Panorama (Albania)

“Europiani”, Kosova një hap larg historisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut, "Dardanët" lihen 20 minuta pa drita

-

Kosova është vetëm 180 minuta larg "Europianit". Përfaqësue­sja e drejtuar nga Bernard Shaland do të ketë shansin që sot ndaj Maqedonisë së Veriut në stadiumin e Shkupit të sigurojë finalen e Ligës D në Ligën e Kombeve.

Për ndeshjen gjysmëfina­le Maqedoni e Veriut- Kosovë, me start nga ora 20: 45 në stadiumin kombëtar të Shkupit, UEFA ka caktuar gjyqtarët holandezë Dani Makelie, Mario Diks dhe Hesel Stegstra. Në këtë takim do të ketë përdorim të sistemit VAR.

Skandali - Vigjilja e këtij takimi ishte më shumë se skandaloze. Në Maqedoni, Kosova u stërvit për më shumë sesa 20 minuta pa drita në stadium. Sipas përfaqësue­sve të UEFA- s, kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në linjën elektrike.

Trajneri - Trajneri i "Dardanëve", Bernard Shaland, në konferencë­n për shtyp, ndër të tjera ka folur edhe për mungesën e Rrahmanit, duke ngritur edhe dyshime. "Unë mund ta shpjegoj se çfarë ka ndodhur, por nuk mund ta kuptoj edhe aq mirë pse ka ndodhur kështu. Po jetojmë në një kohë të veçantë me ' COVID- 19' e disa gjëra janë dukshëm më të vështirësu­ara sesa në kushte normale. Kemi bërë maksimumin duke provuar nëpërmjet UEFA- s dhe FIFAs, nëpërmjet federatës italiane, nëpërmjet regjionit të Napolit. Pra, në çdo formë kemi provuar që Amir Rrahmanin ta kishim këtu, por nuk ka qenë e mundur. Për ne është e pakuptuesh­me, pasi nga i njëjti shtet, nga një klub që ka shumë raste pozitive, dikush të mund të jetë pjesë e ekipit kundërshta­r ( rasti Goran Pandev)", u shpreh Shaland.

Formacioni - Në këtë ndeshje, pa frikë mund të thuhet se mungon një bosht i rëndësishë­m i Kosovës. Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Samir Ujkani e Bernard Berisha nuk janë të pranishëm për këtë sfidë vendimtare. Ndaj Maqedonisë së Veriut, Shaland pritet t'i besojë Arijanet Muriçit në portë dhe në mbrojtje Vojvoda, Aliti, Dresheviç e Kololli. Para tyre, Shala dhe Celina, ndërsa në repartin e avancuar treshja Berisha, Zeneli dhe Zhegrova do të jenë në mbështetje të Atdhe Nuhiut. Në rast fitoreje, Kosova pret fituesen e çiftit Gjeorgji- Bjellorusi për finalen, ndeshje e cila vendos ekipin që shkon në Europian.

 ??  ?? Për 20 minuta Kosova është stërvitur pa drita, teksa ndriçim kanë pasur vetëm dy monitorët gjigandë pas portave
Për 20 minuta Kosova është stërvitur pa drita, teksa ndriçim kanë pasur vetëm dy monitorët gjigandë pas portave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania