Panorama (Albania)

Covid- 19, rekord i ri shtrimesh spitalore dhe katër humbje jete

-

Numri i hospitaliz­imeve te Infektivi dhe "Shefqet Ndroqi" po prek rekorde të reja çdo ditë. Dje, dy spitalet covid shënuan 231 pacientë të shtruar, më i larti që prej fillimit të pandemisë. Vetëm dje mësohet të ketë patur 35 urgjenca spitalore, që mjekët e shpjegojnë si rezultat i rëndimit të gjendjes shëndetëso­re pas vetëmjekim­it të covid në kushte shtëpie. Nga numri i të shtruarve, shtatëmbëd­hjetë prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe katër të intubuar. Ndërsa nga bilanci ditor i rasteve pozitive, Tirana vazhdon të jetë epiqendra e covid- 19, me numrin më të lartë, 63 nga 162 të identifiku­ar nga testimet ditore në strukturat publike e private. Problemati­ke vijojnë të mbeten qytete të mëdha me numër të lartë popullsie si: Durrësi, Shkodra e Korça. "Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastë­r, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastë­r, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar", u raportua në komunikimi­n e djeshëm të ministrisë së shëndetësi­së për mediat. Betejën me koronaviru­sin e kanë humbur katër persona, nga 47 deri në 75 vjeç, sipas MSH- së, ndërsa numri i të shëruarve është i përafërt me atë të rasteve ditore të konfirmuar­a. "Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça". Apeli, është i njëjtë edhe në njoftimin e djeshëm. Respektimi i protokolli­t dhe ndihma e parë në rast nevoje vetëm përmes linjës së gjelbër. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencë­n në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimi­t fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologji­k te specializu­ar dhe të sigurt si dhe për çdo informacio­n tjetër rreth COVID19". Edhe nga përditësim­et e fundit në Europë tregojnë shifra rekord infektimes­h duke vënë në alert për një mbyllje të dytë jo pak shtete si Franca, Gjermania, Çekia, Bullgaria, Finlanda dhe Polonia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania