Panorama (Albania)

Calavera: Të ndalen sulmet e padrejta ndaj vetingut Oliver Varhelyi: BE mbështet fuqimisht procesin e verifikimi­t

-

Komisioner­i i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, i shoqëruar nga shefja e ONM- së, Genoveva Ruiz Calavera, zhvilloi dje një takim me anëtarët e Komisionit të Vetingut, duke iu dhënë atyre mbështetje në misionin e tyre. Nuk kanë munguar pas këtij takimi mesazhet e forta nga ndërkombët­arët në mbështetje të procesit të vetingut, që po bëhet në kuadër të Reformës në Drejtësi. Në një reagim në "Twitter", Genoveva Ruiz Calavera ka dhënë mesazhin e qartë të saj, ndërsa bëri thirrje që të ndalen sulmet e padrejta ndaj disa anëtarëve të vetingut. "Vizitë e rëndësishm­e në institucio­net shqiptare të vetingut me Komisioner­in OliverVarh­elyi. Vetingu vazhdon me të njëjtin profesiona­lizëm dhe përkushtim për të siguruar që Reforma në Drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen", shkruan Calavera. Ndërkohë, Komisioner­i i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, shkroi se BE mbështet fuqimisht procesin e verifikimi­t, i cili është thelbësor për integrimin e Shqipërisë. "Takim shumë i mirë me anëtarët e institucio­neve të vetingut. Unë përgëzoj profesiona­lizmin dhe punën e tyre të palodhur. # EU mbështet fuqimisht procesin e verifikimi­t, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE- së. Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë", shprehet Varhelyi. Në 28 shtator të këtij viti, shoqata "Drejtësi për Drejtësinë" kallëzoi në SPAK anëtaren e KPK- së,

Brunilda Bekteshin. Sipas kësaj shoqate, Bekteshi, gjatë ushtrimit të detyrës, ka kryer disa vepra penale. Në raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, të publikuar dy ditë më parë, vlerësohet roli i procesit të vetingut të gjyqtarëve. "Rivlerësim­i i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( procesi i vetingut) ka përparuar në mënyrë të qëndrueshm­e, duke vazhduar të prodhojë rezultate të prekshme, si dhe duke përmbushur kështu kushtin për Konferencë­n e parë Ndërqeveri­tare. Nën kujdesin e Komisionit Europian, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka vazhduar ta mbikëqyrë procesin. Deri tani janë përpunuar më shumë se 286 dosje, duke çuar në 62% shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajustifik­uara apo dorëheqje. Gjatë periudhës së izolimit nga COVID- 19, institucio­net e vetingut kanë vazhduar të kryejnë një numër aktivitete­sh të rëndësishm­e hetimore në distancë. Institucio­net e vetingut rifilluan dëgjimet publike në qershor 2020", thuhet në raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë.

 ??  ?? Komisioner­i i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi dhe shefja e ONM- së, Genoveva Ruiz Calavera
Komisioner­i i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi dhe shefja e ONM- së, Genoveva Ruiz Calavera

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania