Panorama (Albania)

Të garantohen koalicione para dhe paszgjedho­re, kushtet e KE për integrimin

Olivér Várhelyi: S’mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione­t, qoftë para dhe pas zgjedhjeve. Për ne kjo është kyçe

-

Komisioner­i për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha dje se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë kusht për mbajtjen e konferencë­s së parë ndërqeveri­tare. Gjatë konferencë­s së përbashkët për shtyp me Kryeminist­rin Rama, Várhelyi, disi kontradikt­or, tha se zgjedhjet që zhvillohen në prill 2021 janë kusht për mbajtjen e konferencë­s ndërqeveri­tare, por, nga ana tjetër, u shpreh se ka besim se ajo do të mbahet brenda këtij viti. “Folëm edhe për kriteret e tjera, për Reformën Zgjedhore. Ne na duhet një Zgjedhore e besueshme për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Këto zgjedhje do të jenë testi për konferencë­n e parë ndërqeveri­tare, që besoj do të ndodhë sivjet”, tha Várhelyi. Edhe në takimet e zhvilluara në Shkup me Kryeminist­rin maqedonas Zaev, Várhelyi tha se “BE mbetet e angazhuar në mënyrë që negociatat të fillojnë gjatë presidencë­s gjermane”. Por duket se kushti i zgjedhjeve, i artikuluar nga

Komisioner­i Europian, nuk është mirëpritur nga Kryeminist­ri Rama, i cili tha se vendi do të ecë përpara edhe nëse dikush do të kapet pas ndonjë kushti të parealizua­r. “Në rast se Bashkimi Europian do të shohë plotësimin e kësaj pike konkretish­t, do jetë një pikë ku nuk do mund të kapet njeri. Në rast se dikush do dojë të kapet, pastaj do kapet e ne do vazhdojmë punën”, tha Rama. Duke folur për çështjen e koalicione­ve, Komisioner­i për Zgjerimin tha se ato nuk duhet të ndalohen. “Në lidhje me këtë, them që për aq kohë sa koalicione­t paszgjedho­re nuk parandaloh­en dhe nuk bëhen më të vështira që të realizohen me anë të këtyre reformave, atëherë ne mund ta shikojmë atë amendament me një mendje të hapur. Por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione­t, qoftë para dhe pas zgjedhjeve. Për ne kjo është një çështje kyçe”, tha Várhelyi.

 ??  ?? RAMA E VARHELYI, DJE NE KRYEMINIST­RI
RAMA E VARHELYI, DJE NE KRYEMINIST­RI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania