Panorama (Albania)

Berisha zhduk pasigurinë në portë, një rrebesh ndërpret stërvitjen

-

Shqipëria po përgatit dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, teksa që në fillim pati probleme për mungesë të disa lojtarëve. Një prej tyre, i cili nuk u lejua menjëherë në grumbullim, ishte Etrit Berisha. Dje, portieri i SPAL- it ka mbërritur në grumbullim dhe ka zhdukur pasigurinë për portën, duke qenë se Strakosha vijon të jetë jashtë stërvitjev­e për disa shqetësime muskulore në kofshë.

Stërvitja - Pasditen e djeshme, trajneri Edi Reja ka pasur mundësi që të punojë vetëm rreth 60 minuta. Me start nga ora 17: 00, kuqezinjtë kanë kryer nxehmjen dhe më pas një lojë hendboll. Rreth orës 18: 00, kuqezinjtë janë detyruar që të lënë menjëherë fushën stërvitore, për shkak të një rrebeshi shiu që e ka bërë të pamundur vijimin e përgatitje­ve.

Dëmtimet - Si të mos mjaftojnë mungesat, për trajnerin Reja ka disa lojtarë që nuk janë në gjendjen më të mirë fizike. Një prej tyre, krahas Strakoshës, është edhe Myrto Uzuni. Futbollist­i që vjen me një superformë nga Ferencvaro­shi, ka pësuar një dëmtim pasditen e së martës dhe dje nuk është stërvitur fare, as paradite dhe as pasdite. Dje është dashur të kryejë një rezonancë edhe mbrojtësi i Lokomotivë­s së Zagrebit, Jon Mersinaj, për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshë. Amir Abrashi dje ka pasur gjithashtu disa shqetësime dhe nuk është përgatitur nën ritme të plota. Gjithashtu, Kastriot Dermaku nuk është ende në formën e tij maksimale. Sot dhe nesër, para nisjes për në Kazakistan, pritet që trajneri të qartësojë idetë se cilët lojtarë do të ketë plotësisht të gatshëm dhe në dispozicio­n për dy takimet më 11 dhe 14 tetor, në Kazakistan dhe Lituani.

Formacioni - Me ardhjen e Berishës, për momentin ai pritet që të jetë titullar si dhe kapiteni i skuadrës. Përpara tij, Kumbulla, Gjimshiti dhe Mihaj janë testuar dje, duke qenë se Dermaku nuk ka qenë në formë maksimale. Alternativ­ë është edhe Frederik Veseli në vend të Mihajt. Përpara tyre, Keidi Bare pritet që të ketë dyshen Çekiçi dhe Abrashi, por në mungesë të këtij të fundit, dje është testuar dhe provuar Qazim Laçi. Nga krahët, mungesa e Uzunit në stërvitjen e djeshme ka bërë që trajneri të testojë në të djathtë Taulant Seferin dhe Albi Dokën, duke pritur që futbollist­i i Ferencvaro­shit të rikuperohe­t në kohë. Në të majtë, Lenjani duket futbollist­i i përzgjedhu­r dhe më i përshtatsh­ëm për linjën e majtë, ndërsa Trashi e Memolla janë gjithashtu në gatishmëri. Në sulm, Rei Manaj dhe Armando Broja janë dyshja më e mundshme që pritet të testojë Reja për sfidën e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania