Panorama (Albania)

OFL, letra në Shkodër të dënuarve për drogë

Kush janë Silvan Papaj e Sabah Rekaj që morën formularin

-

Policia e Shtetit tha dje se ka vijuar Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Silvan Papaj, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe Sabah Rekaj, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. “OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit. Dy ditë më parë, Forca e Ligjit ishte në Fier, ku u ka dorëzuar formularët dy personave të dënuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Policia e Shtetit njoftoi se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Enea Pipa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe Ilir ( Ledjan) Nukaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania