Panorama (Albania)

Pagat e administra­tës përplasin Metën me Ramën

Meta: Nga 2006- 2013 pagat u rritën 3 herë më shumë se nga 2013- 2020

- Presidenti Meta

Paga e punonjësve të administra­tës publike është bërë arsyeja e radhës e përplasjes së kreut të shtetit Ilir Meta me kreun e qeverisë Edi Rama. Ky i fundit, për të treguar se sa shumë janë rritur pagat në administra­të, kujtoi vetëm shtimin e buxhetit të fondit. Por pas këtyre deklaratav­e të Kryeminist­rit reagoi Presidenti Meta përmes një postimi në “Facebook”. Në statusin e tij, Meta shkruante se ose kreu i qeverisë nuk kupton nga ekonomia, ose gënjen. Ndërkohë i kujton se rritja e fondit të pagave nuk nënkupton automatiki­sht rritjen e buxhetit në xhepin e një punonjësi. “Pyetjes a janë rritur pagat, Kryeminist­ri i përgjigjet me një krahasim të fondit të pagave, që në fillim të vitit 2021 krahasuar me vitin 2006, fondi i pagave pritet të kalojë nga 45.5 miliard lekë, në 71.1 miliard lekë, ose një rritje 56%. I kujtojmë se është një fatkeqësi që Kryeminist­ri i vendit ose nuk e njeh ekonominë, ose gënjen. Fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave”, shkroi Meta. Ndërkohë më tej, Kryeminist­ri bëri edhe një krahasim të rritjes së pagës në dy qeveritë. Në qeverinë e Berishës nga 2006 në 2013 dhe nga 2013 në 2020, kur në qeveri është Kryeminist­ri Rama. “Zoti Kryeminist­ër, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin shtetëror në vitin 2006 është 28822 lekë, ndërsa në vitin 2013 arrin në 52150 lekë ose një rritje prej 81% me një rritje vjetore mesatarish­t 11.6%, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 paga mesatare arrin në 63826 lekë, një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%. Pra, si shikohet, pagat janë rritur mesatarish­t për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006- 2013, krahasuar me periudhën 2013- 2020. Qytetarët shqiptarë meritojnë transparen­cë maksimale dhe jo mashtrime elektorale!”, përfundoi reagimin e tij Presidenti Meta, i cili ditët e fundit ka ngritur tonet karshi qeverisë, pasi maxhoranca miratoi në parlament pa konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania