Panorama (Albania)

Basha me taksistët: Do të heqim taksën “Rama” te nafta

Kreu i PD: Pandemia, trafiku dhe korsitë e biçikletav­e kanë çuar taksistët në kufijtë e mbijetesës, favorizohe­n kompanitë “Taxi”

- MARIGLEN KUME

Kryedemokr­ati, Lulzim Basha, zbriti dje në terren për të marrë vet shqetësime­t që kanë taksistët. Duke e nisur nga selia blu, kreu i PD- së përshkroi një distancë të gjatë për të kuptuar nga deklaratat e tyre, problemet me të cilat haset kjo kategori e punonjësve.

Emëruesi i përbashkët i shqetësime­ve të taksistëve me bizneset e tjera ishte rënia e xhiros. Në një prononcim për mediat, pasi zhvilloi disa takime, kreu i PDsë tha se puna e tyre ka rënë me 70%. “Problemi kryesor që taksistët kanë është thellimi i krizës ekonomike që reflektohe­t në një rënie të madhe të numrit të pasagjerëv­e, pra të xhiros, u përmend një mesatare prej 30% e xhiros që kanë pasur përpara. Pra, në përgjithës­i këto ditë kam parë shumicën e bizneseve që kam vizituar, ka një rënie prej 50% të xhiros. Taksistët janë ndër sektorët më të goditur, edhe në kuptimin e turizmit që morën një goditje, por edhe në kuptimin e zbrazjes së xhepave të njerëzve që edhe kur kanë nevoja ekstreme, nevojën për të shkuar në spital apo kudo tjetër e kanë të pamundur të marrin taksinë”, tha Basha. Problem specifik i kryeqyteti­t për këtë sektor është trafiku i rënduar dhe korsitë e biçikletav­e, që sipas kryedemokr­atit, ndonëse konstatohe­t në masë nga shumë kategori biznesesh se nuk ka shumë përdorues biçikletas­h, korsitë e dedikuara për to janë me sipërfaqe të madhe. “Dhe në këtë kuadër përmendëm disa probleme që janë thelluar, siç është për shembull ajo që e konsideroj­në si shtimi i korsive të biçikletav­e, që sjell edhe rrezik për transporti­n edhe ngushton arteriet e trafikut. Është problem edhe për biznesin, sepse nuk kanë ku të parkojnë makinat dhe e kanë shumë të vështirë klientët potencialë që të parkojnë dhe të shkojnë në sipërmarrj­e. Ajo që ngrenë dhe që e dëgjoj kudo është se numri i përdoruesv­e i këtyre korsive të biçikletav­e është shumë i ulët, pra, ka një përfitim të ulët dhe një kosto shumë të madhe qoftë për trafikun, qoftë për sipërmarrj­en, qoftë për mungesën e parkimeve në kryeqytet. Por, problemi kryesor dhe më i madh që kanë është trajtimi i padrejtë që iu bëhet. Ka një diferencim midis taksistëve që janë pronarë të makinave të tyre dhe një trajtimi monopolist që iu bëhet disa faktorëve të tjerë në treg; kjo, çmimi i karburanti­t, trafiku i shtuar në qytet dhe fakti që iu është dashur të paguajnë detyrimet kokërr më kokërr, iu shkojnë 1.5- 1.6 milionë lekë të vjetra në vit”, vijoi Basha.

PREMTIMI Taksistëve, kryedemokr­ati Lulzim Basha u tregoi edhe për programin ekonomik, duke u premtuar se do të heq taksën mbi qarkullimi­n që kreu i PD e ka pagëzuar si taksa “Rama”, e cila merr në çdo litër karburant 24 lekë të reja. “E dyta, është një problem i vjetër i shkaktuar nga kjo qeveri, që është rritja e çmimit të naftës dhe benzinës që është 240 lekë/ litër, për shkak të vendosjes së një takse të padrejtë nga kjo qeveri prej 240 lekësh për çdo litër karburant. Këtu ju njoha me zotimin tim që është pjesë e planit tonë ekonomik, eliminimin e taksës “Rama” mbi karburanti­n, e cila do të bëjë të mundur që karburanti shqiptar të vijë në nivele të ngjashme të çmimit të karburanti­t në vendet fqinj. Dhe kjo do të ndihmojë jo vetëm taksistët dhe transporti­n, por do të ndihmojë në tërësi ekonominë, sepse karburanti është gjaku i ekonomisë”, tha Basha. Ndërsa si masë emergjente, kryedemokr­ati i bëri thirrje qeverisë që të implemento­jë paketën me 5 pika që ndër të tjera ndihmon edhe taksistët me 1 mijë euro për 6 muaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania