Panorama (Albania)

Presidenti pas takimit me Komisioner­ineKE: Nuk e dekretoj Kodin

Meta: Për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor

- TIRANE

Presidenti Meta i ka transmetua­r Komisioner­it të Zgjerimit, Oliver Varhelyi, se nuk do ta dekretojë Kodin Zgjedhor të miratuar në Kuvend, më 5 tetor.

Sipas kreut të shtetit, kthimin për rishqyrtim do ta bëjë për t’i dhënë një mundësi tjetër Kuvendit që të mos minojë procesin e ardhshëm zgjedhor. “Kënaqësi të takohesha me Komisioner­in për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi. E falënderov­a për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucio­neve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë. Duke u ndalur te Reforma Zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it, e informova Komisioner­in se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor. Duke mirëkuptua­r kërkesën dashamirës­e të Grupit të PPE- së në Parlamenti­n Europian, për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet te Marrëveshj­a konsensual­e e 5 Qershorit”, thuhet në statusin e Presidenti­t Meta në “Facebook” pas takimit me Komisioner­i e KE- së. Sipas kreut të shtetit, çdo zgjidhje do të vijë përmes zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat Meta i cilëson një referendum popullor. “E garantova Komisioner­in Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar. 25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit”, shkruan Presidenti Meta. Gjatë paradites së djeshme, nga Elbasani, kreu i shtetit i bëri thirrje maxhorancë­s që të reflektojë për Kodin Zgjedhor. Sa i takon çështjes së zgjedhjeve, është një shqetësim i përgjithsh­ëm në vendin tonë dhe i vetë BE- së, i cili mezi pret çeljen e negociatav­e dhe plotësimin e disa detyrimeve. Le të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjete­se, ka ende kohë për të reflektuar që secili do të jetë pjesë e kontributi­t të Shqipërisë Europiane që është jo vetëm një objektiv, por do të jetë një realitet i pashmangsh­ëm, pavarësish­t sfidave dhe vështirësi­ve”, tha Presidenti Meta.

E garantova Komisioner­in Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar. 25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit

 ??  ?? Presidenti Meta me Komisioner­in Oliver Varhelyi
Presidenti Meta me Komisioner­in Oliver Varhelyi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania