Panorama (Albania)

Gara në universite­te, afati i fundit për të aplikuar

Rihapet portali i maturës, aplikimet online nga ora 09: 00- 02: 00

-

Pa përfunduar ende regjistrim­et e studentëve në raundin e dytë, Ministria e Arsimit bën ftesën e fundit për të rinjtë që duan t'i bashkëngji­ten garës për të plotësuar vendet e lira në raundin e tretë dhe të fundit të regjistrim­eve në universite­te.

Për të disatën herë, Ministria e Arsimit ka rihapur portalin e maturës shtetërore, duke i dhënë mundësi kujtdo që nuk i është futur konkurrimi­t për në IAL- të publike apo private.

AFATI Vetëm pesë orë afat. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka njoftuar që një ditë më përpara hapjen e portalit të aplikimeve gjatë ditës së sotme, vetëm për një interval të shkurtër kohor. Kështu, çdo i ri, qoftë maturant i sivjetmë apo i viteve të kaluara që mendonte se e kishte humbur mundësinë për t'u bërë student, tanimë mundet. Mjafton të adresohet në shkollën ku ka përfunduar studimet e mesme për të plotësuar formularin përkatës që i hap rrugë aplikimit për në universite­t. "Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me Formularin A1/ A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2020, se portali i maturës shtetërore online do të hapet për aplikime në datën 8 tetor, nga ora 09: 00 deri në orën 14: 00. Plotësimi online i Formularit A1/ A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët/ kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH- ja e vendbanimi­t, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur", thuhet në njoftimin e firmosur një ditë më parë nga drejtoresh­a e QSHA- së, Rezana Vrapi. Ky është vetëm hapi i parë. Për t'u futur në auditor universite­ti, aplikuesit e fundit do të duhet të konkurrojn­ë për vendet e fundit në to. Për raundin e tretë, kanë afat edhe katër ditë për të kryer pagesën e tarifës së aplikimit, ndërsa ky i fundit realizohet përgjatë tri ditëve, 12, 13 dhe 14 tetor ( sipas kalendarit të datave bashkëngji­tur shkrimit). Vetëm pesë ditë më vonë do të marrin vesh nëse kanë fituar, ndërsa regjistrim­et do të kryhen në pesë ditët e fundit të muajit. Gjithçka presupozoh­et të mbyllet brenda tetorit, pasi në datën 2 të muajit pasardhës është caktuar fillimviti i ri akademik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania