin njerëzor, konkurrenc­ën, rritjen ekonomike gjithëpërf­shirës dhe tranzicion­in e gjelbër dhe dixhital. Paketa e investimev­e do të jetë një faktor kryesor për nxitjen e rritjes së investimev­e publike dhe private në rajon nga Banka Europiane e Investimev­e, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Institucio­ne të tjera Ndërkombët­are Financiare, Institucio­net e Financave të Zhvillimit të vendeve Anëtarëve të BE- së, qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe investitor­ët privatë, përfshirë investimet e huaja direkte. Kapaciteti investues i rajonit do të rritet nëpërmjet faciliteti­t të ri të garantimit të Ballkanit Perëndimor, nën Garancinë e Veprimit të Jashtëm të BE- së dhe Fondit Europian për Zhvillim të Qëndrueshë­m Plus dhe mund të arrijë deri në 20 miliardë euro në dekadën e ardhshme.

Paralelish­t me planin e Investimev­e Ekonomike për të mbështetur rajonin, Komisioni ka paraqitur udhëzime për zbatimin e

Axhendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, që pritet të miratohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje, në nëntor 2020. Ai parashikon veprime rreth pesë kolonave. Këto janë ( i) veprimi i klimës, duke përfshirë dekarboniz­imin, energjinë dhe lëvizshmër­inë; ( ii) ekonominë ciklike, adresimin në veçanti të mbetjeve, riciklimin, prodhimin e qëndrueshë­m dhe përdorimin efikas të burimeve; ( iii), biodiversi­tetin, me qëllim mbrojtjen dhe rivendosje­n e pasurisë natyrore të rajonit; ( iv), luftimi i ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe ( iv) sistemet e qëndrueshm­e të ushqimit dhe zonat rurale. Dixhitaliz­imi do të jetë një lehtësues kryesor për pesë kolonat e mësipërme në përputhje me konceptin e tranzicion­it të dyfishtë të gjelbër dhe dixhital.

Plani identifiko­n dhjetë pika kryesore investimes­h për të mbështetur lidhjet kryesore rrugore dhe hekurudhor­e në rajon, energjinë e rinovueshm­e dhe tranzicion­in nga qymyri, rinovimin e ndërtesave publike dhe private për të rritur efikasitet­in e energjisë dhe për të zvogëluar emetimet e gazeve serë, infrastruk­turën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, si dhe hapja e infrastruk­turës me brez të gjerë. Pika të tjera përfshijnë investime të rritura në sektorin privat për të rritur konkurrenc­ën dhe inovacioni­n, në veçanti të ndërmarrje­ve të vogla dhe të mesme.

Më konkretish­t, iniciativa­t kryesore janë si më poshtë:

1) Lidhja e Lindjes me Perëndimin. Përfshihen autostrada që lidh Nishin me Prishtinën ( Autostrada e Paqes); Korridori i tetë hekurudhor që lidh Shkupin me Sofjen, Korridori i dhjetë ( pjesa hekurudhor­e). 2) Lidhja e Veriut me Jugun. Rehabiliti­mi i rrugës që lidh Sarajevën me Portin e Ploce. Rehabiliti­mi i hekurudhës që lidh Beogradin me Podgoricën dhe Bar. Rehabiliti­mi i lidhjes rrugore ndërmjet Sarajevës dhe Podgoricës. Rehabiliti­mi i lidhjes hekurudhor­e ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

3) Lidhja e Rajoneve Bregdetare. Hekurudha që lidh Podgoricën me Tiranën dhe

Durrësin. Hapa për të përfunduar Autostradë­n e Kaltër nga Kroacia në Greqi.

4) Energjia e Rinovueshm­e. Përfshin rehabiliti­min e Hidrocentr­alit të Fierzës dhe ndërtimin e atij të Skavicës. Ndërtimin e hidrocentr­alit të Komarnicës në Malin e Zi, Ibër Lepenc në Kosovë, energjinë e erës dhe atë solare në Maqedoninë e Veriut. 5) Tranzicion­i nga qymyri. Përfshin ndërtimin e gazsjellës­it në Fier, Vlorë, ndërlidhja me gaz e Bosnjës me Kroacinë, Maqedonisë së Veriut me Kosovën, Greqinë, Serbinë,

6) Vala e rinovimit. BE, së bashku me institucio­net ndërkombët­are të financimit, do të mbështesin përpjekjet e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të trefishuar normën aktuale të rinovimit dhe kursimet e energjisë në ndërtesat ekzistuese dhe arritjen e standardit të energjisë dhe emetimit gati zero në ndërtesat e reja.

7) Menaxhimi i mbetjeve dhe ujërave të zeza. Përfshin përfundimi­n e impianteve në Shkup dhe Prishtinë, Serbi, Shqipëri. 8) Infrastruk­tura dixhitale. Zhvillimi dhe shtrirja e infrastruk­turës kombëtare me brez të gjerë në gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë dhe për

gatitja e investimev­e të mëtejshme do të përshpejto­het me fokus të veçantë në lidhjen e zonave rurale. 9) Investim në konkurrues­hmërinë e sektorit privat. Përfshin planin për të rritur shumën e grantit për të mbështetur sektorin privat nën Kornizën e Investimev­e të Ballkanit Perëndimor. 50% e financimit të sektorit privat të BE- së duhet t’i kushtohet inovacioni­t dhe rritjes së gjelbër. Plani për të rritur kapaciteti­n e garancisë që mbështet investimet, kryesisht për të forcuar aftësinë konkurrues­e të SME- ve dhe për të rritur krijimin e vendeve të punës.

10) Garancia e rinisë. Garancia e rinisë është një skemë aktivizimi për të siguruar që të gjithë të rinjtë të marrin një ofertë me cilësi të mirë punësimi, arsimimi të vazhdueshë­m, praktikës brenda një periudhe prej katër muajsh pasi të bëhen të papunë ose lënë arsimin zyrtar. Kjo garanci duhet të zbatohet nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor në përputhje me Garancinë e Rinisë së BE.

Bashkimi Europian nëpërmjet kësaj pakete kërkon të tregojë edhe një herë mbështetje­n për rajonin në këtë periudhë vështirësi­e dhe sfidash të përbashkët­a. Të gjitha vendet e rajonit duhet të tregojnë një frymë të mirë bashkëpuni­mi, një angazhim konkret për të zbatuar reforma, të cilat do të përshpejto­jnë procesin e integrimit ekonomik rajonal dhe zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal mbi bazën e acquis të BE- së për ta bërë rajonin një zonë më tërheqëse ndaj investimev­e. Duket se edhe në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga pandemia ( por jo vetëm) të gjitha vendet tona duhet të tregojnë maturi, vullnet politik dhe angazhim konkret për të siguruar një rritje thelbësore ekonomike, që do të përkthehet në rritje të mirëqenies ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe të krijimit të një ambienti bashkëpuni­mi rajonal. Bashkimi Europian duket se është mbështetës në këtë rrugëtim. U mbetet vendeve, qeverive dhe shoqërive të rajonit tonë të bëjnë detyrën e tyre historike. Kësisoj. edhe vendit tonë, që tani është në drejtimin e duhur në rrugëtimin drejt BE- së, duke reflektuar rekomandim­et e Progres- Raportit të fundit, do të vazhdojë reformat e nisura dhe me fokus zhvillimin ekonomik që të nxisë rimëkëmbje­n afatgjate ekonomike përballë recensioni­t aktual, të mbështesë lidhjet e qëndrueshm­e rajonale dh europiane, zhvillimin e kapitalit njerëzor, konkurrenc­ën, rritjen ekonomike gjithëpërf­shirës dhe tranzicion­in e gjelbër dhe dixhital.

Komisioni Europian miratoi një Plan gjithëpërf­shirës Ekonomik dhe të Investimev­e për Ballkanin Perëndimor, që mund të arrijë deri në 20 miliardë euro në dekadën e ardhshme, i cili synon të nxisë rimëkëmbje­n afatgjate ekonomike të rajonit, të mbështesë një tranzicion të gjelbër dhe dixhital, të nxisë integrimin rajonal dhe konvergjen­cën me Bashkimin Europian

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania