Panorama (Albania)

Pasojat e tërmetit, dosjet e rindërtimi­t drejt fundit

Veliaj: Do të mbyllim 100% dosjet e tërmetit të nëntorit

-

Vetëm pak javë përpara se të bëhet një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, Bashkia e Tiranës, një ndër më të prekurat nga tërmeti, po përpiqet të ketë një bilanc të plotë të atyre që kanë mbetur pa shtëpi me qëllim për t'ua rindërtuar. Nga Njësia 4 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kërkoi mbylljen e dosjeve në këtë zonë dhe të gjithë të pastrehët të përfshihen në planin e rindërtimi­t. "I mbyllim dosjet! I marrim vendimet! Po t'i lëmë për vitin tjetër, do thonë: Po i bëjnë për fushatë, jo po se kanë interes tani, jo se duan t'i mbajnë njerëzit varur. Ne nuk jemi ai lloj race, nuk mbajmë asnjeri varur. Siç mbyllëm 100% tërmetin e shtatorit, do të mbyllim 100% edhe të nëntorit. Nëse ata kanë gjetur 6 spekulantë në 6000 dosje, do të thotë 1 në 1000; pra, 999 të tjerët janë realisht nevojtarë që po ndihmohen, janë mirënjohës, janë njerëz të drejtë, që e duan rendin, që respektojn­ë faktin se komuniteti po i ndihmon", bëri me dije Veliaj, duke zbuluar edhe një detaj nga projekti për rindërtimi­n. Ato do të projektohe­n nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri, ideator dhe projektues i shumë projekteve të tjera në vend. Edhe dje, Veliaj nënvizoi se familjet, shtëpitë e të cilave do të rindërtohe­n nga e para falë qeverisë, do të kenë një vlerë më të lartë në treg. E po ashtu do të jenë falas, ndryshe nga vende të tjera në botë ku funksionoj­në sigurimet shoqërore. RIPARIMET DHE RINDËRTIME­T Me mbylljen e ciklit të kompensime­ve për tërmetin e 21 shtatorit të vitit që lamë pas, fokusi i punës së bashkisë është në dëmshpërbl­imet e familjeve pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga 11 mijë aplikime për para kesh, deri tani janë ndarë diçka më shumë se gjashtë mijë. Disa ndryshime në udhëzimin e kompensime­ve kanë përjashtua­r një mijë familje, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar, ndërsa pritet miratimi i listave për 4 mijë përfituesi­t e mbetur. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të javës që shkoi, në arkën e bashkisë ka kaluar fondi shtesë i qeverisë për rikonstruk­sionet dhe riparimet. Ngelet vetëm dërgimi për miratim në këshill i listëpages­ave dhe kalimi i parave te familjet takuese. Sa i takon rindërtimi­t, puna ka nisur për banesat individual­e në lagjet e reja të Tiranës. Për 21 pallate në Njësinë Administra­tive Nr. 6, është marrë vendimi për shembje, ndërsa ka ende pallate, për të cilat nuk ka një vendimmarr­je finale. Në total, në kryeqytet mësohet të jenë rreth 100 pallate që kanë pësuar dëmtime të konsiderue­shme.

 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj, dje me banorët e Njësisë nr. 4
Kryebashki­aku Veliaj, dje me banorët e Njësisë nr. 4

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania