Panorama (Albania)

U kërkoi lekët e parkimit, babë e bir qëllojnë me thikë pronarin

-

Babë e bir janë konfliktua­r me pronarin e një parkimi në Sukth të Durrësit, ndërsa ky i fundit ka mbetur i plagosur. Sipas Policisë, Emilian Cuçka është qëlluar me thikë nga djali i taksistit, M. Meta , por edhe ky i fundit ka përfunduar në spital pasi mori lëndime gjatë përleshjes. Ngjarja, sipas policisë, është regjistrua­r mesditën e djeshme në Njësinë Administra­tive Sukth. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën “Panorama” se, konflikti fillimisht ka nisur mes pronarit të lavazhit ( ku ndodhet edhe një parking për taksitë) dhe babë e bir, të cilët punojnë taksixhinj. Emilian Cuçka mësohet t’u ketë kërkuar lekët e parkimit, kërkesë të cilën babë e bir e kanë refuzuar. Në këto momente Cuçka dhe M. Meta kanë nisur të debatojnë dhe të fyhen me njëritjetr­in, ndërkohë që situata precipitoi dhe degjeneroi në konflikt fizik, i cili u shoqërua edhe me armë të ftohta. Në përleshje e sipër, M. Meta nxjerr thikën dhe e qëllon Emilian Cuçkën, duke e lënë të plagosur në vend. Por, gjatë përleshjes ai është lënduar edhe vetë dhe ka përfunduar gjithashtu në spital për ndihmë mjekësore. “Më datë 07.10.2020, rreth orës 14: 30, në Sukth, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës ( thikë) shtetasi E. Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M. M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, pasi është lënduar si pasojë e konfliktit”, thuhet në njoftimin e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikëqyrje­n e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kjo është ngjarja e dytë në harkun e 15 ditëve, pasi dy javë më parë pas një konflikti për motive të dobëta një 16vjeçar qëlloi me thikë duke lënë të plagosur rëndë kundërshta­rin e tij 17vjeçar. Policia arriti të kapte autorin vetëm pas disa orësh kërkimesh dhe negociatas­h. L. M

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania