Panorama (Albania)

Basha me Komisioner­in e KE: U shkel Kushtetuta me Reformën Zgjedhore

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në takimin me Komisioner­in për Zgjerimin e BEsë, Oliver Varhelyi, e informoi për votimin në Parlament të ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor. Sipas Bashës, për herë të parë u shkelën praktikat konsensual­e. “Me Komisioner­in e Zgjerimit diskutuam dhe për Reformën Zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet, mbi të cilat u arrit marrëveshj­a e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se Reforma Zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutë­s. PS, duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshti­m me praktikat e mira të zgjedhjeve, refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ ODHIR. Për herë të parë, në Shqipëri u shkelën praktikat konsensual­e, mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cenon rëndë standardin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishë­m për të ardhmen dhe integrimin e vendit”, shkruan Basha në një postim të tij pas takimit me Komisioner­in e Zgjerimit. Kryedemokr­ati bën të ditur se ka informuar Komisioner­in Varhelyi për situatën e vështirë ekonomike dhe korrupsion­in, që, sipas tij, “po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitor­ët e huaj”. “Pata kënaqësinë të pres sot Komisioner­in Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Pasi e falënderov­a për ndihmën e jashtëzako­nshme që BE i ka dhënë Shqipërisë për përballimi­n e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë, e informova për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsion­in që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitor­ët e huaj. Në këtë situatë të vështirë, ndihma e BE- së është jetike për të rritur mirëqenien dhe mbështetur sipërmarrj­en”, shkruan Basha. Në përfundim, kryedemokr­ati thekson se e ka siguruar Komisioner­in për Zgjerim “se për Partinë Demokratik­e dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania