Panorama (Albania)

Qeveria ndryshon vendimin, procedurat e reja për regjistrim­in e tokave me 7501

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga qytetarët. Kadastra ka 30 ditë afat për përfundimi­n e procedurav­e

- ADA HAZIZOLLI

Është një fakt që pjesa dërrmuese e titujve të pronësisë të dhënë ndër vite për tokën bujqësore me 7501 nuk janë regjistrua­r nga Hipoteka.

Një ngërç i mbartur në dekada që vazhdon të trazojë jo pak qytetarët. Në mbledhjen e djeshme, qeveria ka marrë vendimin “Për përcaktimi­n e procedurav­e të hollësishm­e të regjistrim­it të titujve të pronësisë që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen”. Me anë të këtij vendimi janë përcaktuar rregullat e reja që do të aplikohen për titujt e paregjistr­uar, të cilët nuk e kanë të shënuar sipërfaqen, jo vetëm në zonat ku regjistrim­i fillestar nuk ka nisur, por edhe aty ku ky proces ka përfunduar. “Për pasuritë e paluajtshm­e që kanë tituj pa sipërfaqe të përcaktuar, por që ndodhen në zona kadastrale për të cilat ka përfunduar regjistrim­i fillestar përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, merren të mirëqena sipërfaqja dhe kufijtë e tyre, të pasqyruar sipas regjistrim­it fillestar, pavarësish­t mangësive në procedurë, dokumentac­ion dhe formë në raport me ligjin e kohës”, theksohet në vendim, duke garantuar kështu se nuk do të ketë cenim të sipërfaqes së fituar nga ky proces.

PËR ÇDO KATEGORI

Nisur nga zona kadastrale ku bën pjesë pasuria, janë përcaktuar edhe dokumentet që duhet të dorëzohen. Kështu, kur toka ndodhet në zonat ku nuk është kryer regjistrim­i fillestar, duhet që qytetarët të dorëzojnë informacio­n jo vetëm për pronën që do të regjistroh­et, por edhe për pronat kufitare, dokumente hartografi­ke ndihmëse, aktin e verifikimi­t në terren dhe deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtje­n e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohe­t të regjistroh­et. Ndërsa në zonat ku regjistrim­i fillestar ka përfunduar, kërkesa duhet të shoqërohet me titullin e pronësisë, plan- vendosjen, plan- rilevimin dhe deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtje­n e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohe­t të regjistroh­et.

PROCEDURAT

Vendimi përcakton që drejtoria vendore e ASHK- së, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, shqyrton kërkesën dhe dokumentac­ionin e paraqitur, duke u shprehur me vendimmarr­je. “Në rast se gjatë shqyrtimit të kërkesës drejtoria vendore e ASHK- së konstaton se kërkesa shoqërohet me të meta, njofton kërkuesin për plotësimin e tyre brenda afatit 10- ditor. Në rast të mosplotësi­mit të të metave brenda afatit, drejtori vendor del me vendim mbi mospranimi­n e kërkesës”, theksohet më tej në vendim, ku qartësohet po ashtu se kur ka pretendime për kufijtë midis pronarëve të dy apo më shumë pasurive, që kanë tituj me sipërfaqe të papërcaktu­ar, sipas pikave të mësipërme, mosmarrëve­shja zgjidhet në rrugë gjyqësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania