Panorama (Albania)

I dënuar në Itali për trafik droge, 47- vjeçari kapet në Fushë- Krujë

-

Një 47- vjeçar është arrestuar nga Komisariat­i i Policisë Fushë- Krujë, i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritete­t italiane. Ai akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike dhe ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burgim. Agim ( Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë- Krujë u vu në pranga teksa qëndronte i fshehur në fshatin e tij. Mësohet se 47- vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikua­r nga Kodi Penal italian. “Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Krujë, pas informacio­neve të marra nga Departamen­ti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombët­ar që fshihej në Krujë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Shërbimet e Policisë Krujë, bazuar dhe në informacio­net e marra në rrugë operative për vendndodhj­en e shtetasit të kërkuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 47vjeçarit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë”, deklaroi Drejtoria e Policisë, Qarku Durrës, e cila tha se në këtë operacion agjentët u mbështetën nga Interpol Tirana dhe efektivë të Policisë së Krujës që kanë siguruar vendndodhj­en e shtetasit Agim ( Artur) Likaj, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Mësohet se 47- vjeçari ndodhej në Shqipëri prej disa vitesh dhe fshihej në zonën e Arramerasi­t në Fushë- Krujë, duke shmangur në këtë mënyrë edhe vuajtjen e dënimit në shtetin fqinj. Tashmë, Agim Likaj, i cili ka ndryshuar edhe emrin do të paraqitet për masë sigurie në Gjykatën e Krujës, e cila do të vendosë edhe datën e ekstradimi­t drejt shtetit fqinj ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Milanos për veprat penale “Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikua­r nga Kodi Penal italian. L. M

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania