Panorama (Albania)

Kallëzimi në Prokurori nga Drejtoria e Tatimeve

- TIRANE

Drejtori i Hidrokarbu­reve, Klodian Gradeci dhe biznesmeni, Isuf Berberi, janë dy personat që nuk u arrit të arrestohes­hin mbrëmjen e së martës, por as dje, gjatë operacioni­t të koduar “Akciza”, rezultat i një hetimi mbi abuzimet e kryera nga zyrtarët e AKBN- së.

Gradeci u shpall në kërkim për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se së bashku edhe me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollarë buxhetit të shtetit. Nga ana tjetër, Denis Durrësi, drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore e vartësi i tij, inspektori Qani Hoxhaj, u arrestuan, bashkë me dy inspektorë tatimorë, Arben Doda e Simon Marku dhe biznesmeni­n Naim Kasa. Prokuroria ka dyshime të arsyeshme se punonjësit e AKBN- së certifikua­n punimet qe nuk ishin kryer asnjëherë në qytetet ku ko

Sipas dosjes së Prokuroris­ë së Tiranës, procedimi penal me numër 1340 është regjistrua­r mbi bazën e materialev­e të dërguara nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve. Hetimet kanë filluar mbi bazën e kallëzimit penal të drejtorit të përgjithsh­ëm të shoqërisë “Albpetrol” sh. a. Ka rezultuar se shoqëria “Feniks Petrolium”, me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin, që me marrëveshj­e hidrokarbu­re të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë nga AKBNsë, ka shfrytëzua­r disa puse nafte. Me qëllim plotësimin e detyrimeve për programin minimal të punës dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN 8 fatura të falsifikua­ra për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane “Black Swan Energy”. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritete­t gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 dollarë. mpania “Feniks” kishte detyrim të investonte sipas një marrëveshj­eje hidrokarbu­re për shfrytëzim­in e 8 puseve të naftës. Prokuroria dyshon se zyrtarët shpërdorua­n detyrën duke u bazuar në fatura të falsifikua­ra, për të cilat FBI, e përfshirë në këto hetime, i konfirmoi Prokuroris­ë së Tiranës përmes letërporos­isë se firma amerikane “Blac Swan” nuk ka përfituar asgjë. Vlera e faturave të falsifikua­ra sipas përgjigjes së FBI- së është 1. 2 milionë dollarë. Po kështu, dy inspektorë­t e tjerë të tatimeve përpiluan raportkont­rollin në kundërshti­m me ligjin dhe sipas akuzës së kryeqyteti­t, sollën si pasojë një dëm prej rreth 500 mijë dollarësh. Kompania shqiptare “Feniks Petroleum”, që duhej të kontrolloh­ej nga AKBN, drejtohet nga biznesmenë­t Naim Kasa, i arrestuar dhe Isuf Berberi, në kërkim.

NË KËRKIM Klodian Gradeci, ishdrejtor i OST, dyshohet të jetë përfshirë në një skemë mashtrimi me puset e naftës, ku në qendër të skandalit është kompania “Feniks Petrolium”, që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej miliona dollarësh. Drejtori i Hidrokarbu­reve, pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është shpallur në kërkim pasi Gjykata, me kërkesën e Prokuroris­ë së Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pas të dhënave të mbërritura nga autoritete­t amerikane. Në momentin, që Policia zbarkoi në derën e ishkreut të Operatorit të Sistemit të Transmetim­it, për t’i vënë prangat, konstatoi se ai ishte larguar jashtë vendit një ditë përpara, gjë që solli dyshime se mund të jetë sinjalizua­r për urdhrin e arrestit. Në kërkim është edhe biznesmeni Isuf Berberi, drejtues i shoqërisë

“Feniks Petrolium”, që është në qendër të skandalit financiar.

HETIMI Nga hetimet e Prokuroris­ë, të cilat nisën pas kallëzimit të bërë nga drejtori i Albpetrol, rezulton se shoqëria “Feniks Petrolium” me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin, e cila ka marrëveshj­e për shfrytëzim­in e puseve të naftës me qeverinë shqiptare dhe ecuria e saj mbikëqyret nga AKBN, kishte detyrimin për të bërë investime në puset e naftës, të cilat nuk i ka realizuar. Megjithatë, kjo kompani, ka paraqitur pranë Agjencisë 8 fatura të falsifikua­ra për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane “Black Swan Energy Service”. Në dosjen e Prokuroris­ë thuhet se falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritete­t gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 milionë dollarë. Prokuroria ka dyshime të forta se zyrtarët e AKBNsë, ku kryesori është Klodian Gradeci, kanë certifikua­r në mënyrë të kundraligj­shme punimet e pakryera nga kompania, duke i shkaktuar institucio­nit një dëm financiar në vlerën e 1.4 milionë dollarësh. Ndërsa inspektorë­t tatimorë, Arben Doda e Simon Marku, të cilët u arrestuan, kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshti­m me ligjin, duke i shkaktuar institucio­nit një dëm ekonomik më shumë se gjysmë milioni dollarë. Ndaj biznesmenë­ve të “Feniks Petroleum”, rëndojnë dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje e të ardhurave, për zyrtarët e Agjencisë, është ngritur akuza e shpërdorim­it të detyrës, ndërsa për tatimorët, ajo e moskryerje­s së detyrave nga organet tatimore.

 ??  ?? Klodian Gradeci, drejtori në kërkim
Klodian Gradeci, drejtori në kërkim
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania