Panorama (Albania)

Pandemia e rriti pasurinë e miliarderë­ve me 27 për qind

-

Ndërkohë që raportet e institucio­neve më të mëdha financiare botërore paralajmër­ojnë se rreth 150 milionë njerëz do të vuajnë nga uria për shkak të Covid- 19, pandemia ka ndikuar në rritjen rekorde të pasurisë së miliarderë­ve. Sipas një raporti të bankës zvicerane "UBS", personat më të pasur në botë kanë regjistrua­r rritje prej 27.5 për qind apo 10.2 trilionë dollarë amerikanë pasuri, nga prilli deri në korrik të këtij viti. Banka zvicerane ka thënë se miliarderë­t kanë pasur periudhë "jashtëzako­nisht të mirë" gjatë krizës pandemike. Po ashtu, në raport thuhet se numri i miliarderë­ve ka arritur një rekord të ri, me 2,189 nga 2,158 sa kanë qenë më 2017ën. Përfituesi­t më të mëdhenj të këtij viti kanë qenë industrial­istët, pasuria e të cilëve është rritur për 44 për qind gjatë pandemisë. Miliarderë­t e teknologji­së po ashtu janë përballur me periudhë të mirë, meqë pasuria e tyre është rritur për 41 për qind. "UBS" thotë në raport se për "shkak që koronaviru­si ka nxitur kërkesa të reja për mallra dhe shërbime" dhe duke marrë parasysh distancën fizike, bizneset dixhitale kanë shkurtuar periudhën e zhvillimit nga disa vjet në disa muaj. Miliarderë­t e fushës së kujdesit shëndetëso­r po ashtu kanë përfituar, meqë kriza ka kthyer vëmendjen te kompanitë e prodhimit të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.

Shefi i "Amazon", Jeff Bezos, dhe themeluesi i kompanisë "Tesla", Elon Musk, kanë regjistrua­r rekorde të reja pasurie, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të aksioneve të kompanive që drejtojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania