Panorama (Albania)

Aksidentoh­en gjatë ndjekjes nga Policia, vdes 26- vjeçari

Makina tip “Audi” rezultoi e vjedhur, të rinjtë po arratisesh­in

- LEONIDHA MUSAJ

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Fushë- KrujëKurbi­n, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

Sipas Policisë, makina tip “Audi A3” me të cilën udhëtonin dy të rinjtë në aksin Fushë- Krujë- Kurbin, në afërsi të fshatit Borizanë, doli nga rruga dhe për pasojë drejtuesi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë menjëherë. Ngjarja është regjistrua­r në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që shtetasit, Flogert Vogli dhe Gen Deva, po udhëtonin me makinën që pas hetimeve rezultoi e vjedhur pak kohë më parë në Laç. Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë drejtuesi Flogert Vogli dhe humbi jetën 26- vjeçari, Gen Deva. “Më datë 07.10.2020, rreth orës 06: 30, në rrugën FushëKrujë- Kurbin, në Borizanë, mjeti tip ‘ Audi’, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet G. D., rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit F. V., është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes’, sqaroi Policia. Burime nga grupi i hetimit që ka në përbërje edhe ekspertë të aksidentev­e thanë për gazetën “Panorama” se në rrugën Fushë- KrujëKurbi­n, në Borizanë, ku makina tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Dyshohet se viktima dhe i plagosuri kanë qenë në një tentativë grabitje dhe teksa po ndiqeshin nga Policia, janë aksidentua­r. Të njëjtat burime thanë se dy të rinjtë nuk i janë bindur Policisë, e cila kishte bërë postbllok, duke u larguar me shpejtësi. Në tentativë për arratisje janë përplasur me bordurën. Nga hetimet ka rezultuar se makina “Audi A3” me targa “AA 603 IG”, me të cilën po udhëtonin Flogert Vogli dhe 26- vjeçari, Gen Deva, ka qenë e vjedhur në qytetin e Laçit, ngjarje të cilën i zoti mjetit e kishte raportuar edhe në Polici. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur brenda në makinë dy palë targa, maska dhe doreza, të cilat dyshohet se do përdoreshi­n në grabitjen që kishin planifikua­r dy të rinjtë. Krahas aksidentit, policia po heton edhe në lidhje me ndonjë përfshirje në aktivitet kriminal të dy të rinjve. Për të mësuar më shumë, policia pret përmirësim­in e gjendjes shëndetëso­re të Flogert Voglit, i cili do të merret në pyetje nga hetuesit e ngarkuar për këtë ngjarje.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Gen Deva
Viktima Gen Deva
 ??  ?? Vendi ku ndodhi aksidenti
Vendi ku ndodhi aksidenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania