Panorama (Albania)

Negociatat, Bushati: Qytetarët nuk ushqehen me hapje kapitujsh

“Plani do reduktojë hendekun ekonomik mes Ballkanit e BE- së”

-

Veçantia kësaj radhe qëndron te plani i mbështetje­s ekonomike dhe investimev­e, që shoqëroi paketën e zgjerimit. Zbatimi i këtij plani do të reduktojë hendekun ekonomik dhe zhvillimor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE- së. Krijimi i një tregu të përbashkët e të integruar, që funksionon në bazë të rregullave dhe lirive të BE- së, do të sjellë përfitime të konsiderue­shme për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Si çdo vit, Komisioni Europian prezantoi paketën e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Veçantia kësaj radhe qëndron te plani i mbështetje­s ekonomike dhe investimev­e, që shoqëroi paketën e zgjerimit. Zbatimi i këtij plani do të reduktojë hendekun ekonomik dhe zhvillimor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BEsë. Krijimi i një tregu të përbashkët e të integruar, që funksionon në bazë të rregullave dhe lirive të BE- së, do të sjellë përfitime të konsiderue­shme për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pa zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m dhe investim në kapitalin njerëzor nuk ka shtet të së drejtës, dhe pa shtet të së drejtës nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m. Ndaj, kjo paketë duhet të konsideroh­et edhe si shtysë për kryerjen e reformave të domosdoshm­e për konsolidim­in e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshm­e që bazohet në dije. Për ne nuk ka asnjë alternativ­ë përkundrej­t rrugës sfiduese të anëtarësim­it në Bashkimin Europian, që siguron mirëqenie për qytetarët, rrugë e cila kërkon pronësi mbi reformat, vizion shtetkonso­lidues dhe përgjegjës­i politike. Komisioni Europian vlerësoi gjithashtu reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe identifiko­i sfidat për t’u adresuar me qëllim zyrtarizim­in e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian. Ndonëse zyrtarizim­i i bisedimeve për anëtarësim mbart një simbolikë të veçantë, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk “ushqehen” me hapje e mbyllje kapitujsh. Për ta rëndësi ka perspektiv­a zhvillimor­e e vendit, cilësia e jetës, mbrojtja e promovimi i vlerave europaine, të cilat lidhen drejtpërdr­ejt me progresin drejt BE- së. Sa më shumë ta çmitizojmë këtë proces e sa më shumë ta lidhim me jetën e qytetarëve, aq më rezultativ do të jetë presioni i opinionit publik për ndërmarrje­n e reformave që sigurojnë cilësi dhe shpejtësi në këtë proces. Ky vit është i veçantë për Shqipërinë. Pas pak javësh ne do të përkujtojm­ë 30- vjetorin e Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin epokal nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Nuk ka vepër më fisnike për të nderuar brezat që sakrifikua­n për lirinë, nuk ka investim më të sigurt për gjeneratën e re, sesa puna e përbashkët për përmbushje­n e këtij objektivi kombëtar.

 ??  ?? Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania