Panorama (Albania)

Operacion antidroge në Itali, kapet në Vlorë një 26- vjeçar

Operacioni “Ricavo” kundër narkotikëv­e, 9 të arrestuar

-

Finalizohe­t një tjetër operacion ndërkombët­ar antidrogë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëv­e.

Operacioni policor i koduar “Ricavo” u zhvillua nga Policia italiane, në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit, për ekzekutimi­n e 9 urdhërarre­steve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo- s. Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësis­ht në vendin tonë dhe në Itali. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali. Policia e Shtetit tha dje se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, si rezultat i bashkëpuni­mit mes Interpol Tiranës, Departamen­tit të Policisë Kriminale, Policisë së Vlorës dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane ( misioni Interfoza), u zhvillua operacioni policor i koduar “Ricavo”.

ARRESTIMET Në zbatim të urdhërarre­steve të lëshuara nga zyra e Prokuroris­ë e Arezzo- s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordi­nuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona ( shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë u arrestua nga Policia e Vlorës, me qellim ekstradimi­n drejt Italisë, shtetasi shqiptar me iniciale R. B., 26 vjeç. Operacioni “Ricavo”, i iniciuar nga strukturat e Karabinier­ëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombët­ar të narkotikëv­e. Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentim­in e plotë të veprimtari­së së paligjshme të këtij grupi të strukturua­r kriminal. “Edhe në finalizimi­n e këtij operacioni, Policia e Shtetit tregoi vendosmëri­në dhe besueshmër­inë për të luftuar e goditur pa kompromis, në bashkëpuni­m me homologët, krimin e organizuar dhe garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 e Komisariat­in Dixhital çdo paligjshmë­ri”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. “Karabinier­ët në Arezzo, me ndihmën e një qeni antidrogë, me bashkëpuni­min e stafit të Shërbimit për Bashkëpuni­min Policor Ndërkombët­ar të Ministrisë së Brendshme dhe forcave të Policisë shqiptare, me urdhër të Prokuroris­ë Publike në Gjykatën e Arezzos, ka kryer 9 arrestime paraprake, nga të cilat 6 persona kanë pasur masën ‘ Arrest me burg’ dhe 3 të tjerë ‘ Arrest në shtëpi’. Ata akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të drogës, të llojit kokainë dhe marijuanë. Me ndihmën e qenit, Policia ka kryer kontrolle për armë në 11 subjekte, lokale e banesa”, shkruanin dje mediat italiane.

 ??  ?? Gjatë operacioni­t në Itali
Gjatë operacioni­t në Itali
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania